
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkurë ka qenë pjesë e aktivitetit të organizuar për Censin e Popullsisë dhe Banesave që pritet që të nisë më 18 shtator.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se është me rëndësi që një gjë e tillë të bëhet nga e para për të mos pasur shifra fiktive dhe që të gjithë të jenë të qartë sesa banorë jetojnë vërtetë në Shqipëri.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se ajo që vlen të theksohet është se INSTAT një nga institucionet që merret me përpunimin e këtyre të dhënave në vendin tonë, është i pavarur dhe nuk është i politizuar.
"INSTAT ka një vijueshmëri të madhe, që është garanci në këtë proces. Është një nga institucionet e pakta në këtë vend që kur thua që është plotësisht i depolitizuar, askush nuk ngre dorën për të bërtitur ‘jo’. Eksperienca e INSTAT në Europë është eksperiencë e konsoliduar.
Kemi dhe një ekspertizë ndërkombëtare në këtë proces kaq të ndërlikuar. Jam krenar që INSTAT sot është i çliruar nga politika, nuk merret më me qoka politike dhe nuk përgatit limonta me rritje dy-shifrore për zhvillimin më të shpejtë në botë, diku aty pak hapa pas Kinës.
Nuk bëhet më fjalë që Shqipëria të fshikullohet për statistika të fryra. Kjo është punë që po përgatitet prej 4 vitesh. Regjistrimi do të bëhet në kohë reale, në bazë të të gjithë zonave të regjistruesve, falë përdorimit të teknologjisë.”, tha Rama.
transparenca mbizoteron ne qeverine rama
tashme qe dhe shqiperia eshte digjitalizuar me e thjeshte per ti regjistruar
per tu vleresuar dhe puna e instat/it,mirenjohes pafund
Risi ne kete proces eshte dhe perdorimi i teknologjise.Urojme te shkoje sa me mire
Instat ka punuar shume dhe eshte i vetmi institucion qe nuk perzihet me politiken
A ke ndonje perralle tjeter per te na treguar? Se sa reale jane shifrat e Instat mjafton te shohesh inflacionin . Instat e nxjerr diku tek 4% kur ne realitet eshte diku afer 20%.
@Tani, ku punon ti zotëri ngaqë na e paske nxjerrë inflacionin 20%? Helbete që të të besojmë ti dhe jo INSTAT-in.
Sot cdo gje eshte reale dhe kete gje e ka bere te mundur Rama me vendimet e duhura
Normale qe numrat sot jane real sepse ka njerez te duhur qe merren me ate pune dhe jo ata te Berishes qe kane marre fund me kohe
Rama ka bere te mundur shume gjera te mira per vendin dhe per kete i heqim kapelen