![]()
Socialistët kërkojnë një mandat të tretë me anë të kryetarit aktual të bashkisë, Armando Subashi, përballë dy kandidatëve të Partisë Demokratike dhe të koalicionit Bashkë Fitojmë, në një zonë që është quajtur jo pa arsye “hambari i votave socialiste”.
Bashkia e Fierit numëron 167 mijë votues, gjë që e bën atë bashkinë e gjashtë më të madhe në vend dhe një zonë që tradicionalisht ka zgjedhur socialistët për të votuar. Kryetari aktual i bashkisë, Armando Subashi, i cili ka qenë më herët gjyqtar në Fier dhe deputet i Fierit, garon për një mandat të tretë pasi ka fituar zgjedhjet e vitit 2015 me lehtësi dhe ato të vitit 2019 me një numër jo të vogël votash në raport me rezultatet e PS-së. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, socialistët fituan 51 me 42% në territorin e Bashkisë Fier, gjë që sugjeron se nuk do të kenë shumë telashe as në zgjedhjet e 14 majit.
Partia Demokratike garon me Eriselda Çelajn, një ekonomiste. Koalicioni Bashkë Fitojmë garon me Edvar Kodhelin.
Para Subashit, bashkia e qytetit Fier u qeveris nga viti 2003 e deri më 2015 nga Baftjar Zeqaj i Partisë Socialiste ndërsa komunat përbërëse të Fierit janë kontrolluar në shumicë nga PS. P.sh., në zgjedhjet e vitit 2011, PS fitoi tetë nga dhjetë njësitë përbërëse të bashkisë së re, me përjashtim të Cakranit dhe Levanit.
Bashkia e Fierit shtrihet në 620 kilometra katrorë dhe gjendet në një zonë fushore në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë. Qyteti i Fierit nisi si një qytet tregu para Luftës së Dytë Botërore dhe u zhvillua si qytet industrial gjatë kohës së komunizmit. Pjesa më e madhe e industrisë së ndërtuar në kohën e komunizmit ekziston sot vetëm si karakatinë, të tilla si Termocentrali Fier apo Uzina e Azotit. Një rafineri nafte vijon të ekzistojë ndërsa zona naftëmbajtëse e Patos-Marinzës shtrihet pjesërisht në territorin e bashkisë Fier.
Zonat rurale të Bashkisë Fier janë pjesë e fushës së Myzeqesë, resursi kryesor bujqësor i Shqipërisë, për bimët e arave, blegtori dhe agroindustri.
Bashkia Fier disponon një vijë bregdetare që vijon nga grykëderdhja e Semanit në veri për në grykëderdhjen e Vjosës në jug. Bregdeti është i pazhvilluar për turizëm.
Nuk e kemi pare fare ne fushate ne Fier strategen me shkolle te mesme te leshelise ne Fier qe u be deputete akoma pa mbushur 18 vjece, me cv vetem pjesemarrja aktive ne haremin erotiko naziskin te Jales. Ka humbur sharebajga e Jales se na cante trapin cdo nate duke kakarisur ne ekranin e cim pordha qenefi tv me cipin e futur ne tru nga Nafije dybeku i leshitlikes.