Zef Brozi: Ju tregoj planet ogurzeza të Sali Berishës, donte të më zhdukte në 1995!

22 Janar 2025, 11:34Politika TEMA
Zef Brozi: Ju tregoj planet ogurzeza të Sali Berishës, donte të

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi në një intervistë për Report TV zbulon detaje të 'planeve ogurzeza' të Berishës, të SHIK (sot Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe të Ministrisë së Brendshme të asaj kohe për ta eliminuar fizikisht.

Në intervistën për gazetarin Denis Minga, Brozi thotë se jetën e ka falë qeverisë amerikane e cila e porositi të bëjë kujdes por dhe mori masa për t’ia shpëtuar jetën.

Ditët e fundit emri juaj është përmendur edhe si një nga personazhet të librit ‘Live to make men free’, të autorit Roger Sherard, ku flitet për një episod tronditës në vitet e regjimit të presidentit Berisha ku ju keni qenë zyrtar i lartë, ish-drejtuesi më i lartë i Gjykatës së Kasacionit, ku thuhet nga burimet e shërbimeve të huaja se ju do rrezikonit jetën në një aksident automobilistik dhe është bërë kërkesa nga autoritetet partnere të largoheshit menjëherë nga vendi se ju rrezikonit jetën dhe ishte përcaktuar mënyra si do humbnit jetën. Mund të na zbardhnit diçka nga ky episod tronditës, është e vërtetë apo jo?

Kjo është e vërtetë dhe ka edhe shumë të vërteta të tjera të tmerrshme që lidhen me atë periudhë dhe planet ogurzeza të Berishës, të SHIK dhe të ministrisë së brendshme. Që në 1994, po të dëshironi, shikon intervistat e mia, përplasje mes Gjykatës së Kasacionit dh pushtetit ekzekutiv dh Berishës në veçanti, filloi të bëjë publike, sepse në atë periudhë shumë gjëra pavarësisht debateve nuk ishin bërë publike. Pavarësisht nga disa ndërhyrje skandaloze, ishim munduar ti zgjidhnim me mirëkuptim në zbatim të ligjit.

Kam bërë një intervistë në 1994, kam thënë se nëse diçka më ndodh, unë s'kam asnjë konflikt personal, por e keqja dhe autori do jenë Sali Berisha, SHIK dhe Ministria e Rendit. Kam kaluar shumë provokime edhe në rrugë, më ndalnin makinën, më provokimin që të nxehesha, por unë s’mund të bija në kurthin e tyre. Kanë bërë skandal edhe kur unë isha në takim me prokurorin e përgjithshëm Alush Dragoshin, me shoqëruesin dhe shoferin tim, ishte një kërcënim indirekt për mua.

Unë jam i vetmi kryetar i Gjykatës së Lartë që 3 herë më kanë paraqitur në parlament, dy herë falë integritetit të deputetëve të ‘92 e mbrojtën të vërtetën dhe nuk më hoqën për akuza të falsifikuara nga Berisha dhe prokuroria e asaj kohe. Që në fakt nuk ishin akuza. Pastaj siç dihet edhe sa herë u rrethua Gjykata e Kasascionit me policë kur kishim gjykime të rëndësishme dhe dilnin krerët e shtetit dhe thonin Zefi gënjen, gjykata nuk është rrethuar.

Kjo ka ndodh në shtator të 1995, po edhe herë të tjera. Ka ndodhur edhe pasi jam hequr kur shtëpia ime në nëntor të 1995 u rrethua me policë, me SHIK-as dhe me bandidët civilë të Sali Berishës, që synonin të më rrëmbenin atë mëngjes të shtune dhe të më zhduknin në drejtim të paditur.

Pra ajo që i nderuari Roger Sherard ka shkruar në librin e tij është e vërtetë, por për fat të mirë i jam mirënjohës qeverisë amerikane, por dhe disa institucioneve të tjera të specializuara europiane që më kishin porositur të bëja kujdes në lëvizjet që mund të bëja. Pa dyshim qeveria amerikane kish marrë masat edhe për të më shpëtuar jetën.

Ju jeni i bindur sot zoti Brozi se nëse s’do ishte ndërhyrja e qeverisë amerikane, fati juaj do ishte ndryshe apo jo? Dhe për këtë bëni përgjegjës kryesor Sali Berishën?

Ai është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e Shqipërisë, zjarrvënien e Shqipërisë. Ka mbuluar me të zeza mijëra nëna, ka vrarë. Falë Zotit dhe Amerikës sot kam mundësi të bisedojmë bashkë. Prandaj them se Sali Berisha është rrezik për Shqipërinë.

Trushplarët që i shkojnë pas Sali Berishës, le ti thërrasin mendjes. Nëse duan veten e tyre, nëse duan të ardhmen e tyre, nëse duan familjen e tyre të mos manipulohen, të mos gënjehen me paratë miliona që ka Sali Berisha.

Për fat të keq, detyrohem të flas me gjuhën e së vërtetës për këtë që po i zvarritet politikës shqiptare për ta zhvat Shqipërinë dhe për ta dërguar Shqipërinë përsëri në humnerë, siç e ka dërguar sa herë që ka pasur pushtet.

Larg qoftë edhe në opozitë duket se ka forca për të bërë keq Shqipërinë. Siç ndodhi në shtëpinë e PD-së, e shkatërroi, e dogji, e theu xhamat. Ku ka bërë vaki në botë një gjë e tillë me një parti politike. Prandaj shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori Sali Berisha

15 Komente

  1. M
    Maro

    Ohoooooo..... aman o Zef le nam...300 here e ke thene...je dhe jurist. Shko mo ne prokurori e te shpetojme nga plaku ne Demokraten se na shkaterroi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali hajduti ne Burg!

      Maro, po te durojme ty qe ke bere 3 milion komente ne mbrojtje te kriminelit mor bastard!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Prostituta Kombetare sali

      Eshte e pabesueshme! Vetem per 1992-1996, Doktor Mortja duhet te ishte ne burg! Jemi ne 2025, e kemi akoma neper kembe!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Ne qe e ndjekim nuk jemi vetem trushpelare por kemi dhe ndjesine e kenaqesise kur shohim vrasjet qe kryen idhulli jone.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          Dakord me ato që thotë Brozi por do t'i lutesha Meros (si gjithmonë) që të punësojë një redaktues profesionist (që ta ketë mesataren e gjuhës shqipe të paktën 9.7) dhe të rishikojë redaktimin e shkrimeve sepse duket sikur i shkruan ndonjë gjysmë analfabet me 4 klasë shkollë. Po e masakroni dhe po e bastardoni pa mëshirë këtë gjuhë të vyer.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi

            Po mire mor burr disa gjera nuk shkruhen ashtu si duhet kur bene komente se nuk jemi ne oren e gjume-letersis

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kris

            Po shpif per nje deputet te nderuar.Sali bej Kerma ka dhene shume per shqiperine dhe me bekimin e partise se shallvareve do ta kemi deputet ne krah te bojaxhiut nderkombetar

            Përgjigjjuni
            1. F
              FATMIRI

              SALI FISQIRI ME KËTO PUNË ESHTË MAR TËR JETËN VRASJE VJEDHJE MASHTRIME SHPIFJE LITARIN EKA PAK

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali krimineli. ne burk te perjetshem

                sali kerma. ka. bere. aq shum. krime sa nuk i numeron. dot. po si nuk eshte. denuar ku kriminel. ky duesh kalbur ne burk me koh me perpara. sali berish krimneli. i shqiperis. duhet futur ne burk. pa meshir. me burk te perjetshem

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Danica

                  I lutemi Henk-ut të gjykojë së pari thelbin, pastaj të lutet për drejtshkrimin, që po e mbyt injoranca e instaluar nga bukëshkalët dhe kriminelët.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Opionisti

                    Spaku duhete te mari ne pyete sali berishe plani orguze 1995 dhe 26maj 1996

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhulio

                      Zef Brozi, njeri me intigritet, model i intelektualit. Po të kishte qëndruar nl Shqipëri, do kishte fatin e atyre që vdiqën nga arresti kardiak, nga aksidenti ne makinë me 20km në orë, dhe si të tjerë që nuk i gjenden eshtrat. Zefi thotë; Trushplarët që i shkojnë pas Sali Berishës, le ti thërrasin mendjes. Nëse duan veten e tyre, nëse duan të ardhmen e tyre, nëse duan familjen e tyre të mos manipulohen, të mos gënjehen me paratë miliona që ka Sali Berisha,,, kur thua këto, i ke thënë të gjitha. Respekte z.Zef Brozi.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Li

                        Zef me gjith respektin që kam se te kemi dhe dhender. Na bej nje nder duke denancuar fosilin e komunizmit ne prokurori me prova perndryshe i bie te rrafish ujë ne ava ti bashke me ne te tjeret. Respect.

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          UNE SALIU D'ORA VETE

                          Te gjithe k under Sali Berishes SEPSE vetem pema me kokrra te pjekura dhe te emblagjuhet me gure. P

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            UNE SALIU D'ORA VETE

                            Te gjithe k under Sali Berishes SEPSE vetem pema me kokrra te pjekura dhe te emblagjuhet me gure. P

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje