“Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon”, Zef Brozi: Zvarritja e hetimeve mbron krimet e Berishës

21 Janar 2025, 16:40Politika TEMA
“Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit

Akt terrorist i quan 4 vrasjet e 21 janarit, Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri.  Brozi shkruan në Facebook, se pandëshkueshmëria dhe padrejtësia për 21 janarin ende po vazhdon.

Dosja prej 6 muajsh është në duart e SPAK, por sipas Brozit po zvarriten hetimet për urdhërdhënësit kryeministror të këtij akti terrorist.

Brozi shton se kjo zvarritje dëshmon se ka ende prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë krimet e Sali Berishës.

“Sot në 14-vjetorin e 21 Janarit 2011 kur shteti Berishian vrau 4 protestues e plagosi dhjetëra te tjerë, për turpin dhe korrupsionin e gjykatave dhe prokurorisë, Pandëshkueshmëria dhe Padrejtësia vazhdon.

Vonesat dhe zvarritjet që SPAK po bën me hetimet e Urdhërdhënësit kryeministror të këtij akti terrorist dëshmojnë se akoma ka prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë krimet e Sali Berishës”, shkruan Zef Brozi.

Sot shënohen 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj më 21 janar 2011 në Bulevard. Dosja po hetohet nga SPAK, që do zbardhë edhe rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, por ende nuk janë marrë në pyetje. 

6 Komente

  1. D
    Djti

    Zef ke plotesisht te drejt,e kam thene e shkrujt disa here,mbi gjysma e prokuroreve te Spakut jan berishist.Kujtoni se prokurori i Spakut qe ka dosjen e 21 Janarit e kundershtoj me force ne gjykaten e lart dergimin e saj ne Spak. Tani si mund ta hetoj ky kete qe e kundershtoj me force ne gjykaten e lart? Kjo eshte tallje me shqiptaret.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miku i madh SHaBAni

      Ti thua se SPAK mbron Berishen? Po' SPAK-un e komandon amerika, si eshte e mundur?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull dil ne protesta, nuk mbledh mendjen Rama

        Amerika duket se ka humbur rrugen per vehte. Nuk pjerdh per ne. PS duhet te humbe zgjedhjet nese nuk riveton prokuroret e korruptuar te Spakut. Ne skemi te hame buke, nderkohe qe qente e saliut ne Spak hane e pine per qejf dhe bejne plazh ne vilat e tyre ne bllokun e udheheqjes berishiste ne Gji te Lalezit. Populli duhet te beje me Bllokun e Gjirit te Lalezit ate qe beri me Bllokun e udheheqjes ne 1991. Ta shkaterrojme folene e qelbesirave te Saliut dhe Spakiut qe po na pine gjakun edhe pas 34 vitesh. Mos ishte me mire me Enverin se sa me Saliun? Duket qe POOOOOOOOOO !

        Përgjigjjuni
      2. E
        Eshte koha te shkrihet Spaku

        SPAK eshte vertete organizate me prokurore te korruptuar. Cfare ndryshimi kane organizatat kriminale qe Spak heton nga vete Spaku? Asnje ndryshim ne permbajtje, vetem ne forme ndryshojne. Kriminelet e sigurojne vete buken e gojes, ndersa Spak ha djersen e popullit fukara, qe i mbeste ne gryke. Dhe, Spak e kemi krijuar si institucion, kriminal defakto, te ligjshem dejuro me Kushtetute! Prandaj po vdes demokracia jone per te cilen shpresuam aq shume per dekada. Spakistet me vila ne plazh dhe nga tre shtepi, njesoj si kriminelet, apo jo?!

        Përgjigjjuni
        1. d
          drini

          a nuk behemi ne jo o vllezer kto jan te gjithe gjak pires nuk duan tja din per ne popullin e shkrete jo qe ja qifshim te gjalle e te vdekur ketyre palacove

          Përgjigjjuni
          1. M
            Messerschmitt

            Zef ti nuk ke fytre te flasesh per drejtesi ....sepe ke qene ti dora vete qe ke le leshuar killer e vrases vetem se te kane fol anglisht. Vetem se ti je gjakdhjer gerrki malesh por rriten femije jetim ne shqiperi.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje