Gazetari: Pse Berisha përmend personazhin e Zaho Kokës në përplasjen me SPAK

21 Janar 2025, 14:55Politika TEMA
Gazetari: Pse Berisha përmend personazhin e Zaho Kokës në

Gazetari Lavdrim Lita shpjegoi përplasjet e kreut të PD-së, Sali Berisha me SPAK, duke marrë si shembull dhe deklaratat e ditëve të fundit.

Berisha ngriti pretendimet se në BKH është bërë një kallëzim penal nga ana e personit Zaho Koka për vëllain e kryeministrit Rama, ndërsa SPAK reagoi duke thënë se nuk ka asnjë kallëzim apo denoncim të tillë nga ndonjë Zaho Koka.

Sipas analistit Lita, Berisha i bën këto deklarata për të shmangur vëmëndjen nga çështja dhe akuzat ndaj tij për dosjen “Partizani” duke shkaktuar një mjegullnajë dhe shpërqëndruar vëmëndjen nga thelbi i faktit që ai është nën hetim bashkë me familjarë të tij.

“SPAK ka bërë minimumin e nevojshëm duke deklaruar se nuk ka një emër si Zaho Koka të regjistruar në dosje në Prokurori, por Berisha e di shumë mirë që ai është një personazh historik dhe e përdor për të aluduar.

Sigurisht, ai e bën këtë për të krijuar mjegull dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga dosja e tij. Sepse në daljet publike të zotit Berisha flitet për çdo gjë, përveç dosjes së tij, ku ai është nën hetim, bashkë me shumë zyrtarë të PD-së dhe familjarë të tij”, tha Lita në Euronews Albania. 

Analisti Lita shpjegoi dhe historinë e personazhit Zaho Koka.

“Zaho Koka është një personazh historik shumë i njohur për ata që janë të apasionuar pas historisë, pasi ka qenë një partisan që bënte gili-vili em femrat partizane në mal dhe u vra për çështje morale nga vetë partizanët në jug të Shqipërisë.

Zoti Berisha e përmend këtë figurë për të dhënë mesazhe dhe për të aluduar për histori të tilla, duke kërkuar të politizojë ngjarjet që ai mendon se disponon përmes fashikujve të dosjes ‘Toyota Yaris’ dhe dosjeve të tjera, ku përfshihen politikanë, zyrtarë të PS-së, ish-bashkëpunëtorë të BKH dhe prokurorë të sistemit të drejtësisë”, tha Lita.

7 Komente

  1. b
    birrish Prostituta e peshtirre e Shqiptareve

    imagjinoni cfar tru muti qarkullon haleve medie ; Bejne lajm, objekt zhurmues ne opinion gjithcka pjerdh nga goja KERMA KOMBETARE !

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Lavderim Liten e ka qire ne bithe Fahri Balliu.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Riku!

      Zao Koka nuk u dënua. Ramize Gjebrea u pushkatua, mbas një gjyqi partizan. Zao, që e donte, u dëshpëruar së tepërmi dhe në një betejë me armiqtë, luftoi si luan dhe ra heroikisht.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xy

        Gili-vili i p… asaj që të polli b*th q*r lulishtes…ku në p… të asaj që të polli e gjete këtë histori …?! …kërmë e qelbur ptu ndyrësirë

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          O gazetar I pistë Liti?! Ja e vërteta: Zao Koka nuk u dënua. Ramize Gjebrea u pushkatua, mbas një gjyqi partizan. Zao, që e donte, u dëshpëruar së tepërmi dhe në një betejë me armiqtë, luftoi si luan dhe ra heroikisht.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martini

            Sa per dijeni, Heroi i Popullit Zaho Koka nuk eshte vrare nga partizanet, ai ka rane deshmor ne luftime me nazistet gjerman, prane nje kishe ne Vuno.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mali i Çikës deshmimtar i të vërtetës

              Sa ulet vleta dhe intelekti i njeriut qoftë ky edhe një gazetar si puna e këtij Liti që ja fut kotë vetm për të bërë lajmPo pyet more idiot para se të shkruash se kush është Zaho Koka.Edhe një fëmijë shkolle do të kishte thënë se ZahoKoka është hero i popullit dhe se ka rënë në betejë duke luftuar trimërisht dhe jo si e kanë qejf të ndryshojnë historinë eLNÇL,bashkpunëtorët e nazifashizmit Balli dhe Legaliteti një prej të cilëve mundet të jesh edhe ti artikullshkruesi sigurisht pinjoll i të parëve të tu.Po është e vërtetë që ai ishte i dashuruar me Gjebrenë por ajo ra viktimë e obskurantismit të kohës dhe u dënua për prishjen e moralit partizan dhe kjo e rëndojë shumë ZahoKokën në anën shpirtërore por jo more tutkun ai nuk bënte gili vili me partizanet që edhe këtë e thua për të ulur figurën e grave dhe vajzave që u rreshtuan përkrahë me vellezrit partizan dhe ato luftuan me trimëri dhe dihet që shumë kanë rënë në fushën e betejës .dhe sot nderohen e kujtohen në çdo përvjetor të dëshmorëve të Atdheut.Ju analist apo gazetar qofsh në se e ke bërë nga padija kët gafë do të ishte reflektim në se do të kërkonit falje spse të afërmit e heroit me siguri janë ndier të fyer ngs një shkrim i tillë duke e basarduar të vërtetën historike .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje