VIDEO/ Rama: Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit, çdo vit që kalon njollos reformën në drejtësi

21 Janar 2025, 12:55Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit,

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur komenteve në rrjetet sociale lidhur me çështjen e 21 janarit, ku një qytetar shkruan se drejtësia nuk është vënë ende.

Përmes një videomesazhi, Rama shprehet se një popull i tërë kërkon drejtësi për ’21 Janarin’, pasi çdo vit që kalon njollos reformën në drejtësi. 

Kreu i qeverisë shton se kjo drejtësi do të vendoset pasi SPAK nuk do jetë dhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër.

Rama shprehet se të gjitha pretendimet, kritikat apo akuzat drejtuar atij apo qeverisë, për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, janë thjeshtë në adresë të gabuar.

"Tani të të akuzojë lidhur me drejtësinë për 21 janarin, dikush që emrin në profilin e tij e ka “Primare në PD”, kjo është për të qarë e për të qeshur..

Por nuk është qëllimi im të bëj kurrëfarë polemike me askënd që komenton këtu. Kështu që le të fokusohemi tek thelbi, sepse edhe një sërë komentuesish të tjerë, nga dëshira për drejtësi, harrojnë se jetojmë në një sistem, ku drejtësinë, largqoftë, nuk e bën as kryeministri, as qeveria, as partia në pushtet.

Prandaj besoj, duhet të jetë shumë e qartë që të gjitha pretendimet, kritikat apo akuzat drejtuar meje apo nesh, për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, janë thjeshtë në adresë të gabuar.

Nga ana tjetër, unë dhe ne, nuk kemi qëndruar duarkryq po kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha.

Pa Partinë Socialiste dhe mua në krye të saj, nuk do të kishte as Reformë në Drejtësi, as SPAK e as ndryshim të dukshëm tanimë të rrugës së drejtësisë, si ky që e shohin të gjithë ata që duan ta shohin, paçka se në rrugën e re të drejtësisë mund të ketë plot gjëra të kritikueshme, madje nganjëherë edhe të papranueshme. 

Por kjo është një rrugë e re, ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë dhe pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrahasueshme me asgjë, as më parë, as përreth në rajonin tonë, është patjetër edhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe kur mund të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre.

Çfarë mund të them për drejtësinë për 21 janarin? A kam gjëra për të thënë? Kam aq shumë sa nuk mund tua tregoj dot, por edhe sot do t’i rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente, duke uruar dhe dashur të besoj se SPAK-u nuk do të jetë edhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër, përveçse me 21 janarin, i cili për më tepër është edhe një rast i qartë si drita e diellit dhe prandaj çdo vit që kalon, jo vetëm shton barrën e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar, po njollos edhe vetë Reformën në Drejtësi, duke poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të 21 janarit, po një popull të tërë që do drejtësi për 21 janarin dhe meriton drejtësi për 21 janarin sepse drejtësia për 21 janarin është një drejtësi, jo thjesht për një ngjarje të djeshme, por për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen", shprehet Rama.

19 Komente

  1. D
    Drejtesia e kapur prej teje

    Tani qe u zbulove publikisht se jeni nje bande me ata te PD, ftojeni dhe ata dhe shkoni bashke per homazhe te atyre fakireve ne bulevard. Njelloj jeni, ju i genjyet ata fakira dhe i cuat ne protest para kasapit te Ballkanit, Sali Berisha, si mish per top dhe ai i vrau. Kryetari juaj, sot lideri "boteror" organizoi protesten, populli i besoj dhe shkoi, kurse ai u fsheh skutave dhe vrojtonte se si po i vriste Sali Berisha keta fakira qe ai dergoi atje. Keni bere shume gjynahe ju te PS ndaj ne popullit, dhe me ne fund pasi realizuat qellimin, muaret pushtetin, e perzut popullin nga syt kembet, e fukaralloset dhe keni 35 vjete qe bashke me Berishen po n vidhni gjithcka qe ne si popull ndertuam ne 5 dekada me djerse dhe gjak, kurse ju jeni bere milardere me punen tone. Jeni ju ata qe ne mareveshje me Berishen, nuk lejoni drejtesin te veproj per te zgjidhur dhe dhene drejtesi per 21 Janarin, por genjeni keta fakira qe ju djeg shpirti per njerzite e tyre te dashur, i jepni ndonje karafil ne dore dhe i coni tek vendi krimit. Turp per tradhetine qe ju te PS i keni bere ketij populli qe ju ndoqi kembakembes edhe ne ditet me te veshtira, ku mbetem ne protesata masive, deri sa ju sollem juve ne pushtet dhe ju keni prure ne kete gjendje mjerane ne si popull.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Drejtesia jo e kapur nga Rama, Rama eshte drejtesia vete.A nuk vlen kjo per gjithe diktatoret!

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Ziu

      O zot.....kujt ja kerkon ky qe ka cdo gje me dore...sa per Reformen perjashto spak, te tjerat me keq jane. Kemi dosjet nga 2017 ne gjykate.

      Përgjigjjuni
      1. E
        ERTV

        O artist, pikturist ! Dhe përderisa drejtësi nuk po vendoset. Tregon se diçka nuk ecën. Diku puna ngec. Kështu që reforma që ti pretendon se bëre ndoshta nuk qenka kaq efikase dhe produkti i saj efiçent. Apo ndoshta mos e mban ti atë ende në xhirro se të duhet për pazare me të dhe ndarë pushteti. Me atë në xhirro ti çimenton pushtetin tënd (sa të rroj ai). E vërtetë që ti nuk je socialist, madje as i majtë (një dreq e di çfarë je). Por ti je tradhëtar i të majtëve të vërtetë. Dhe ajo që ti e quan PS është parti e uzurpuar nga MJAFT-ista, 99-ça, Tutti fruti, patronazhista, byrektorista dhe çera. Asnjëri absolutisht nuk ka bythë me të kundërshtu ty dhe Belasë asnjë gjë qoftë edhe k.....lliqe. Karma is a bitch (prapa po të vjen dhe ty).

        Përgjigjjuni
        1. F
          Franci

          Eshte shansi i fundit per drejtesine e re drejtesia per 21 janarin. Faktet jane te qarta. Autori e ka pranuar vete me ze e me figure ! Mos dorezimi i te kerkuarve nga prokuroria eshte ne driten e diellit. Drejtesia nderkombetare ta quajti krim shteteror ! Cfare presin prokuroret e kesaj ceshtje? Kane frike ? Mbi 90% e popullit e presin kete drejtesi. Mos valle keta prokurore jane ne mbrojtje te Berishes e dosja i ka ngelur dopio gjashte ne dore ? Perse vazhdojne dhe e acarojne situaten me popullin e ndershem ? Kupa po mbushet derisa nje dite te dynden rreth dyqindmije njerez drejt zyrave te tyre e ti nxjerrin per ti hedhur ne koshin e plehrave ! Koha po mbaron !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parku Rinia

            Me Ty e Berishen qe beni marreveshje cdo muaj, here per Pushtet Politik e here per Pushtet Financiar (kullat, tenderat milioneshe ne Euro) e Organigrama "Bankash" e "Oligarkesh", Reforma ne Drejtesi po njolloset e do njolloset me shume. ----- KURRE KY POPULL NUK DO MUND TE SHOHE DREJTESI, ------ KURRE KY POPULL NUK DO MUND TE GEZOJE PRONAT E TRASHEGUARA, LEGJITIME, E T'I ZHVILLOJE ATO, ----- KURRE KY POPULL NUK DO TE KETE E TE GEZOJE SIGURINE FIZIKE PER JETEN, ----- KURRE KY POPULL NUK DO TE KETE E TE GEZOJE SIGURINE PER SHENDETIN PERMES SIGURISE E GARANCISE SE CILESISE USHQIMORE, ----- E JU ENDERRONI TA BRENI DERI NE FUND KETE TOKE ARBERORE, PER TA KTHYER NE NJE PELLG VOTASH TE EMGRANTEVE AFRIKANE, AZIATIKE E "BAJGA-LESHASH".

            Përgjigjjuni
            1. S
              Socialisti i fundit jo rilindas....

              Faji jot, o zotni, që hetimet dhe gjykimi zvarriten...... . Ti sot duhet të shkoje në SPAK dhe tu thoshje: - Pa merreni pak dosjen e 21 janarit, të shohim se deri ku keni arritur........ . Sepse ke të drejtë të kërkosh i formacion........... . Dhe do të shikoje se ata të SPAK, nuk kanë hapur fare dosje për 21 janarin........ . Mirëpo këtë punë ti duhet ta kishe bërë 6 herë në vit..... . Se ke bërë asnjëherë........ . Peandaj je fajtor dhe nuk justifikohesh dot para familjarëve të viktimave..... Apo ke frikë se do të marësh ndonjë dënim edhe ti.

              Përgjigjjuni
              1. F
                FYTYRA E URRYER E NJI MASKARAI KM

                TA DHJEFSHA MJEKRREN O KARAPUTANE ANTISHQIPTARI

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Si muti dhe kaka

                  Mire ke folur, por duhet te jesh me i drejtperdrejte me formacion spak, qe ashiqare ka drejtim verior tribal, duke mbrojtur ne menyren me eksplicite krahinarin tjeter verior sali, qe drejton sharje spektakolare karshi dumanit. Nje bashkefshatarin e dumanit, qe nga formimi eshte identik me te, rama e ka bere min drejtesie. Por nga ana tjeter dhe dumani si katundar qe eshte, kur sheh qe rama ben pazare, mbrapa shpine me saliun, e ndjen veten vetem.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lida

                    Ceshtja eshte e thjeshte. Perse nuk i kerkoni informacion Spak qe deri ku eshte hetimi per 21 janarin ? Kur dosja eshte e kopsitur me fakte te qarta ? Merrni shembull nga PD qe ngeli ne dyert e Spakut duke bere denoncime e kerkuar llogari per ecurine e hetimeve ! Dhe ja ka arritur qellimit ku mbi 40 figura te larta te PS kane perfunduar ne burg. Ju jeni frikacake. Ju shkoi jeta me lepur ne bark.

                    Përgjigjjuni
                    1. h
                      hila

                      Drejtesija e re vertet po punon, por me Sali serbin e ka shume te veshtire sepse ai eshte nje kriminel shume i rrezikshem qe ka lidhje e force ne te gjitha krimet ne shqipni, ka veshtiresi drejtesija me te se ai ka infiltru shume ne te gjithe institucionet njerezit e tij e te krimit dhe ka nje rrjet te fuqishem mafioz ne gjithe vendin plus paren e madhe qe ka ne perdorim plus presionin psikologjik qe ban. per kete te gjithe pritojne te merren me te ose blihen prej tij. jan denu njerez per pak korrupsion e per krime e korrupsion madhor po ecet me ngadal se maje breshket. Dumani mund te jete i mire, por dumanet e tjer nuk duken ashtu.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Ducja

                        O pallosh, ti me tom doshin jeni pergjegjesa sa Sali cari, I ke ne ndergjegje kater vete se doje te merrje pushtet me dhune.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ajax

                          Mese e drejte shkrimi yt Socialisti , Rama ka gabimet e veta per drejtesine , per dite thote po te mis ishte PS dhe une kjo reforme nuk behej , po ka te drejte per kete ,por Z.Rama thote qe drejtesia ka gabimet e friken te beje hetimin e 21Janarit , mor Rama mos ja kerko popullit vonesen e hetimit , por kerkoja vetes tende , e mos thuaj qiqra he hell , ta shkundje drejtesine te kerkoje ne rradhe te pare 21Janarin e pas te hetonin bashkiaket , SPAK thote kemi shume dosje e prandaj nuk kemi hetuar 21Janarin , mor ju frikacake e zagaret e Non Grates e Ilir Floririt ne SPAK sa ju çon nje kallzim PD ju te nesermen mereni me hetimet , prandaj populli duhet te çohet e te kerkoje me proteste largimin e te gjithe SPAK , e qeverise ti kerkohet njg shtetet aleate prokurore e gjygjtare me nje mandat 5 vjeçar per deri sa ti denoje keta kriminele .

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kanun apo Spak, kush do ishte me mire?

                            Rama ben mire qe te organizoje nje referendum se mos populli do preferonte Kanunin ne vend te drejtesise qe ngriti sali qelbesira dhe Spak qe ngriti USA.

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              X

                              Spaku i Saliut,jo Spaku i shqiptareve,ata kane kohe per nje arke peshk,dhe nuk kane kohe per krimet e Saliut.

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                Y

                                Prokurori qe ka dosjen e 21 Janarit duhet te largohet urgjent nga Spaku,ai e kundershtoj ne gjykaten e lart marjeñ e saj,keshtu qe nuk mund ta gjykoj.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  SPAK duhet te mbylle hetimet per Ramen para 11 Maj

                                  Cudi sa i paturp eshte Rama. Fol mor pis direkt me popullin, kerko cfare te duhet more maskara qe te behet drejtesi ne kete vend, ndryshe zhduku nga syte tona, na ler ne varferine tone. Genjen nga mengjesi ne darke miletitn. Sali krimineli nuk genjen si ty. Ti Rama nuk je hajdut direkt, por misheron te gjitha te keqijat e tiera te kesaj bote. Populli do ta beje Shqiperine so gjithe Evropa, por pa ty, prandaj ik sa me shpjet nga politika, se po e shkaterron edhe PS. Shiko Trump se c'mund te beje nje lider kur ka kurajo vullnet. Por ti nuk ke asgje te mire ne mend per pupullin. 21 janarin ti nuk do qevte hetohet, sepse duket se ke gisht vete ne te, dhe saliu ka fakte per implikimin dend. Ndryshe nuk ka kuptim sjellja jote.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. x
                                    xhovalin

                                    a ke pergjegjesi ti qe nxore turmat me falixhe me rrota te mbushur me gure per te gjuajtur mbi poilicine.. ? natyrisht qe ata qe kan vra duhet te pergjigjen

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Te kesh turpe

                                      Gjigad nuk je ne 1991 qe te genjesh me slloganin Liri -Demokraci , kemi kryere studimet dhe mos mendo qe niveli juaje nuk eshte me i larte se joni ndaje qendro me kembe ne toke . Je kryeminister dhe ministria drejtesise eshte ne varesin tende , nuk ke te drejte te nderhyshe ne hetime por ke te drejte ti kerkoshe llogari per mos hetimin. Nese krimi i Vangjush Dako per nje leje ndertimi i Saimir Tahirit per nje pseudo telefonat jane krime me te renda se kater vrasje haaaaaa désolé , dile hapur dhe thoje nuk me interesojne te varet kokepalaret katundaret . Me e pakta e ke obligim pasi ishit ju qe i theritet ne proteste dhe nuk ka asnje justifikim kur momentalisht je kryeminister. Mos dil e na trego peralla por beje punen Ke dorezuar député para drejtesise per shperdorim detyre dhe hesht per kater vrasje .

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje