
Kandidati i lëvizjes “Bashkë” për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Arlind Qori, deklaroi në emisionin “Open” se rezultati që do korrë në zgjedhje forca politike që ai drejton do jetë “mbresëlënëse” dhe se “do habisë shumëkënd”.
Arlind Qori shtoi se qytetarëve “u ka ardhur në majë të hundës nga 30 vite qeverisje pa vizion dhe korruptive”.
Ai shtoi më tej se nuk do thotë se i janë vjedhur votat “edhe sikur në votime të marrë 5 vota”, teksa vijoi duke thënë se idetë e programit të partisë së tij janë materializuar në shumicën e vendeve të Evropës.
“Unë besoj shume te ndërgjegjja e çdo qytetari se do votojë më të mirën për të ardhmen e qytetit. Është hera e parë që hyjmë në zgjedhje. Nëse do vinit një ditë me mua derë më derë do vini re se situata është optimiste. Nuk dua ta ekzagjeroj por dua të flas për mundësi të cilat besoj se janë. Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga 30 e kusur vjet nga qeverisje pa vizon e korruptive. Idetë tona shkojnë në përputhje me atë që duan qytetarët.
Klasa politike është në kalbje e sipër. Sa vjen e thellohet edhe pakënaqësia e qytetarëve ndaj tyre. Rezultati ynë do habisë shumëkënd. Kam bindje se kjo do ndodhë dhe rezultati do jetë mbresëlënës. Në çdo tavolinë numërimi do kemi vëzhguesit tanë, kemi numrin e mjaftueshëm të aktivistëve në kuptimin e parë të fjalës. Jam i sigurtë se Lëvizjes Bashkë nuk do i vidhet asnjë votë. Unë besoj te përgjegjësia politike. Një parti nuk mund të fshihet nga përgjegjësia. Edhe nëse marrim vetëm 5 vota, nga unë nuk do dëgjoni që na i vodhën zgjedhjet. Çdo qytetar që e shet votën e konsideroj si dështim personal që nuk kam arritur të bind një qytetar. Shitja e votës bëhet për 50 euro zakonisht. Nëse nuk bindim dot njerëzit që ato 50 euro nuk vlejnë, është faji ynë.
Po të lexonit programin tonë për Tiranën, idetë janë të materializuara në shumicën e vendeve në Evropë. Në këtë kuptim, programi ynë është materializuar në këto vende. Nga ana tjetër kur them se do hetojmë kullat i referohem një ligji aktual.
Unë mendoj se vota jonë do jetë transversale. Partitë e vjetra nuk i kanë votuesit e tyre si patate në thasë. Qytetarët janë të lirë për të votuar dhe zgjedhin. Veliaj ka 8 vite që bën të njëjtat premtime, është një kryetar bashkie qesharak përveç se i korruptuar. Këlliçi kërcet fishekzjarrë në ajër dhe doli më i majtë se ne me premtimet e tij. Veliaj ka ndërtuar 14 shkolla të reja, jo 40 shkolla. Dy rivalët e mi janë hiçër në kuptimin politik. Mendojini të dy pa partitë e tyre, as votat e familjarëve të tyre nuk do merrnin. Janë nulitete intelektuale dhe kanë fatin që janë të preferuarit e padronëve të partive të tyre”, u shpreh ai.
po kur bo ene ky nastradini si me ken noj far politikani haaaaaahahahahahahahahhaah
Vetem nje person me ndjenja inferioriteti i ben kete postime, ska gje, nje dite do piqesh... :D
Brava
Bukur Arlind ,jam me ty.Edhe une mendoj se do kesh nje rezultat surpriz.Boll me hajdutet 32 vjecar.UROJ ME TE MIREN PER PARTINE TUAJ.
Pse ja shkruani mbiemrin gabim ketij zylos....e ka QORRI, QOOORRI...
Ky Qorri mendon se, politika, është punë qorrash. Ik o Qorr, merru me ndonjë qorrllëk tjetër.
Te lumte Arlind, me ne fund i afrohen politikes njerez me integritet!
Uuu Eva pelqen Enverin sa turpe
Pa u zhduk sala veshtire do e kesh arlindo
Ka ardhur koha, madje jemi te vonuar, per ti thene stop ketyre hajduteve hipokrite te tipit Veliaj, qe fshihen pas nongratave, por qe jane njesoj te keqinj si ato. Arlington Qorri eshte si Aleksis Cipras ne Greqi qe shkuñdi nga gjumi ku e kish futur korrupsioni klasen politike greke. Te pakten kush I thote vetes I majte duhet te votoje per te.
Vetem qorrat do votojne per ty mor RRK.
Po bole fishkur po pak vuajtem me Enverin tani na duhesh edhe ti nje komunist i viteve 2023 shko kalo malin eshte nje krahine kosovo i thone shko atje se ke nje komunisto bolshevikel qe i mashtroje te gjithe beri bashkim kombetar luftoje korrupsionin dhe nuk pranoje association per flamurin lere fare . Ti je komplet i shpifur psikopat Qorri ke mbiemrin qorre je nga syte
Arlind Qorri thone se eshte djali i Gramoz Rucit me nje nga te dashurat e shumta te tije. Prandaj Gramozi ka Experince si Spiuni i vjeter Komunist Fanatik. Arlind Qorr thirre babane biologjike ne fushate. Populli thote kopilat dalin te zoooot.
arlind ti je nje djale i mire nje ze i paster .problemi yt i vetem eshte qe ndodhesh ne nje fushe kunder mesit dhe ronaldos .dhe megjithese do humbesh pjesmarja do te beje shume mire .betejat politike nuk gdhenden ne gure por ne plasteline .kije parasysh kete .nje leter e bardhe nuk e fshin dot nje fasade te zhgaravitur .une te uroj gjithe te mirat per cka perfaqson .uroj te mbetesh ketu ku je dhe te fitosh perdite e me shume perkrahje .dhe te jesh i vemendshem e te mesosh nga mesi e ronaldo me te cilet ke fatin te perballesh .suksese
Per fat te keq ka shume injorant qe e kane te drejten e votes .
Bravo Arlind Ti na jep shprese qe ka dhe njerez me integritet qe punojne per kete vend. Te uroj vetem suksese