“Vrasjet në 21 Janar, të programuara”, ish-kreu i SHISH: U kryen në momentin që kishte mbaruar protesta, Berisha përgjegjësi kryesor!

21 Janar 2025, 13:47Politika TEMA
“Vrasjet në 21 Janar, të programuara”, ish-kreu i SHISH: U

Ish-kreu i Shish Fatos Klosi foli për “21 janarin”, ngjarjen e rëndë të ndodhur 14 vite më parë, ku u vranë katër protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Klosi sjell në vëmendje kronologjinë e ngjarjes së asaj kohë, duke bërë përgjegjës kryesor për këtë ngjarje tragjike, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai u shpreh se sipas tij, vrasjet në bulevard ishin të programuara, duke nënvizuar se në kohën kur është dhënë urdhri, protesta ishte “duke u zbehur”, njerëzit po shpërndaheshin, pasi e kishte arritur kulmin e saj më herët.

“Unë e quaj këtë ngjarje jo ë rastësi. Është një urdhër shumë madhor që ata kanë shtënë kundër turmës. Është absolutisht e ndaluar, unë kam qenë shumë pranë. Atëherë ishte shumë e qartë, ato të shtëna sipas meje kanë qenë të programuara.

Nuk kanë qenë të shtëna për të mbrojtur kryeministrinë. Protesta kishte përfunduar, kishte dy orë që kishte nisur, e pati kulmin e saj kur njerëzit hipën në kryeministri. Pra ajo fazë kishte kaluar. Të shtënat kanë ndodhur më vonë praktikisht kur njerëzit po largoheshin.

Pra jam i bindur që ishte programuar dhe nuk donin që ta linin pa të vrarët në shesh. Në atë kohë, pro edhe tani, për të gjithë partnerët, që kanë qenë të rëndësishëm për qeverinë shqiptare. Por problemet që kanë trajtuar partnerët në Shqipëri, ka qenë problem i rëndësishëm siguria më shumë.

Pra meqë siguria krijon probleme brenda ditës, siç ishte kjo që u vranë katër vetë. Pra kjo kërkonte kohë dhe nuk ishte që gjë që bëhej menjëherë dhe ndaj për ta është më e rëndësishme siguria se demokracia. Berisha atë ditë donte të tregonte që unë jam ai që e bëj “zap” këtë popull edhe duke vrarë.

Dhe të nesërmen deklaroi që mund të kishte vrarë edhe më shumë, madje edhe Edi Rama. Ndaj them që ka qenë një fenomen i programuar, iu iku koha dhe është ngutur për të dhënë urdhrin që qëlloni, për t’i treguar edhe partnerëve që ata tentuan të kapin Kryeministrinë, por unë nuk i lashë. Të gjitha këto pra tregojnë që ishte një ngjarje e programuar. Po të shohësh skenat kur rrëzohen njerëzit bulevardi ka qenë gjysmë bosh, nuk rrezikonte absolutisht…Kjo ishte gjëja më e rëndë…

Gardistët ishin dislokuar që të mbronin Kryeministrinë. Njerëzit u vranë në bulevard dhe jo në oborrin e Kryeministrisë. Por me dëshirën e madhe që të tregonte që ai është “Zot” në këtë vend, pra mund të them që i vetmi njeri që mund ta jepte apo ta urdhëronte ishte Berisha. Nuk e dëgjonte njeri Bashën të jepte urdhër. Ishte një ngjarje e programuar, e them sërish…”, ka thënë ndër të tjera Klosi.

5 Komente

  1. 6
    65

    Aty është bashkë me të birin mu në mes të Tiranës. Vrau?! I lumtë nëse askush nuk ka gjak për të larë! Po të kishte pasur drejtësi ky popull nuk do kishte hakmarrje. Dhe hakmarrja në një vend ku ligji nuk ka egzistuar kurrë, është më e shenjtë se Bibla dhe Kurani bashkë. Gjakun e djalit tim nuk ja kërkoj Altin Dumanëve që të tallin lesht, por shkoj në hell motërqirin që lau duart me gjakun e tij dhe i bëj atë që çdo motërqiri tjetër që i ngjan të lemeriset dhe të mos i shkojë mendja më.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejt e ke o 65

      Si mundet qe ta lexojne Dumani dhe batalioni i tij kete koment?! Spak duhet shkrire, dhe prokuroret e tij te zbohen nga Shqiperia si vegla te Sali kafshes.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Regjimi narco-stalinist i EdRames per vite tani mbron nje krim shteteror, edhe pse ai ndodhi ne nen regjimin komunist te bishes malok Berisha. Perse, qeveria aktuale e ketij regjim perpiqet te fshehe te verteten e akuzave te familjareve te vrare nga diktatura Berishjane!? = Pse, thua valle EdRama mbron Berishen e dashnorin e Cadres Basha!

        Përgjigjjuni
      2. N
        Ndoci

        a more bythlepires i rames.. cfar programimi ka pas... ate dite rama e kuptoi qe protestat jan kot nqs nuk ka konfrontim qe te justifikoje levizje me te ashpra..

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Keqardhje për jetët e humbura,shkuan në protestë për zullumin e qeverisë në atë kohë në lidhje me korrupsionin,por nuk e menduan që do mbeteshin të vrarë atje. Mjerë populli shqiptar që nuk e ka gjetur të drejtën e tij në këto vite demokraci totalitare. Spaku le të merret me këto vrasje shtetërore si fillim dhe më pas të vijojë me korrupsionin e qeveritarëve,apo politikanëve etj. Të marrin dënimin e merituar ata që kanë bërë vrasje shtetërore duke përfshirë dhe Gërdecin me 26 viktima.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje