Një lajm i shpërndarë pretendon se Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, ka mashtruar shtetin amerikan. Si argument jepej se Këlliçi ka nisur studimet universitare pa pasur një diplomë të shkollës së mesme. Faktoje verifikoi se ky lajm është i pavartetë, pasi mori edhe reagimin zyrtar nga Coppin University në Maryland, ku ka studiuar Këlliçi.
“A ka diplomë të shkollës së mesme Belind Këlliçi dhe a e ka mashtruar ai shtetin amerikan të Maryland, për t’u regjistruar në ‘Coppin University’, e më pas, edhe shtetin shqiptar për të kryer njësimin e diplomës?”
Kështu e nis artikullin investigues shqiptarja.com, që në mesin e fushatës elektorale publikoi katër artikuj që i quan investigues, me pretendimin se kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka mashtruar universitetin amerikan Coppin në Maryland, pasi ai nuk kishte marrë diplomë nga shkolla e mesme Harry Fultz.
Artikulli në fjalë pretendon se ka dokumentuar këtë shkelje, duke sjellë për publikun një letër të shkollës së mesme ku Këlliçi ka kryer studimet.
“Siç na u konfirmua zyrtarisht edhe nga Instituti “Harry Fultz”, edhe nga Ministria e Arsimit, Këlliçi nuk rezulton të ketë diplomë të shkollës së mesme, e për rrjedhojë nuk ka si të kryhet njësimi i diplomës universitare.” – shkruan artikulli i shqiptarja.com
Si provë për këtë pretendim, publikut i ofrohet dokumenti ku shkolla Harry Fulltz është përgjigjur, por pamja e përgjigjes nuk ofrohet e plotë.
Faktoje siguroi një kopje të përgjigjes së ardhur nga shkolla ku Belind Këlliçi ka kryer studimet parauniversitare.
Në përgjigjen e plotë, të cilën shqiptarja.com e ka mbuluar qëllimisht, shkolla i është përgjigjur interesimit të përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ku thuhet se Belind Këlliçi, në përfundim të klasës së 12-të, në përgjigje të kërkesës së tij për studime të mëtejshme në SHBA, u pajis nga shkolla me disa dokumenta të cilat listohen në përgjigje.
Letra vijon duke sqaruar se kjo është një praktikë normale e kësaj shkolle.
“Kjo praktikë është ndjekur në shkollën tonë nga shumë nxënës të dalluar të periudhës 1997-2005, të cilët pas 12 viteve shkollim në Shqipëri kanë ndjekur studimet e mëtejshme në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën Çeke, për motivin e pajtueshmërisë kurrikulare dhe të krediteve përkatëse”. – sqarohet në përgjigjen e shkollës Harry Fultz.
Por kjo pjesë e përgjigjes është mbuluar nga media, që e ka publikuar informacionin e shtrembëruar për kandidatin për zgjedhjet vendore. Sipas artikullit në fjalë, arsyeja e regjistrimit të Këlliçit në Coppin University në vitin 2005, është sepse vëllai i tij punonte në zyrën e pranimeve të studentit.
“Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes së tij, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme.” – vijon artikulli.
Në fakt, këto dyshime janë lehtësisht të verifikueshme. Mjafton të interesohesh pranë universitetit Coppin në Maryland për të kërkuar informacion mbi ish-studentin e tyre.
Faktoje bëri pikërisht këtë.
Në përgjigjen e tij, Universiteti Coppin në Maryland informoi Faktoje-n për procedurat që ky universitet ka për regjistrimin e studentëve që ndjekin procesin, siç ka vepruar edhe Belind Këlliçi.
Dokumenti udhërrëfyes i universitetit liston “rregullat për pranimin e studentëve të huaj”.
Sipas këtij udhërrëfyesi një student i huaj që aplikon për t’u pranuar në Coppin University për studimet bachelor, duhet të dorëzojë aplikimin me disa dokumenta, ndër të cilat:
Letra e shkollës Harry Fulltz ka sqaruar se e ka pajisur Belind Këlliçin me raportin shkollor me rezultatet përkatëse për katër vite, skeletin e kurikulës për vitet 2001-2005 dhe programet mësimore të detajuara për çdo lëndë si dhe vërtetimin për zhvillimin e programit mësimor në gjuhën angleze.
Informacionet e dhëna nga universiteti Coppin në Maryland dhe shkolla Harry Fultz në Tiranë tregojnë shumë qartë procedurën e përdorur për pranimin e studentit Belind Këlliçi në programin bachelor.
Në përgjigjen drejtuar Faktojes, Universiteti Coppin ka informuar edhe për studimet që Këlliçi ka përfunduar në këtë universitet.
“Sipas të dhënave tona, Belind Këlliçi hyri në Universitetin Coppin në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe u diplomua në nivelin Bachelor për Shkenca Menaxhimi në dhjetor 2008. Ai u diplomua me vlerësimin më të lartë “Summa Cum Laude”, që merret nga studentët që fitojnë të paktën 48 orë kredite në universitet dhe një mesatare kumulative të notave midis 3.75 dhe 4 në të gjitha lëndët universitare.”
— Universiteti Coppin në Maryland SHBA, 2 Maj 2023
Pas daljes së këtyre artikujve, Partia Socialiste e përdori këtë tezë keqinformuese të mungesës së diplomës, për reklamë negative të cilën e sponsorizoi si spot në mediat online. Nisur nga përgjigjja publike e shkollës Harry Fultz në Tiranë, dhe përgjigjes se Universitetit Coppin në Maryland, Faktoje e kategorizon si të pavërtetë lajmin dhe dizinformues lajmin në fjalë. (Faktoje.al)
Shpetuam edhe nga ky siklet. Gjithesesi i rrofte shkolla qe ka sepse i mungon zgjuaresija.
Belua paska mbaruar me resultate te shkelqyera , o kokequpet hajdute te hajdutit Rama , Ky qenka tamam jo vetem per Kryetar Bashkie por edhe per Kryeminsiter , se nuk mbarohet kollaj me rezultate te shkelqyera atje . Dhe sa per diplomen e Shkolles se Mesme , ajo nuk ka rendesi fare, sepse Univeristet Amerikane nuk e marrin fare parasysh ate diplome , por te kerkojne te futesh perseri ne provim per te dhene provimet e matures se shkolles se Mesme . Keshtu qe u mprehet kot o kperativistet e sherbetorit te Serbise, Rama hajdutit.
Filloi te laje mu.tin me shu.rre Kellici Universitetet e Amerikes jane te interesuar qe studentet e shkolles tyre te kene sukses, keshtu ata reklamojne shkollen, rrisin vleren e kolegjit.
Nuk e kuptoj kaq te veshtire e ka Kelliçi te na tregoje ndonje foto te bere para Universitetit ne diten e diplomimit, apo e kishte haruar aparatin fotografik….
nqs e ka diplomen perse nuk e paraqet por duhet stergjatur kjo histori?
Malo! Ai e ka paraqitur aty ku duhet dhe i eshte bere njehsimi nga institucionet e shtetit shqiptar. Si nuk ju ben pershtypje se edhe ne Shqiperi, edhe ne Amerike ka patur rezultate te shkelqyera. Vrapojne Carlo Bolinot qelbesira pas Evi Kokalarit, qe paguhet nga Rama dhe ramistet, dhe genjejne. Po Carlo, nje hajdut i ndyre i pasurise shqiptare, me keto gjera merret. Po shqiptaret duhet ti tregojne vendin Carlo ndyresires qe me 1 euro blen pronen e vendit tone.