“Turizmi kali ynë i betejës”, Rama në Davos: Europa të heqë dorë nga burokracitë, duhet ta bëjë kontinentin më të lirë!

22 Janar 2025, 14:41Politika TEMA
“Turizmi kali ynë i betejës”, Rama në Davos: Europa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos, i pranishëm në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”, u shpreh se industria e turizmit është “kali i betejës” për zhvillimin e vendit.

Ai theksoi se turizmi ka sjell një zhvillim në të gjitha aspektet.

“Turizmi për ne është një industri që po e ndërtojmë dhe nga e cila po shohim një zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet. Turizmi është kali ynë i betejës”, pohoi ai.

Rama ka folur dhe lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë në Arabinë Saudite, duke thënë se janë vende prej të cilave mund të mësojmë shumë.

Rama tha gjithashtu se Europa duhet të shkurtojë burokracitë, të jetë më e lirë dhe fleksible.

“Doja të shtoja diçka që mendoj se është e rëndësishme lidhur me këtë. Kemi disa avantazhe që jemi pak pas për tu rritur e zhvilluar nga ato që kanë bërë të tjerët. Për shembull, Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit janë një vend i jashtëzakonshëm prej të cilëve mund të mësosh.

Dhe sapo mëson për mënyrën sesi bëhen gjërat, mëson se përtej miteve dhe stereotipeve, ata po investojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në dije, në arsimim në nivelin më të lartë. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë në një nivel tjetër. Po angazhojmë arkitektë të jashtëzakonshëm nga bota dhe po u japim jetë produkteve arkitekturore që nuk i gjen në rajon.

Kur e krahason me Europën, Europa është e bekuar nga e shkuar e lavdishme.

Problemi i Europës sot është të ndajë mendjen dhe të fillojë të shkurtojë burokracinë, ta bëjë kontinentin më të lirë dhe fleksibël”, tha Rama.

5 Komente

  1. E
    Edi

    .. do ja jepke me 0% takse per resorte Sazanin dhendrit e???? Haram e pac cdo gje! E shitet Shqiperine dhe nuk do paguajne as taksa Kushner

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lere, u bëmë te pasur tani

      Pra Kali i Edi Ramës e ka emrin Turizëm. Që perkthehet: Te gjitha mmunat banakierë, gocat kamarjere, burrat kuzhinjerë, dhe gratë pastruese hotelesh. Keto janë vender e punës që promovon Qeveria. Perveç vendeve te punës ne ndertim dhe në shtrimin e rrugëve.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Soni

        Ne prone te babait...keto jane para te humbura kur mund te mbushnin buxhetin...kush vjen investon se ka problem te paguaje dhe taksat. Nderkohe financimi per shendetesin eshte sa gjysma e Bosnjes.

        Përgjigjjuni
        1. D
          D. Pavli i shastisur nga habia

          Kape ndonje gjë o shoku Nastradin I Kryeministrise ne Davos? Apo Noc Rrokun si gjithmonë. Të tjerët u kthyen me plot projekte ti vazhdon batuta keshillimore per mbarevajtjen e Evropes. Ske faj ti mor klysh ne Shqiperi kame ngelur vetem bythqiret spiunet shiksat dhe spermatozoidet e org baze. Ndryshe do te ishe betonuar tek kanalet e mutit me kohe.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Amnisti fiska per profesionet e lira qe nga periudha korones.Nese e premto n dikush do e votoj.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje