Rama nga Mati: Tani po sulmojnë këngëtarët që mbështesin Lalin. Ne mbjillnim pemë, ata u hidhnin benzinë!

3 Maj 2023, 13:08Politika TEMA

Rama nga Mati: Tani po sulmojnë këngëtarët që

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Mati sulmet që grupimi Berisha-Meta po u bëjnë artistëve të shumtë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama tha se e vetmja gjë që ju ka ngelur tashmë është të merren me këngëtarët, ndërkohë që do të fillojnë të merren edhe me pemët që mbjell Veliaj në Tiranë.

“Kanë filluar tani sulmin ndaj këngëtarëve që dalin e mbështesin Lali Erin. Imagjino merren me këngëtarët! Prisni kur të fillojnë të sulmojnë pemët meqë i mbjell Lali Eri apo Goni apo tjetri. I kanë sulmuar pemët edhe më parë kur ne ishim në bashki bashkë me Belindën. Në atë periudhë kur erdhën në qeveri na shkulnin pemët. Ne mbillnim pemë, ata shkonin e u hidhnin benzinë pemëve. Këta janë ata, kështu kanë qenë gjithmonë”, theksoi Rama.

2 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Ky eshte hajdut i mire, mbjell peme dhe vjedh parate e taskave te Shqiptareve

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Amon te kam rixha o Mero nxirre nje here Strazon me patllake ne brez , me republike ne koke si kaubojsat e perendimit te larget duke penguar ndertimin e kendit te lodrave per femijet tek parku i madh i liqenit ne Tirane. Poze ekzemplare taman si Ded Go Luli por me koken poshte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje