“Nuk e di se si kam mbërritur në QSUT”, deputeti i PS-së kujton 21 janarin 2011: Pas pushkatimit, gjatë mbrëmjes nisi gjuetia e dëshmitarëve

21 Janar 2025, 16:58Politika TEMA
“Nuk e di se si kam mbërritur në QSUT”, deputeti i

Deputeti socialist, Erion Braçe ka kujtuar ditën e tragjedisë së 21 janarit 2011, ndërsa 14 vite më parë ishte pjesë e protestës.

"Mbaj mend pushkatimin e njerëzve, i vetmi imazh dhe gjithë reagimi, nuk e di se si kam mbërritur në QSUT në kushtet e një represioni që filloi dhe vazhdoi gjithë mbrëmjen me një gjuetie kundër dëshmitarëve të asaj ngjarjeje.

Më është dashur të komunikoj me shumë njerëz për shkak të plagosjes së një burri, ishte nga Berati, ai ishte nën përgjegjësinë time, ishte tek pema ku u vra Hekuran Deda.

Zoti e ruajti që plumbi të mos ishte në zemër por në krah, ndodhi edhe pushkatimi edhe gjueta e dëshmitarëve. Unë kam disa ditë të vështira, por kjo është më e vështira, sepse kisha përgjegjësi për njerëzit, zjarr luftarak thotë ai tipi në regjistrim", tha Braçe në “Shqipëria Live”. 

Sot bëhen 14 vite nga vrasja e katër qytetarëve të cilët atë kohë protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë, ndërsa PD-ja dhe LSI-ja qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha.

Familjarët e 4 viktimave të 21 Janarit akoma sot presin drejtësi.

Të vetmit të dënuar për këtë krim të 13 viteve më parë janë ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi me një vit burg dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg. 

Tashmë çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për të hetuar dhe vënë para drejtësisë autorët e një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në vendin tonë.

 

4 Komente

  1. J
    Jugu

    Ik more kone qe do te behesh deputet perseri. Shko bej no nje pune te hajrit se mbete zvarranik dhe deputet tere jeten. Jeni mere te urryer.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Al

      Lere konen ti kari po keta qe u vrane e di kush I vari e pse nuk jane ne burg? Apo Po shave bracen nuk kane faj keta te tjeret? Prandaj s’behet ketu se Karave si ty ua marrin mendjen me shashka..

      Përgjigjjuni
      1. U
        Une.

        Kush Ben faj nje dite do ta paguaj.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Abazi

          Nuk ka kohe Spak te meret me ceshtje te ketilla.Po meret me kryetaret dhe ish kryetaret e bashkive duke i denuar me arsyetimin shperdorim detyre.Kur te mbaroje me keta do te filloje me cobanet neper fshatra se dhe ata futen ne kete nen:perse nuk i cove lopet ketej dhe nuk i cove andej.Me duket se po punojne me plan si ne kohen e Enverit sa do te denojne ne muaj dhe ata te fuqishmit i lene menjane.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje