“Vritini, vritini” - Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar, pamjet me automatik në dorë janë në Kaliforni

22 Janar 2025, 09:07Politika TEMA
“Vritini, vritini” - Ngjela: Berisha urdhëroi të

"Sali Berisha është urdhërues i vrasjeve të 4 protestuesve më 21 janar 2011". Kështu shprehet avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv, teksa komenton 14-vjetorin e kësaj ngjarje të rëndë që u mori jetën protestuesve të pafajshëm.

Sipas tij, drejtësia ka çaluar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, por thekson se pamjet e serverëve të kryeministrisë nuk janë fshehur përfundimisht.

“Rama e kishte konceptuar saktë, e kishte organizuar mendimin sikur të ishte në gjyq. E kishte kthyer në gjyq social atë retorikën. Dhe kishte të drejtë, nuk e di pse ka çaluar drejtësia, por unë kam parë incizimet. Se këta kujtojnë se i kanë shuar, por serveri nuk shuhet. Fshihet për njeriun e zakonshëm, jo teknikën e lartë”, tha Ngjela.

Në emisionin ‘Frotnline Interview’, Ngjela pretendon se pamjet e kamerave të Kryeministrisë që kanë filmuar vrasjet e 21 janarit, janë të ruajtura në Kaliforni.

“Këta kujtojnë se janë shuar regjistrimet. Nuk shuhen kurrë ato. Po ti kesh brenda sistemit amerikan nuk shuhen kurrë. Të gjitha depozitohen në Kaliforni, edhe sikur ti shuash ti këtej. Është njësoj si valët e radios, që diku incizohen. Janë këto të Saliut, por kishte humbur ekuilibrin, se ishte e egër ajo si revoltë. Por fajin e kishte vetë, nuk diti të bënte politikë të një sensi human, e dyta ishin konfliktet e tyre që kaluan deri atje dhe u vranë njerëz”, thekson ai.

Madje, Ngjela pretendon se në këto pamje shfaqet edhe Sali Berisha me automatik në dorë dhe jep urdhër ‘vritni’. Por, më pas thekson se armën ia kanë marrë, ndërsa sipas tij me këtë ngjarje ish-kryeministri rrezikon edhe të arrestohet.

Ngjela: Unë e kam deklaruar, ma thana atë të gjithën. Saliu me automatik në dorë, u jepte urdhër, ‘vritini’, ‘vritini’, Ky mori automatikun, ia hoqën nga dora ata.

Ju thoni që ka qenë një urdhër i drejtpërdrejtë i Berishës për të qëlluar?

Ngjela: Po, po. Del me zë.  

Çfarë rrezikon Berisha ligjërisht?

Ngjela: Arrestohet.

Moszbardhja e plotë e 21 janarin, për Ngjelën është krizë e drejtësisë shqiptare.

“Ata që i kanë provat më kanë thënë që është e provuar. Ia kanë dhënë SPAK apo jo nuk e di. Unë e kam në mënyrë individuale me kolegë të mi ndërkombëtare, ma kanë thënë që të nesërmen, që ekziston e gjitha, del edhe urdhri i Saliut.

Atje ndodhi diçka që del nga profesioni. Ata u goditën në momentet kur po iknin, nuk janë në revoltë. Pse i vranë atëherë kur po iknin, sepse ndryshe do ti kishin shqyer kur ishte turma atje. Pse e bënë? Për hakmarrje ose për të thënë që boll me kaq.

E bënë për një mbrojtje të mëvonshme, por ajo ka ndodhur dhe gjithë kriza nuk është tek vrasësi e tek urdhëruesi, por tek pushteti gjyqësor. Është krizë e drejtësisë shqiptare, kriza e një drejtësie me vrasje të tilla që marrin karakter të lartë politik është fakt historik i hidhur për çdo shtet, qeveri dhe çdo komb”, vijon Ngjela.

2 Komente

  1. o
    o Skap pederasti perse s'ben Detyren ?!

    Kush nuk ben Detyren Shteterore kunder Krimit - Akuzohet automatikisht si Bahkpunetor i Krimit . Faktet per Terroristin mikun e Osama Bin Laden sb,jane pafund ,qysh me Shkaterrimin e Industrise Ushttrise (Gerdeci ) Bujqesise ligjit te Pronave , Tradhetia Kombetare 21-Janari etj ! --- Skap Kurva provokon me mosVeprimi - Destabilizimin e Shqiperise ,duk shtresuar popullin deri aty ,ku s'mban dhe Shperthimin e nji 97 ku do priten shume koka edhe te putanave te Spak e zjarri do mbuloj Shqiperine . Gjithcka eshte e qellimeshme, sepse duket qarte se gjithcka cdo institucion e kjo qeverri Muti, eshte kunder pritshmerive te ktij populli ,cdo veprim eshte qarte Antishqiptare ,gjithcka cdo pisllek,cdo shtres lihet t'i shkarkohet ktij populli paQeverri . Skap Putana ose te bej Detyren ose te dorehiqet e shkoj ne pidh nga kan dal. Boll luajtet me ndjenjat tona o putana Antishqiptare

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli i jep 100 deputete Rames

      Nuk duhet pritur nga Spaku, sepse eshte vegel e Berishes. Spak po pret te ndese ne nje apo tjeter menyre Saliu. Por nuk punon keshtu drejtesia. Kuvendi duhet te miratoje nje ligj qe ti mundesoje Qeverise te angazhoje prokurore dhe gjykates te huaj per te hetuar punen sabotuese te Spak, sepse Kraja, Dumani e disa te tjere e kane vendin ne burg. Nese duhet, edhe Kushtetuten duhet ta ndryshojme. Rama ti flase hapur popullit se duhet ndryshuar Kushtetuta per te krijuar nje lloj gjykate speciale shqiptare ne Hage, si e ka Kosova, me prokurore dhe gjykates te huaj per Saliun dhe klanin e tij teper mafioz.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje