VIDEO/ Vrasjet në bulevard: 21 Janari 2011, 14 vjet më pas

21 Janar 2025, 13:30Politika TEMA
VIDEO/ Vrasjet në bulevard: 21 Janari 2011, 14 vjet më pas

Katër protestues humbën jetën në 21 janar 2011, gjatë një tubimi në bulevard, përpara Kryeministrisë. Pikërisht në momentin kur turma po shpërndahej, papritur u dha urdhri për të qëlluar ndaj turmës. Tre persona mbetën të vrarë në vend, ndërsa një tjetër, Aleks Nika, u plagos rënd dhe humbi jetën në spital. Të vrarët ishin Hekuran Deda (i cili u qëllua në zonën ku qëndronin gazetarët), Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi, në hyrjen e Kryeministrisë.

Përmes kësaj videoje, TemA sjell momentet kyçe të kësaj ngjarjeje dhe kalvarin e familjarëve në dyert e drejtësisë për 14 vite. Viojnë në këtë speciale, momente kyçe të vrasjes së katër protestuesve, reagimi i pushtetit për ti humbur gjurmët e krimit, reagimi i drejtësisë së kohës dhe beteja me pushtetin, qëndrimet e ish-kryeministrit Berisha, provat e reja që risollën në dyert e drejtësisë çështjen e 21 janarit, e deri tek hetimet e SPAK, ku kreu i kësaj strukture thotë se ka hetime intensive.

Ndiqni specialen e TemA.

4 Komente

  1. K
    Korabi

    Organizatort me kohe edhte dashur te fiten brenda. Shkoni ne Amerik dhe provonje sulmoni policine apo shtepine e bardhe provonje po deshet le ta marrin dxhe Edvin. Rrumpallen

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dini

      Ate kohe Ilir Meta ishte zv.kryeminister dhe Lulzim Basha ishte minister i brendshëm. Pse shmangen keta dy palloshe nga meritat e krimit te cilat ia japin vetëm shpellarit Sali Berisha?

      Përgjigjjuni
    2. M
      Molieri

      I vrau Rama

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Jo nu i vrau Rama, Rama thjesht po i mbron ata qe vrau Berisha ne 21 Dhjetor.Ishte krim shteteror nga diktatori i asaj kohe.!.Thjesht, apo ka nevoje per shqiperim me tej!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje