Dëshmia e dhënë dje nga ish-prokurori Ervin Karanxha i dosjes “21 Janari”, si pjesë e grupit hetimor më 2011, ku dha detaje në një rrëfim për REPORT TV, duhet të jetë edhe baza e rihetimit që po bën SPAK aktualisht.
Kështu mendon juristi Kreshnik Spahiu, i cili konstatoi gjithashtu se nuk guxohet që t’i hyet me thellësi këtij hetimi dhe të thirren apo kërkohen prova për Sali Berishën, Lulzim Bashën apo dhe Edi Ramën për atë ngjarje. I pari si kryeministër në atë kohë ku ndodhi krimi i cilësuar shtetëror, i dyti si ministër i Brendshëm dhe i treti si organizator i protestës.
“Do përpiqem të them ca gjëra, që ndoshta në 14 vite nuk janë thënë. Unë do ftoja të gjitha mediat dhe publikun, që sot të lexojnë dëshminë e ish-prokurorit të çështjes Ervin Karanxha.
Nuk kam dëgjuar kurrë një person dhe individ të lidhur drejtpërdrejtë me çështjen, që të zbardhë kaq shumë, të paktën kronologjinë e çështjes. Në dëshminë e tij do gjeni të paktën përgjegjësinë e disa institucioneve dhe personave për moshetimin e ngjarjes.
Tek kjo dëshmi Prokuroria, pra SPAK, mund të bazohet për rihetimin e çështjes. Prokurorët e sotëm të dosjes mjafton të pyesin prokurorët e asaj kohe, të hetimit për çështjen, për ta hetuar rastin tani dhe për të mbledhur informacionin e nevojshëm”, shprehet Spahiu në emisionin “REPOLITIX”.
Në panel u vu në dukje se edhe Altin Dumani, kreu i SPAK ka qenë pjesë e Prokurorisë së Apelit në atë kohë. Spahiu sqaron për publikun se magjistrati e kishte kryer detyrën e tij.
“Altin Dumani në çështjen që ka mbrojtur në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë ka kërkuar akuzë më të rëndë, vrasje të cilësuar, që u rrëzua nga Apeli dhe s’u pranua nga Gjykata e Lartë. Dumani ka qenë në rregull me atë që ka kërkuar edhe publiku, që kërkon edhe përgjegjësit për vrasjet”, nënvizon juristi.
O njerz:A nuk e kuptojme qe 21 Janari nuk do te zbardhet kurre nga prekuroret tane te SPAK.Pavarsishte se ata nuk shprehen,ata ne heshtje jane te kercenuar me jete jo vetem me koken e tyre por me fare e fis.Kete e zgjidh vetem nje prokurori e. huaj dhe keta te mos dihen nga jane e nga vijne por te jene anonime.Kjo ka nje eksperience te vrasjes te Kosta Trebickes me ate ekspertin amerikan qe doli ne konkluzion sikur ekspertizen e beri Sali Berisha.N.qs se nuk i pranon ligji parlamenti duhet te hartoje nje tjeter.SPAKU te meret me tendrat dhe me kryetaret e bashkive kush mer ndonje arke me peshke ose ndonje liter vaj ulliri.
Ti urdhra ke mar nga Berisha, aty ku je azil apo kerkoesh per nxitje racizmi.
Pae duhet te botohen opinionet e faqeziut qe jeton ne emigracion!?
Prandaj sali gjakatari e shan dhe nuk lë fjalë pa i thënë SPAK dhe zotit Dumani. Shau si deshi dhe sa deshi ish prokuroren e nderuar të asaj kohe, znj Ina Rama dhe ish presidentin e vendit, ku të parën e quajti "lavire bulevardi" dhe të dytin "horr bulevardi".Vrasësi i protestuesve të pafajshëm është krekosu kër këtë akt barbar dhe ka deklaruar publikisht se në nje rast tjetër si kjo protestë, do të vriste edhe 400 protestues, midis të cilëve edhe Edi Ramën. Saliu është satrap, bandit, vrasës komunitoterrorist dhe drejtësia nuk ia hap hetimet për këtë përnindësh të pacipë, që na kërkon të rivijë në skenën e pushtetit. Dëmet, që i solli ky bandit Shqipërisë, nuk ia ka sjellë asnjë pushtues në tërë historinë e luftrave që nga krijimi. Posht krimineli sali banditi dhe banditët e tij! I mbuloftë turpi i zi ata dhe ato, që i venë pas këtij ndyrësire, që e mbështesin dhe që e votojnë!