
Kryeministri Edi Rama ka folur për përmbytjet duke e konsideruar një nga problemet më të mëdha të kësaj kohe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme të botës.
I ftuar në “Wake up”, Rama tha se janë zvogëluar dëmet nga përmbytjet për shkak të punëve dhe masave që janë marrë.
Në rastin konkret Rama mori Shkodrën, ku u shpreh se qeveria ka bërë shumë punë në Shkodër, por jo në bashkëpunim me bashkinë, pasi sipas kryeministrit, Bashkia Shkodër është bërë pengesë për shumë projekte.
“Ka më pak dëme nga përmbytjet për shkak të masave që janë marrë. Përmbytjet janë një nga problemet më të mëdha të kësaj kohe. Ne në Shkodër kemi pasur një situatë barrikade.
Ne kemi bërë punë në Shkodër, por nuk ka qenë të lidhura me Bashkinë e Shkodrës. Kemi bërë rrugën Shkodër-Velipojë që ishte një kërkesë e kahershme. Rruga ishte copë-copë. Kemi bërë rrugën e Thethit.
Është një rrugë alpesh perfekt turistike. Po bëjmë rrugën Shëngjin-Velipojë, por janë vendime që s’varen nga bashkia, janë vepra që zgjasin, pengesa e bashkisë është e vazhdueshme. Bashkia nuk dorëzon letrat e shpronësimeve. Kemi dy ujësjellës dhe nuk fillon dot puna në Shirokë dhe Zogaj”, tha Rama.
Rama ka shënjestruar kreun e Bashkisë Shkodër, Bardh Spahinë duke thënë se është i vetmi qytet i papastër ku vazhdojnë të jenë të tejmbushur kazanët me plehra.
“Kemi bërë shumë gjëra të mira të paktën në bashkitë që ne drejtojmë qytete janë të pastër për fat të keq jo në Shkodër, ku ende vazhdojnë kazanët me plehra. Qytetet s’kanë problem me ujin e pijshëm. Ka akoma për të bërë, por nuk është gjithmonë më refreni do t’ju sjellim ujin. Tirana ka nevojë për më shumë investime”, është shprehur Rama.
shume e vertet eshte
Shkodranet nuk duhet te besojne genjehstrat e ketij hajduti, se ky te jep 1 dhe te merr 10-te. Rama eshte tipiku i hajdutit qeveritar. Ndaj Shkodra dueht ti japi shkelmin e para ketij bastardi qe te shpetoje Shqiepria pergjithmone nga banda e Hajduteve te Rames
dhe une se kuptoj sesi qytetaretce shkodres prap e votojn
shkodranet nuk duhet te ankohen te rama por te bashkia ku ato vet kan votuar
me pak pune jam e sigurt qe do ja dilni qe dhe shkodra te behet si gjithe qytetet e tjera
shkodra eshte nje ga qytetet qe ka patur vemendjen me te madhe te qeverisa rama e pavaresisht te gjithave akoma nuk eshte bere asshtu sic duam se per te ndryshuar ka ndryshuar
Une besoj se kesaj rradhe shkodra do votoj per partin socialiste sepse ata jan te lodhur dhe te zhgenjyer nga nongradat sepse nuk kan bere asnjegj per shkodren
Eshte lene ne harrese nga nongradat ndaj eshte katandisur ashtu
Shkodra kete vit duhet te jete e PS qe te zhvillohet
Shkodra duhet te votoje per partine socialiste padiskutim
Se per cfare shpronsimesh flet Kryeministri nuk e kuptoj?, e kane lene rrugen ne maje te malit. Aty besoj qe shteti duhet te jete pronar.
Edhe shkodra ka per te marre kthesen e madhe kete here... do te eci vetem perpara
Shkodra do te vtoj Benetin kete here... do te votoj zhvillimin
Shkodra nuk duhet te rri me ne ate llumin qe ka len mbas berisha