Cili është kryeministri dhe partia që duhet të drejtojë sipas qytetarëve të Tiranës

19 Mars 2025, 23:15Politika TEMA

Cili është kryeministri dhe partia që duhet të drejtojë

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit?

Cili është kryeministri dhe partia që duhet të drejtojë

41.7 % e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama.

Pas tij me radhë 19.4% Sali Berisha, 8% Adriatik Lapaj, 6.3% Agron Shehaj, 3.2% Arlind Qori, 1.2%  Endri Shabani, 3.5% të tjerë dhe  16.7% janë përgjigjur nuk e di.

Pyetja e dytë e këtij lloji:

Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?

 

Cili është kryeministri dhe partia që duhet të drejtojë

42,4% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 23,6% Partia Demokratike, 6.5% Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 5%, 3.1% Lëvizja Bashkë, 1.5% Nisma Thurje, 0.3% Djathtas 1912, 0,5% PSD dhe 16.7 janë përgjigjur nuk e di.

Cili është kryeministri dhe partia që duhet të drejtojë

 

Krahasuar përgjigjet e qytetarëve në Qarkun Tiranë me qytetarët në gjithë Shqipërinë për të njëjtat pyetje rezulton se Edi Ramën si Kryeministër dhe PS si partia që duhet të drejtojë vendin i preferojnë 1.3% dhe 1.1% më pak qytetarë në Qarkun Tiranë krahasuar me gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë lidhur me Sali Berishën si kandidat i preferuar për Kryeministër dhe PD si partia që duhet të drejtojë vendin nëse i referohemi të njëjtit krahasim Qark Tiranë dhe gjithë Shqipërisë rezulton se 0.5% më pak qytetarë e preferojnë Sali Berishën si Kryeministër ne qarkun Tirane dhe 0.5% e qytetarëve preferojnë më shumë PD si partia që duhet të drejtojë vendin.

3 Komente

  1. 7
    7 × 7 = 42

    Po ate euroatllantikun e madh Lul bythen nuk e keni dhiere fare , apo kot mut ai , si eshte e mundur nuk figuron gjekundi fare . Le qe Lulushi nuk fitoj kurre asnje gje vete vetem c'i dhuronte Saliu se vete asnje gje .

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Me nje fjale perbindeshi i vicidolit dhe Flamut Geringu me gishtin e mesit ngritur i kane hipur trenit te zhavorrit me trenist ne vagonin e pare Jenisherin drejt magazines se gerdallave hekurudhore ne Shkozet dhe me 11 maj 2025 ora 22.00 treni arrin ne Shkozet ,do futet ne magzinen e perjeteshme te rrangallave .

      Përgjigjjuni
      1. U
        Urrejtesi profesionist

        Une e gjej skandaloze dhe deludente dhe ate 19 perqindsh qe i japin antishqiptarit....mund te votosh kunder Rames, por te votosh prape Saliun nuk ka fjale

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje