Rama vlerëson Veliajn: Jemi në simbiozë të plotë, 'Lalit' nuk i mungojnë kurrë idetë!

3 Maj 2023, 10:34Politika TEMA

Rama vlerëson Veliajn: Jemi në simbiozë të plotë,

Kryeministri Edi Rama e cilëson të shkëlqyer bashkëpunimin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një intervistë për emisionin “Wake Up” në Top Channel, Rama tha se Veliajt nuk i mungojnë kurrë idetë dhe propozimet, ndërsa shumë prej projekteve i bëjnë bashkë.

Lali Eri ka lindur me këmishë sepse së pari, është themelore për një kryetar bashkie dhe një bashki që të ketë derën e hapur dhe disponimin e qeverisë qendrore për t’u ulur, diskutuar për projektet e për të marrë mbështetje. Në këtë aspect, mbështetja dhe mirëkuptimi nuk ka munguar kurrë.

Së dyti, unë jam kryeministër, e kam bërë edhe kryetarin e Bashkisë, dhe e kam në gjak atë eksperiencën e kryetarit të Bashkisë. Duke pasur në gjak këtë eksperiencë, duke pasur në gjak Tiranën, sigurisht që jo vetëm mbështes Lali Erin, por edhe e nxis shume, ndaj jemi edhe në simbiozë të plotë, që na jep mundësi të bëjmë gjëra.

Gjërat që bëjmë, i bëjmë bashkë. Ai sigurisht ka detyrën të mendojë 24 orë për Tiranën, të jetë proaktiv në qasje, të vijë me propozime, që nuk i mungojnë me thënë të drejtën, dhe sigurisht është një bashkëpunim shumë i suksesshëm”, theksoi Rama.

13 Komente

  1. t
    titi

    te 2 shume te mire jan

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Lali Eri ne shume aspekte, eshte me produktiv se Edi Rama. Erjon Veliaj ne debate eshte i paarritshem, eshte ne dijeni te cdo aspekti te Tiranes, i palodhur. Do behet nje Kryeminister me i mire se Edi, ka nje qetesi dhe siguri te rralle. Edin e nevrikosin edhe gazetari me palaco, Erjoni i ve perpara me fakte.

      Përgjigjjuni
    2. t
      tosi

      keto na e kan ndryshuar tiranen dhe bravo i qoft

      Përgjigjjuni
      1. y
        ylli

        dhe besoj se do te kemi dhe shume investime te tjera

        Përgjigjjuni
        1. n
          nga kryetar bashkie ne sulltan qeverie

          Vendi dhe demokracia eshte vonuar,per ta pare Erion Velin,ne krye te ketij shteti. Ka vepren,ka Trimerine e duhur per kete vend,ka zgjuaresine,ka moshen e re, si askush tjeter ne kete truall.Eshte nje dhurate e vecante,per kete vend me mentalitet te bytymepsur oriental-komunist, Rames,nuk i mohohen punet,por nuk ka qene ai qe duhet,per ti folur shqip egersirave shpellare dhe kopese se kadilereve qe i vene pas.Vec kesaj,qendrimi i gjate ne drejtim e ka amortizuar mentalisht.Mbart tani nje lloj korrupsioni,me te rrezikshem se ate material,ate te karrieristit te semure,qe as qe ka ndermend ta lere karrigen,pasi cfaq sindromen se di te verteten absolute.

          Përgjigjjuni
          1. j
            jona

            sa bukur kur shohim se sa shume kuptohen me njeri tjetrin Rama dhe Veliaj e jo si partia kundershtare qe vetem zihen

            Përgjigjjuni
            1. i
              ilda

              fale bashkepunimeve dhe maredhenieve te mira qe Rama dhe Erioni kane me njeri tjetrin,kemi sot kete ecuri ne vend,respekte

              Përgjigjjuni
              1. t
                tana

                me dy lider si ju jam i sigurt qe do zhvillohemi edhe me shume nepermjet projekteve qe ju beni

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Realpolitika

                  Bravo Edi Rama dhe Lalieri Tirana sot nuk ngjan fare me të kaluarën ! Sot Tirana është e krahasueshme me qytetet Europiane ! SUKSESE dhe Vetëm PERPARA !

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gimi

                    Eshte shume e vertete ,erioni ka pasur gjithmone ide te bukura dhe te nevojshme per qytetin

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Goni

                      Jeni te dy lidera shume te mire qe kane sjelle vetem zhvillim ne vend

                      Përgjigjjuni
                      1. w
                        wendi

                        Rama dhe lali jane punetor dhe per kete i vleresojne te gjithe

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Adela

                          Bravo ju na e keni ndryshuar kete vend fale investimeve te shumta dhe besoj se do te kemi akoma dhe me shume

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje