Zgjedhjet e 11 majit, deputeti i PS: Vota e diasporës nuk ka ndikim në qarqet e mëdha

22 Janar 2025, 15:50Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit, deputeti i PS: Vota e diasporës nuk ka ndikim në

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, foli mbi pritshmëritë e PS lidhur me votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Sipas Koçit, vota e emigrantëve mund të jetë e ndikuar nga periudha e largimit të tyre nga Shqipëria.

“Njerëzit që janë larguar vite më parë mund të jenë më të ftohtë, me më pak emocionalitet dhe tifozllëk në lidhje me partitë.

Ndërsa ata që kanë emigruar kohët e fundit mund të jenë më të përfshirë emocionalisht dhe më fanatikë në votën e tyre,” tha ai në studion e News24.

Megjithatë, Koçi theksoi se ndikimi i votës së diasporës nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në rezultatin kombëtar.

“Kjo mund të ndikojë në ndonjë qark ku për pak vota mund të ndryshohet një mandat, por në qarqet më të mëdha nuk besoj se do të ketë efekt të ndjeshëm”, shtoi deputeti.

4 Komente

  1. C
    Celsi

    Po more qelbesire do te lene te vazhdosh te drejtosh ti me ate kllounin e gjate, ti fshatari i myzeqese.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fierakja

      O celsi, o koketrash, se pari me fshataret e Myzeqese mos I mbreh qete, se edhe barcaleta te tregosh nuk gjen ndonje qe t'i nxjerre budallenj. Dhe se dyti Petro Koci eshte nga Qeparo. Ka lindur ne Vlore dhe eshte rritur ne Fier.

      Përgjigjjuni
    2. r
      robi

      Po ato 1 milion vota qe ka zbuluar dezinjatorja e partise Xhozi nga 10 mije m lartesi ne avion duke udhetuar per ne Xhibuti te Afrikes se kishte degjuar se ka 2 shqiptare atje , si do shperndahen. Se sipas xhozit i bie se foltorja e vicidolit do marre kesaj radhe 120 deputete kurse pjesa tjeter 20 vende do ti marre particka e Sali Shehut me 3 antare gjithsejt.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martin

        Meqenese PS i ka siguruar kryekriminelit dhe kryehajdutit te padenuar Salih Berisha 46 vende ne Kuvendin e ri te Shqiperise, harrojeni voten e Diaspores.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje