"Niveli opozitës ka rënë shumë poshtë", Spahiu: Bardhi ka ambiciet e mëdha për kryeministër, por a ka shqiptar që e voton?!

13 Shtator 2023, 16:58Politika TEMA

"Niveli opozitës ka rënë shumë poshtë",

Juristi Kreshnik Spahiu tha se niveli opozitës ka rënë shumë poshtë dhe këtë e kupton që në momentin që Gazment Bardhi rezulton një figurë e përshtatshme për t’u bërë kryeministër.

Sipas tij, gazetarët duhet t’i kërkojnë Bardhit vendimin e arsyetuar të bisedimeve me Berishën sepse ligjërisht, ky i fundit është një funksionar politik që ka votuar për përjashtimin e  Sali Berishës nga partia.


“Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij.

Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën.

Sigurisht që dhe Bardhi ka ambiciet e mëdha për kryeministër, por çështja është shumë e thjeshtë, a ka shqiptar që voton një opozitë që drejtohet nga Bardhi, pra për të sjellë kryeministër Gazment Bardhin?

Unë mendoj që vetë Gazment Bardhi nuk do e votojë veten e tij,” – deklaroi Spahiu  për Euronews Albania.

2 Komente

  1. R
    Ramizi

    Pd-ët,Lulrat,Gazët,Salët e soj e sorollop jane bere turpi i opozites por jane te paepur ti shkojne karagjozllikut deri n'fund.Kur thoni qe Gazi do me u bo kryeminister,m'duket funi botes.Vazhdon opozita,bashke me analistet clasik arnautas,duke thene se kur do vijme ne pushtet,si do vijme,e nga do i bimë e lloj lloj budallalliqesh te tjera.Keto,opozita, e di,por nuk e pranon,se ne kete pozicion qe janë,jo nuk fitojnë,por do zvoglohen akoma me teper.Shikoni ne sfondin politik,Edi Rama,me te drejte,nuk i llogarit fare,po fare,a ekziztojne a jo.Opozitaret e famshem vetem mendojne si do shkoje halli tyne ne 2025,a do kapin ndonje parlament a jo.Kjo eshte opozita ne vend.

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      O Kreshnik mos u tall se kam shume respekt per ty. Po te kete pretendime Bardhi per kryeminister ai duhet te shkoje ne Tuvalu me 5 mije banore ne fund te Oqeanise , se ndoshta e zgjedhin minister drejtesie se ketu ne Shqiperi ai nuk do jete as prefekt qarku sa te jete gjalle. Te mbaj mend ato 3 muaj minister drejtesie qe e beri Basha dhe Gjigandi Edi Rama dhe kjo eshte gjithcka.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje