Bashkëpunim me Bashën apo me Bardhin? Ja si përgjigjet Çuçi

13 Shtator 2023, 13:13Politika TEMA

Bashkëpunim me Bashën apo me Bardhin? Ja si përgjigjet

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka folur sot dhe për bashkëpunimin me opozitën. 

I pyetur se në derën e cilit do të trokasë, të Gazment Bardhit, apo Lulzim Bashës, Çuçi tha se do të bashkëpunojë me atë që ka përfaqësinë ligjore.

“Ne do trokasim në zyrën në radhë të parë që ka përfaqësinë ligjore për t’u trokitur dhe në radhë të dytë që është i prirur të bëjë më të mirën për Shqipërinë. Se ku e cakton zyrën opozita nuk është çështja.

PD tani për tani e ka një kryetar të grupit parlamentar dhe një kryetar të partisë. Secila parti rregullohet me ligjet e veta”, tha Çuçi.

Ai theksoi më tej: “Kryetarin e grupit parlamentar të një partie e njeh Kuvendit. Unë përgjigjem për grupin parlamentar të PS-së”, shtoi përfaqësuesi i PS.

2 Komente

  1. R
    Real

    Po thuaje me cilin do bashkepunosh aq te veshtire e ke more ish minister i tredhur i ripjelljes.

    Përgjigjjuni
    1. T
      T'a Ve

      Ky diet e ka caktuar i Biri Kristaq Rames Antarit presdjumit PPSh Do bashkunoj Salen Sekretarin komunist PPSH t'a din Mir Lepirsat e Ramos Salos Lushit Metos

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje