
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët dhe përfaqësues të shtresës së ish të përndjekurve politik nga ku tha se do të shpallin Muze të Krimeve të Komunizmit burgun 313 në Tiranë, burg që gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve.
Po ashtu Bejko tha se vilën 31 të Enver Hoxhës do ta bëjnë qendër të edukimit dhe formimit për kujtesën e komunizmit. Po ashtu, kandidati demokrat tha se Bashkia do të krijojë një aplikacion guidë të vendeve të kujtesës në Tiranë që t’iu shërbejë si turistë të huaj ashtu edhe qytetarëve shqiptarë.
“Ne do ta shpallim muze vendin e vuajtjes së dënimit në burgun 313, ndërkohë që vilën 31 të Enver Hoxhës do ta bëjmë qendër të edukimit dhe formimit për kujtesën e komunizmit. Më hollësisht do të rivlerësojmë emrat e të gjithë rrugëve dhe shkollave të kryeqytetit në bashkëpunim me grupet interesit dhe shoqërinë civile për të shkëputur simbolikat më të rënda të së kaluarës komuniste.
Do të memorializojmë kujtesën dhe krimet e komunizmit dhe vuajtjet në burgjet komuniste, vendet e internimit duke ngritur muzeun e krimeve të komunizmit në Tiranë për 32 vite nga klasa politike aktuale dhe ajo që ishte, kjo gjë nuk ndodhi, nuk e bënë, nuk donin.
Do të ngremë një park të tipit open air museum, për personat e zhdukur ose të vrarë në burgjet e komunizmit. Vilën e Enverit do ta kthejmë në qendër kreative për edukimin kundër komunizmit në Shqipëri dhe në oborrin e vilës do të vendosim një memorial në përputhje me ligjin numër 10 241/2010.
Do të krijojmë një aplikacion guidë të vendeve të kujtesës në Tiranë që t’iu shërbejë si të interesuarve turistë të huaj ashtu edhe qytetarëve shqiptarë. Do të përgatisim një projektligj për shtresën e ish të përndjekurve politikë, për banesat publike dhe shërbimet shëndetësore.
Si edhe do të ketë subvencione për udhëtimin e ish të përndjekurve politikë në transportin publik, të atyre të cilët nuk i kanë mundësitë për ta kryer një transport të tillë me shpenzimet e tyre. Ashtu siç është për veteranët e luftës, apo shtresa të tjera në nevojë në shoqërinë shqiptare. Kryetari i bashkisë nuk ka bërë asgjë nga këto, kuptohet se pse jo.
Sepse në fund të fundit ai rrjedh nga linja e xhelatëve dhe jo e viktimave të komunizmit. Ai ka lejuar që hapësira publike në kryeqytet të bëhet shesh i shfaqjes së simbolikave të diktaturës dhe të përdoret nga nostalgjikë të diktaturës, të cilët hyjnë dhe lëndojnë kujtimin e viktimave të regjimit”, u shpreh Bejko.
Pikat e programit të Roland Bejkos
1- Rivlerësim i të gjitha emrave të rrugëve dhe shkollave të kryeqytetit në bashkëpunim me grupet e interesit dhe shoqërinë civile, duke vlerësuar emërtimet e tyre me qëllim shkëputjen e simbolikave me të rënda të së kaluarës komuniste, në formën e memorialëve, pllakave përkujtimore të shpërndara në të gjithë territorin e Tiranës.
2- Memorializimi i kujtesës mbi krimet e komunizmit dhe vuajtjeve në burgjet e komunizmit, vendet e internimit, përmes ngritjes së Muzeut të Krimeve të Komunizmit në Tiranë. Ish godina e burgut 313, e ndërtuar nga italianët më 1942 ngjitur sot më Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve që vinin kryesisht nga kampet dhe burgjet e Shqipërisë.
3- Ngritja e një Parku të tipit “open air museum” në Tiranë (mbase diku tek Bulevardi i Ri) për personat e zhdukur/vrarë në burgjet e komunizmit.
4- Insistimi për kthimin e “vilës së Enverit” në një qendër kreative për edukimin kundër komunizmit në Shqipëri dhe vendosja në oborrin e vilë së një memoriali/monument/obelisk sipas Ligjit Nr. 10 241/2010.
5- Krijimi i një aplikacioni Guidë e vendeve të kujtesës në Tiranë
Për 48 vite dëgjuam vetëm partizanët, partizanët, partizanët! Ai ka qënë partizan, fëmijët e partizanit, prindët e partizanit, vllezëria e partizanit. Tani kemi 33 vite që dëgjojmë vetëm të denuarët politikë. Të denuarët politikë, fëmijët e të denuarve politikë, prindët e të denuarëve politikë, gjyshi dhe stërgjyshi i të denuarëve politikë, fisi i të denuarëve politikë. Jeni bërë shumë të të liq se komunistët. Po për Shqipërinë dhe shqiptarët, do të flitet ndonjë herë?
Qe te fitosh bashkine e Tiranes, sa gjysma SHqiperise, duhet te keshe mbeshtetjen jo vetem te njeres nga dy partite e medha, por te marresh ca dhe nga kundershtari. Sic duket Bejko po teston krijimijn e partise se tij.
Ky Bejko eshte me rrot kari se Salihu
babai im ka qene komunist dhe nena . nuk kane kryer asnje krim .dhe une do desha te isha i tille kur shoh se cbejne keta dhe ckane bere prinderit tane .respekte per djersen e tyre per ndershmerine e tyre per endrat qe nuk i realizuan dot plotesisht .sa per bejkon i them te mos e levize by....n nga nje karrige ne tjetren se ndodhin cudira.
Mos u merrni me legjendarin E.Hoxha, por merruni me salih karin dhe agush karin qe shkerdhyen pasurine e shqipetise.
ala ora ke emveri i paska ngekur ktyre nastradinave ? Po kush do me pjerdhe per Vilat e sish Komunizmit . Shko boj Vilat e salehut e ilir metaj ne Lalz ti mer ,me kompani ke Muzeu i Korrupsionit . Pellisni gjasme per Korrupsion ,nderkohe qe beni sikur se shikoni Muzeun e Korrupsionit ne Lalz . Ju nuk keni qen e sdo jeni kurr Politikane ,sepse keni 100 fytyra .
Emri i shkolles Ismail Qemali "do te nderrohet me "kanabis Lazarati".Sheshit 21 dhjetori do ti vihet Sheshi Lazarati.
Idiotike kur ish studenti kumunisti perbetuar fletë kundër kumunizmit që dha shkollimin dhe gjithaçka në karrier.A nuk ishte në eshallonet e vdekjes në viteet 96 -97 e më vonë apo e kur digjinin Shqipërinë kinse na qenka pasuri komuniste dhe ajo ishte pronë e shetit dhe kombit. Sa e pa logjikshme nga viti 1990 - 2023 e shëmtuat vendin me krime të pa për kinse ideoliginë komuniate e vetë kneei mbet ultrakomunist sepse Shqipëria ka kaluar shumë etapa historike para Jush o njerzë të fliqur dhe i ka mbijetuar.
O Bejkeeee trrruuuuuuu.....Ore po nuk je kryetar I te perndjekurve o mik.....3% do I maresh mos u merzit
Bejko po I ben sherbimin e radhes Erionkes....do ta votojne te perdjekurit....gje e zgjuar
Program qeverisës duam o rr…k…! Lëreni komunizmin më se lat nam..
Ky qenka idjot komplet,medet per kete mut vend !
O landi!Unë po të isha si ty nuk do ti futesha kësaj punë .Ti do jesh njeri publik por paraqitja nuk të ndihmon për këtë punë.Flet për 313 dhe shtëpinë e Enverit!Angazhim është ky?Ju të partisë demokratike 80% jeni sigurimsa dhe komunistë të Enverit.Do lodhesh kot dhe do diskreditohesh...
Roje per keto godina do te jete kokeshpulla Bejko, se per ciceron te ha mutin.