Erion Braçe: Nuk kam dashur të lëviz nga zona ime elektorale, ka qenë shumë e vështirë për ta pranuar

21 Janar 2025, 16:03Politika TEMA
Erion Braçe: Nuk kam dashur të lëviz nga zona ime elektorale,

Deputeti socialist, Erion Braçe komentoi lëvizjet paraelektorale në PS për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale për shkak të marrëdhënieve që ka krijuar me banorët e zonës në qarkun e Fierit.

“Braçe nuk ka lënë gjë, në harkun e vetëm një jave nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale dhe ka një arsye, unë nuk jam nga ata deputetët që ndërron zonë elektorale, as për t’i ikur përgjegjësive të mia, as se nuk kam përmbushur përgjegjësitë e mia, nuk jam nga ata deputetë që ndërroj numër telefoni, kam të njëjtin numër që kam pasur në Berat qëkur kanë vendosur kompanitë, s’e kam ndërruar se kjo është marrëdhënia që kam me njerëzit”, tha Braçe në Top Channel.

A ju thanë ju një pse?

“Nuk kam një pse, ose kam një pse që natyrisht nuk më shkon që ta marr të mirëqenë. Pse-ja ime është shumë e thjeshtë, unë e kam shumë të vështirë t’i lë njerëzit në mes të rrugës, shumë e thjeshtë, e kam po kaq të vështirë që të fshij atë që është puna ime dhe të fillojmë një gjë nga e para. Është më shumë se sa një karrige. Ka qenë shumë e vështirë për ta pranuar, është e vështirë për të lënë njerëzit”, tha Braçe

6 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Levizje e pamenduar mire nga Edi.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Damiani i Gjinit te Kureve

      Ja nje brejtes i taksave te shqiptareve prej tridhjetevjetesh qe po plaket pa bere asnje pune dhe duke marre pagen sa 30 pensioniste qe kane punuar nga 40-45. Dhe ta mendosh se ky eshte nder me te miret , ku kemi mberritur.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jugu

        Largohu se je bere palaco pazari. Jua ben mire Rama se ju vetem i prishni pune te rese dhe rilindjes.

        Përgjigjjuni
        1. B
          B. Gjeka pijanec poltor

          Ben mire te ikesh fare eshe nga politika se bash na ke rru edhe skerfyellin o braçe ziu

          Përgjigjjuni
          1. *
            ***

            Nuk ka turp me te madh se prania e ketij individi ne politike. Ky dhe Berisha jane inspiruesit e mosndeshkimit ligjor te veprave monstruoze te politikaneve, duke zevendesuar ndeshkimin ligjor me fjalime politike dhe sharje formale.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli

              Pse te mos levizësh, apo krijove taraf e miqesi e te prishet terezia? S'keni faj ju, me këtë opozitë myk do zini

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje