
Kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një pronocim për emisionin Top Story se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij.
Ai u shpreh se Lulzim Basha, si drejtues ligjor i PD-së dhe poseduesi i të drejtës së vulës dhe firmës, duhet me patjetër të dorëzojë dokumentet e firmosura. Nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë kjo parti nuk regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.
“Është e paevitueshme duhet të firmoset ndryshe nuk regjistrohet. Ky është një problem për partitë politike, nëse ata nuk e zgjidhin me njëri-tjetrin, çfarë problemi ka KQZ këtu”, – tha Celibashi.
Kryetari KQZ-së deklaroi se Basha ka 48 orë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm të firmosur nga ai për tu bërë pjesë e zgjedhjeve PD-ja.
“Kanë 48 orë kohë për të paraqitur dokumentet. Duke nisur nga sot Basha duhet t’i dorëzojë. Nëse dokumentacioni nuk dorëzohet i plotësuar nuk do të regjistrohet. Deklarata duhet të jetë e firmosur nga drejtuesi i PD-së. Këtë e ka ligji dhe ligji duhet të respektohet”, shtoi më tej ai.
“Lulzim Basha ka autorizuar Enkelejd Alibeajn, në funksionin e kryetarit të komanduar, por është përgjegjësi personale e kryetarit të zgjedhur me votë të nënshkruajë këtë deklaratë”, – thotë Celibashi.
“Nuk dimë faktet, me siguri mund të thuhet se kjo deklaratë duhet të paraqitet nga kryetari i partisë politike. Nëse në gjykata rezulton një emër dhe një mbiemër i kryetarit të asaj partie, duhet të jetë nga ai nënshkrimi” – shton ai.
“Mungon dhe deklarimi formal për dorëheqjen e Bashës”, – shton kreu i KQZ-së dhe “në vlerësim të këtyre fakteve, nuk ka asnjë mundësi që të injorohet kjo kërkesë e kodit zgjedhor”.
I pyetur nëse Partia Demokratike rrezikon regjistrimin, në rast se Basha nuk sjell një deklaratë të tillë, Celibashi përgjigjet:
“Në vendimin e sotëm (dje), u tha qartë se ia kthyem PD-së dokumentacionin për plotësim, duke i thënë se deklarata e partisë nuk është në përputhje me ligjin dhe parashikimet e kodit zgjedhor.
Nuk mund të jetë një autorizim i përgjithshëm. Nuk mund të pranoj që deklarata, sipas të cilit kryetar i partisë sikurse Kodi Zgjedhor ka përcaktuar duhet të mbajë përgjegjësi, të anashkalohet”.
Bravo zoti Celibashi. Ashtu qendro i forte mos u tremb nga ata te zgjebosurit e PD. Ata let vazhdojne te han mut,ti zbato ligjin. Gazmend Gomari le te pllasin si gomari Beqos.
PDja do rregjistrohet, se perndryshe PSja ben autogol. Ato dy firma qe duhen tek formulari PDse, do plotesohen, mbyllet hesapi. Ambasadorja kim luftoi fort te eliminonte Saliun nga zgjedhjet ja arriti, tani nuk prishet dasma per nje kokerr hudher. Ky legeni PDse hiqet si i forte, se e di qe nuk e perjashtojne dot nga zgjedhjet.