
Minstrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se qytetarët nuk do të jenë të detyruar për t’iu përgjigjur 3 pyetjeve në censin që do të zhvillohet për regjistrimin e popullsisë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ibrahimaj u shpreh se këto pyetje lidhen me fenë, gjuhën amtare dhe me etninë.
Sipas saj, do të ketë anketues të trajnuar në zonat ku ka minoritete apo pakica etnike.
“Në fakt, janë 3 pyetje të cilat kanë qenë mjaft të debatuara në censin e 2011 dhe janë pyetje që lidhen me fenë, gjuhën amtare dhe me etninë. Janë 3 pyetje jo të detyrueshme, pra çdo qytetar mund të vendosë të mos t’u përgjigjet këtyre pyetjeve. Janë pyetje të cilat që INSTAT domosdoshmërisht duhet t’i vendoste në cens, pasi japin një pamje, plotësojnë pamjen e demografisë së vendit.
Për zonat të cilat kanë minoritete apo pakica etnike, do të ketë madje edhe anketues të cilët do të jenë të trajnuar, dhe të kenë gjuhën e tyre, në mënyrë që të mos ketë asnjë gabim në plotësimin e të dhënave”, theksoi ajo./abcnews.al
Cer thu mer.... Ibrahim!? Tourkotsamit Rrahimondi nuk do i bohet pietja: cfare je turk a autochthonous, cfare je sunit or shiit, cfare je muslimon or bektashian !? Kur je turk e kaluar turkut kjo duket nga gjish hasoni,babe bayromi por ti mer qafir nga dole..... Giulio a Kristjan!? Beqiraaaaaaaaaa sumpalare tourkalvanoi,ju jepet shansi te tregoheni (te pakten njehere ne jete) burra(me tanga): delaroni origjinen tuaj turke duke respekuar paraardhesit tuaj turq.... allah uakbar
Rregjistrimet ose censuset e bëra me laps dhe fletore nuk kanë pikë serioziteti. Nëse hiqet feja, gjuha dhe etnia ç'kuptim ka ?. Sa është numri i banorëve e dinë shumë mirë gjendjet civile. Nëse nuk bëhet rregjistrim serioz numrat fiktivë të nxjerrë prej tyre vetëm sa do krijojnë pështjellim si për nurin e besimtarëve të besimeve ashtu edhe për përbërjen etnike. Në fund censusi i kryer kështu do jetë një shpenzim i kotë dhe shumë zhurmë për asgjë.
Po pse duhet te behet Censusi cdo 10 vjet ? Censusi u be para 12 vjetesh , perse duhet bere perseri
"Census" E kerkova ne fjalorin Shqip-Shqipbpir nu e gjeta Ma sa di une ne kemi tog fajalet Regjistrimi populists, regjistrimi I pronabe e te tjera
Gent! Mos jep mend për gjëra që nuk i di, apo më keq, nuk i kupton. Nëse nuk ke me çfarë të merresh është tjetër gjë....