Zgjedhjet e 11 majit - Celibashi: Vota e diasporës 100% e sigurt, fleta jepet në dorë ose kthehet në KQZ

22 Janar 2025, 09:40Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit - Celibashi: Vota e diasporës 100% e sigurt, fleta

Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se procesi i dërgimit të fletës së votimit është “100% i sigurt”.

Celibashi tha në emisionin “Zëri i Diasporës” në RTSH 24, se vota do të dërgohet përmes shërbimit postar rekomande, një shërbim postar që ofron një nivel të lartë sigurie.

Kreu i KQZ-së theksoi se shërbimi postar ka detyrimin që fletën e votimit ta dorëzojë në dorën e individit personalisht, jo te ndonjë familjar. Në rast se diçka e tillë nuk ndodh, fleta e votimit rikthehet sërish në KQZ.

“Kjo është e sigurt 100%, sepse fleta e votimit do të dërgohet me postë-rekomande nga KQZ për këdo votues.

Operatori i shërbimit postar që besoj se do të jetë një nga emrat ndërkombëtarë të postës, ka detyrimin ta dorëzojë në dorën e individit personalisht fletën e votimit dhe pjesën tjetër të dokumentacionit.

Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, fleta e votimit do të kthehet sërish në KQZ. Pra nuk mund t'ja lërë fletën e votimit një familjari”, tha Celibashi.

5 Komente

  1. E
    Emigranti

    Dmth, shërbimi postar nëse nuk gjen marrësin tja dorëzojë në dorë e rikthen zarfin........... . Kjo do të thotë se 30-40% e fletëve do të rikthehen .............. Në çdo banesë ka kuti postare. Pse nuk lihet zarfi në kuti?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sikur ke te besh me kalamaj qe s'kane pare poste m

      Ne qofter se postieri nuk te gjen ne shtepi, le nje leter dhe me ate duhet te shkosh ne poste me leternjoftimin me vete e te marresh zarfin, qe ta japin ne dore. Nqs nuk shkon brenda nje muaji apo sa eshte afati (qe e ke te shkruar ne shenimin e postes), posta e kthen zarfin mbrapsht. Keshtu funksionon posta rekomande ne gjithe boten

      Përgjigjjuni
    2. s
      shqip

      Po, të paguaj edhe postën që t'ju siguroj ju dhe 14 brezat që vijnë pas. Yyy lipsu lanet. Ju dogj xhani për diasporën fëlliqësirave. Çfarë e pengonte shtetin e babales të bënte të mundur votimin e emigrantëve që para 25 vitesh ? E dyta. Ku rruhesh ti o Qeli@ar, ti me Edvin Karzain, me Sali kërmën, bashkë me Dulet e me Idriz çamin që i digjet shpirti për Gumenicë . Apo Mediu që s'ka fare parti, dhe bën sikur është kryetar. Kryetari sumës . Ça do ndryshojë në fund të fundit ky votim leshi ? Ju do jeni aty, ndërsa emigrantët do rropaten andej, nga janë e nga s'janë. Ça do përmirësohet nga ky votim ? Tokën e zanun nuk e liron as ti, as Ramiu dhe as Saliu. Të vij për pushime, ku? Rërën e ka zënë Tarzani me shkop . Rrugët e lagjes janë tmerr, rrinë makinat në radhë për dy e për tre. Kurse polic koqja shikon mos kapi ça t'kapi. Ndonjë viktimë që vjen nga jashtë, dhe ka frikë të kollitet se mos prish qetësinë. Ik o car, ti dhe siguria jote 100 %. Siguroni jetën e njerëzve, se është bërë si ke tregu ku theret gjëja gjallë.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Vota e diaspores 100 per 100 e sigurt per pushtetin hajdut te ripjelljes.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kalec Dega

          Rama mezi po pret te votojne Diaspora! lol.... ene Berisha, patjeter..... sa kane aplikiar? ..... aha, me shume refuzuar, lol albanistani ne zgjedhje .... per Partine e Enver.... lol

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje