Dritan Shano: As Enver Hoxha nuk u shpall non-grata nga SHBA

3 Maj 2023, 10:12Politika TEMA

Dritan Shano: As Enver Hoxha nuk u shpall non-grata nga SHBA

I ftuar në emisionin "Shqip" nga Rudina Xhunga në DritareTv, Dritan Shano foli për damkën non-grata të Sali Berishës nga SHBA-ja. Shano u shpreh:

"SHBA ka shpallur non-grata për minim të demokracisë, Sali Berishën. Kjo është aq e rëndë sa per ta kuptuar, kujtojmë që SHBA-të nuk kanë shpallur non-grata, as Enver Hoxhën. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. 

Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit. Berisha dhe Meta nuk kanë ku të shkojne, nuk kanë alternativë. 

Ata që kanë alternativë janë Këlliçi, Boçi, Spahia, që t’i braktisin. Nëse do të shërbesh në politikë, ne publik duhet të bësh sakrifica. Sakrifica që u kërkohet këtyre njerëzve që mbështesin Berishën dhe Metën është pikërisht mosmbështetja e tyre. Por ata nuk e imagjinojnë ekzistencën e tyre në politikë pa Berishën dhe Metën. 

Ne nuk mund të punojmë dhe të mbështesim njerëz që SHBA-ja i ka nxjerrë si non-grata. Berisha dhe Meta sot nuk dalin dot vetë që të kërkojnë votën. Interesi im është i qartë dhe unë dua të jem mik me SHBA-së dhe komunitetin Euroatlantik. Zgjedhja e tyre më largon nga këto interesa.”

Shano tregoi se përse do të votojë Erion Veliajn për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Shano renditi tre arsye se përse do ta votojë Veliajn:

“Unë do të votoj për Erion Veliajn. Ky është një qëndrimi im politik. Janë Berisha-Meta që po kandidojnë për Bashkinë e Tiranës, jo Belind Këlliçi. Janë duke bërë një veprim antikombëtar, sepse dyshja Meta-Berisha po punojnë kundër interesave të vendit dhe Këlliçi po u shkon nga pas. Unë mund ta dua Belind Këlliçin më shumë se Veliajn, por këtë herë unë do të bëj atë që më duhet mua. Zgjedhja që ka bërë Belindi nuk më duhet. Ka tre arsye se pwrse unw do ta votoj Erion Veliajn. 

E para; e vetmja gjë e mirë që po ndodh në këtë vend është një aktivitet i vazhdueshëm i Erion Veliajt, për të avancuar dhe krijuar hapësira për digjitalizimin, për ekonominë digjitale, ekonominë e dijes dhe sidomos për mësimin e aftësive për kodimin për të rinjtë në Tiranë. E dyta, para pak kohësh isha në një konferencë të organizuar nga Bashkia e Tiranës me izraelitët. “Ta bëjmë Tiranën si Tel-Aviv!”, titullohej konferenca. 88 kompani nga Tel-Avivi kishin ardhur në Shqipëri për të parë çfarë po bënte Bashkia e Tiranës me zonën ekonomike dhe si mund të bashkëpunonin. 

Tel-Aviv është një nga zemrat pulsante të botës. Janë 6000 kompani të inteligjencës artificiale, të botës digjitale, të internetit. Veliaj solli 88 kompani nga këto në Tiranë, krijoi mundësinë e bashkëbisedimit me disa nga këto kompani.

Arsyeja e tretë është Piramida e famshme. Qendra TUMO, e cila ka vite që operon në Shqipëri, e financuar nga Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Amerikan i Zhvillimit sot ka kapacitetin për të trajnuar 2400 të rinj në muaj, për programe digjitale. Kjo qendër nga stadiumi “Air Albania” do të zhvendoset te Piramida, duke dyfishuar kapacitetin e trajnimit të të rinjve. Trajnimi i tyre është i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe nga ADF-ja. Do të trajnohen rreth 5000 fëmijë në muaj për të mësuar aftësitë e kodimit, programimit, që nesër të bëhen data analist, data strategist, që të merren me atë pasuri të shekullit XXI. Nuk është nafta pasuria e shekullit XXI, janë të dhënat. 

Dhe kjo do t’i japë një pushtet të pakufishëm individit shqiptar, i cili kur të bëhet në moshë pune, nuk do t’i interesojë kush është shefi i njërës apo tjetrës parti sepse ai mund të punojë nga malet e Pukës për Tel-Aviv dhe të krijojë mirëqenien e pasurinë e tij. Unë do të doja që në ketë fushatë të flitet për këto gjera sepse nuk po flitet. Puna që po ndodh sot në këto tre fusha do t’i japë mundësinë atij 3-vjecarit të sotëm që të ketë para në xhep në të ardhmen dhe ajo para të ketë vlerë. Unë për këto arsye e përshëndes dhe e mbështes Erion Veliajn”, u shpreh Shano.

51 Komente

  1. ÇEKIÇI

    Enveri më gjithë te këqiat qe i ka bërë nuk e ka bë inekzistente Shqiperinë dhe SHBA nuk e ka shpallë NON GRATA Sali fashisti i bëri Shqiperisë 1 miljon te zeza SHBA dhe MBRETERIA BASHKUAR më plotë te drejtë e kanë shpallë NON GRATA

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi nga Himara

      Të krypsha trutë o Shano. Si do të shpallej “non grata” Enver Hoxha kur nuk kishe marrëdhënie diplomatike?

      Përgjigjjuni
      1. P
        PD nuk ka qene kurre parti

        Ik o Labi se qenke ti kripe nga trute. Titulli non grada per Saliun nuk ka lidhje me marredheniet diplomatike me nje shtet. Saliu nuk eshte non grada diplomatik por non-grada si i korruptuar dhe minues i demokracise. Mos ngatero karin me dollarin thone andej nga Laberia.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond vlonjati

          Boll o rrot kari se le nam. Thote mire Labi, si mund ta shpallesh tjetrin Non Grata , kur ti nuk ke asnje vajtje ardhje me shtetin e atij tjetrit . Ketu mire shumica e komentuesve jane hajvane ekstreme, por jane hajvane edhe gazetaret

          Përgjigjjuni
    2. Çami

      Hahah cfar gallate gazetari i thot gjerat si jane

      Përgjigjjuni
      1. "
        "BOHOTINA"

        Çekiç! Sic ke pseudonimin ke goditur. Ke thene ne pak fjale te verteta. Shih SaliHun si i shkelqen surrati. Ngordhi ne ate kohe duke u servilosur per t' u bere nje cike antar i KQ te PPSH...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Per Saliun non grata edhe na i mbush mendjen. Por per Veliajn ??? Lali Eri qe nuk do ndertonte asnje kulle e mbushi Tiranen me beton. Sa per kodimin e femijve eshte nje strategji utopiste per zhvillimin e ekonomis. Duhet te stimulojm bujqesin,blektorin,turizmin gjerat qe mund te bejm. Te tjerat jane endrra me sy hapur.... krahasimi me Izraelin.

          Përgjigjjuni
          1. S
            SORIN

            O Taulant, Pergjegjsi te madhe ke marre per siper o miku im! Jam me i vjeter se ti ne moshe (nisem nga emri qe ke) dhe ndaj po te jap nje keshille: mos u merr me gjera te medha per arsyen e thjeshte se ti nuk arrin as ti kuptosh ato! Dhe qe ta dish, i madh nuk behesh kur flet per gjera te medha, por vetem kur ben gjera te medha. Ndaj vazhdo tasin e kosit, miku im, dhe lere Veliajn me shoke se je 1 mije vjet drite larg tij!! He xhan, behu pak praktik! Une Veliajt do ti lutesha: aman mos u largo dhe vazhdo te ndertosh/transformosh Tiranen!

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Saktë,ardhmëria i takon prodhimit bujqësor!Duhet zhvilluar bujqësinë,dhe ruajtur tokat e punueshme dhe ruajtur resurset ujore!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulanti

                Tetovari nese lexon me shume kodimi vlen dhe perpermiresimin e teknologjise ushqimore .

                Përgjigjjuni
            2. K
              Koment

              Degjo ti Dritan Shani. Se si e shpalli nongrata edvini Saliun kjo dihet. Ti mos bej nihilistin dhe te harrosh Mekgonikalin. Kur ti hedhin hekurat edvinit ne amerike ti cdo thuash vec do fshihesh si skuth. E pame edvinin 10 vite me tepsi e me sini.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gurabardhi

                Ti Koment ka mundësi të jesh djali i Saliut.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali kufoma,,,

                  Eshte taulanti,osé tropoja,,,osé komunisti me rolex,,,ah harrova vlonjatin,,,ti thua i biri saliut,,,un then saliu vete,,,

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shefi

                    O miku im Gurabardhi! Te lutem me thuaj, si eshte e mundur qe nje shqiptar, bashkatdhetari yne, pra ky Komenti, te jete katandisur ne kete derexhe, pra idiot 100%? A nuk te duket se demi me i madh qe i beri Berisha Shqiperise tone eshte shkaterrimi i arsimit/kultures dhe krijimi i ketij grupimi te madh prej trushpelaresh?

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      koment

                      Degjo ketu ti "Shefi". Idiotllekun duket qe e ke qe ne veze perderisa merr guxim dhe ofendon dike pa e njohur. E di mire kush je dhe ku jeton dhe do te kontaktoj se shpejti ta pijme nje kafe vellazerisht. Mos u cudit. Inteligjenca artificiale po ben cudira.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shefi

                        Kurte duash . Mer dhe gruan te lutem . Te flm

                        Përgjigjjuni
                    2. k
                      koment

                      Ka mundesi te jem dhe djali sateme po ti nuk je ne dijeni.

                      Përgjigjjuni
                    3. N
                      Nul Moka

                      O koment, si e bëri Edvini Saliun non grata, se unë nuk e di?...... . Hë tregoje, tregoje, që ta di edhe unë...... . Hë, hëë siii ?...........

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sallate

                        Duke i mbushur valixhet me dollare amerikanit, me dollaret e shqiptareve. Mos kujto se po rreshtove pika pa fund do dukesh i zgjuar dhe sarkastik. Se nje morr i kuq je, nga ata qe kur i shkel pelcasin

                        Përgjigjjuni
                    4. P
                      Po per Shqiperine kush do punoje?

                      Shano,te gjitha sa the lavderime per Veliajn jane hipokrizi,jane idiotizem per te mashtruar njerezit! Ato dixhitalizimet e Veliajt qe permend ti,nuk jane per zhvillimin e vendit,por qe te rinjte te fitojne me shume para duke punuar per izraelitet! Po Shqiperine kush do ta zhvilloje? Rama dhe Veliaj,pa llogaritur agjentin serb Berisha,jane fatkeqesia e Shqiperise! Rinia do investime te huaja qe nxisin prodhimin vendaj,jo PPP, jo porte jahtesh duke i grabitur bregdetin shqiptareve dhe duke ia falur arabit,duan te shfrytezohen pasurite kombetare me cikel te plote,duan te vijne kinezet,japonezet ,koreano jugoret,amerikanet etj qe te investojne ne prodhimin,montimin e shitjen e makinave,te pajisjeve elektronike etj qe te punesohen INXHINIERET etj e jo KAMARIERET sic ben Rama me turizmin mesjetar 2-3 mujor!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Palluesi I gruas së Shanos

                        Po mor teveqel mishi po. Pati fat Dulla. Skish as ambasade USA, as McConigal, as Blink blink Can't See. Sorrosi ishte testikul mushkonje para 90. Ti si gjithmone bën dërr dërr. Vetëm me Tos Qorrin të ecnin përçartjet. Impotent

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Referendum per arrestimin e koleres sali

                          Enveri qe na solli saliun nga shpella,ishte si ishte,iku e u harrua,edhe enveristet e drodhen pllaken,por cfare ti bejme ketij komunistir langaraq,hajdut,kriminel qe na cau trapin cdo nate ne tv duke mashtruar e kercenuar e akuzuar,ca ti bejme berishisteve komunist cecen qe vodhen e shkatrruan e prape duan te vijne ne pushtet.Enveri nje her ne 6 muaj na cante zurrnane dhe ndersente sojin e saliut te na kafshonte

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ilmi Gjeçi

                            Më pëlqen analiza që bën z. Shano. Pra duhet të hedhim sytë tek e ardhmja ta shohim atë edhe çfar kemi për të parë edhe pse një mirë na e ka zënë pamjen tre arsyet që janë renditur janë gjetja më e mirë për ne të gjithë çfar duhet të votojmë.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              aqifi nga elbasani.l

                              mjer ti per fjalet qe skruan

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                jugori

                                mjere ti per niveli n we ke

                                Përgjigjjuni
                                1. 4
                                  45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE

                                  Tani i Shanos mor budall, vure veth ne vesh kete e mbaje fort - ai Enveri nuk priti ta shpallnin "non-grata" sepse e shpalli "non-grata" mbare boten duke e rrethu Shqiperine per 45 vjet me tela me gjemba e duke vrare kedo shqiptar qe tentonte te ikte matane. Asnje pushtues nuk ja ka bere kete mynxyre shqiptareve nder shekuj.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    T

                                    Mer dhe mamin tat ti kari sales dhe rujani edit .ju rrace e poshter paskeni qen dhe debila dhe te trashe .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. j
                                      joel shkodra

                                      "Non grata" per Ameriken dmth qe nuk lejohet te hyje ne SHBA. Enverin nuk kishin nevoje ta shpallnin "non grata" sepse ai izoloi vetveten dhe nuk doli asnjehere me nga Shqiperia (hera e fundit ishte ne Moske ne mbledhjen e Partive Komuniste).

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Homer

                                        Enver Djalli u digjeneru ne nje Drejtor Burgu.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. Q
                                        Qafa e Llogarase

                                        Ate emer qe I vuri Enveri Shqiperise nuk ka per tja vene asnje.Ta maresh nga balta e ta besh me Universitete, ta maresh nga grate e mbuluara e ta besh me shpi kulture kudo, ta maresh nga anafalbetizmi total e ta besh me shkolle e art ne cdo cep, patjeter qe pati gabime se nuk ishte I vetem, dhe ne fund u vetdegradua ai sistem, por emri I tij do ndrij me germa te arta te pjerdhi sa te doje Fevzua, emri I Fefzo qerosit do harohet kur te vdesi qe diten e trete , I Enverit kurre!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tik tok

                                          Emri I Enverit do harrohet kur te ngordhin pjellat e tij, dmth gjysma e shqiptareve te sotshem brenda fanarit ndricues te globit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. j
                                            joel shkodra

                                            Keto te verteta qe ke shkruar ishin rrethuar me tela me gjemba.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. B
                                            Bureto

                                            Sa më përket mua, do thoshja po atë që do të them kur t'i vihen prangat Saleh Berishës (doemos sipas rradhës kjo) dhe jo si Edvinit në Amerikë, por në Tiranë, mu në rrugën "M. MATOHITI". Tani, @koment, po të pyes unë: Nëse ndodh kjo e dyta, (shumë e dëshiruar dhe mirëpritur nga shumica e shqiptarëve), ti ç'do bësh?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Eni

                                              O Shano...te iku jeta sa andej kendej e deri zv minister arrite....lepihu dhe ti se ai kallep je....voto per Diktaturen.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Noci

                                                Kam degjuar nga nje xhaxha i imi qe jetonte ne Tirane.Ndersa ambasada amerikane ishte bosh ,i propozuan Enverit njerezit e tij per t'a shitur.Pergjigja e Enverit ishte ne nuk mund te shesim token dhe shtepite e dikujt qe ndoshta nje dite i duhen dhe ja dhane italiane e me qera .Enveri vdiq ajo kohe erdhi amerikanet dhe te gjithe cilat e bllokut i moren te zotet.Une ju pergezoj zoti Shani per zgjedhjen ,se ju justifikuar veprimin tuaj me argumenta por kjo nuk do te thote se ju tradhetuar PD qe ndodhet e pushtuar ne te dy krahët nga njerez qe nuk i behet vone per shqiptaret

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bozhigradi

                                                  Kjo ndodhi sepse kundershtaret e regjimit te Enver Hoxhes nuk paguanin per te lobuar kunder Enverit. Sepse ishin burra qe e vleresonin kundershtarin ashtu si ishte, por e luftonin balle per balle. Jo mbas shpine.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. 1
                                                    1002

                                                    Fol fol o Dritan Shani .....ke pyetur ambasaden ruse ne Shqiperi se cmendim ka ??? Spiunazhi serbo rus me qender ne Shkoder ...e ke idene se me se meret ?? Interesou njehere pastaj shkruaj prap , i kerciti Saliut dhe Metes ...ata kane rol tjeter ne kete jet .....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      Fatmiri

                                                      Enveri ka qene ndryshe nga Saliu,Sadam Hyseini ,Kadafi,… .Pse pat mend pushteti i tij ra 6 vite pasi nderroi jete.Mbreteroi 10 vito pas Titos.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Pse jane ne gjendje ta Analizojne secili kete !

                                                        Analiza eshte emse e sakte ! po ku ta kuptojne ata qe duhan te votojne Kryekriminelet ! Thjeshte ata Manipulohen vetem me Frazat : nese na Vototni neve Kriminelet do tjau sherbejme me Luge Florriri ......dhe meqe Florriri ka Florri sa te duash dhe keta qe ju shkojne nga mbrapa ju besojne... Hajde mere veshe ta kutpjne kete Analize ata qe ju sherbejne Krimineleve.. Kriminelet vriten me njerin tjetrin,lene Familiet e tyre ne hall dhe ne Borxhe tere jeten deri sa te dalin nga burgu,,se ketyre Simpatizanteve kaqe ekane Aryhen e llogjikes..

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kelyshet e sali komunistit,,,

                                                          O ju bythqiret e saliut,,,qe qekeni shtu shum sot si qent e bashkise,,,e boni ham ham,,,po' shikoni foton o morrat e saliut,,,shikoni si qesh servili i bllokut,,,a eshte saliu ai aty,,apo eshte foto fallco,,,a ju plasshin syte,,,se trut ja u Ka pjerdh saliu qe te vegjel,,,

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. g
                                                            goliku

                                                            Ky eshte kulmi, sa idjot jane ata qe perkrahin kete komunist te ndyre.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Pensionist nga Shkodra

                                                              Eshte kenaqesi e veçante qe njerez te thjeshte, por mbi te gjitha intelektuale me peshe si Shano dhe te ngjashem me te, te cilet i kane dhene rinine e tyre me sinqeritet PD-se, sapo PD u pozicionua kunder ShBA dhe vendeve te BE, u diferencuan dhe keta po u hapin syte dhe te tjereve se sa me dem eshte te shkosh sot pas dy lidereve te korruptuar e non grata (edhe ai qenefi spiun realisht eshte nen grata)dhe qe kerkojne destabilizimin e vendit per interesa te tyre dhe qarqeve armiqsore me Shqiperine. Ky qendrim i ketyre intelektualeve nuk duhet mallkuar nga qorrat dhe delenxhinjte, perkundrazi duhet pershendetur sepse keta nuk pranojne te behen pis, perkundrazi, po punojne tamam si atdhetar. Erion Veliaj duhet ta ndjeje vehten te nderuar qe i bashkohen te tille intelektuale dhe duhet ti mbaje afer, te konsultohet vazhdimisht me ta sepse kane bagazh dhe eksperience qe i vlen vendit. Intelektualet e Shkodres duhet te reflektojne dhe tu prijne njerezve nga e mira. Kjo asht detyra fisnike e tyre dhe boll ma me anesira te damshme politike, jemi te gjith te interesuem me ja çue kryet Shkodres.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. a
                                                                aqifina elbasani

                                                                shano je njesh

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. S
                                                                  Salih suma

                                                                  nje shkrim i sakte Bravo Shano

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. E
                                                                    Emigrant

                                                                    Skishte si te bente enverin non grata amerika Enveri e beri shqiperin te pa varur Kurse saliu e te gjith pas saliut e bene shqiperin republik bananesh

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

                                                                      Shihni foton qe flet me mijera fjale.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. O
                                                                        Olleshi

                                                                        Ju thoni kush eshte me ndyrsire ok m....ter jan dhe ti qe i kraheson kelysh te enverit jeni

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. L
                                                                          Lugu gjat

                                                                          Enveri? E mori Shqiperine e djegur dhe 99% analfabet. E beri.,cerdhe,kopshte,shkolla, universitete, qendra shendetesore, spital, fabrika, uzina, vend industrial dhe plot perparim ne c'do fushe. Saliu? E mori dhe brenda 1 viti I zhberi te gjitha. A vravi Enveri? Po vravi ne emer te popullit. A vravi Saliu? Po vravi ne emer te familjes. E pse mos thuet e vertetea. Tani me thoni a po genjej. Zgjithni me te keqin.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. e
                                                                            emigranti

                                                                            mos krahasoni saliun me enverin sepse saliu eshte kriminel -hajdut ,kurse enveri pervec luftes se klasave te tjerat i kishte te mira

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. B
                                                                              BURGU

                                                                              O Shano, Enver Hoxha beri shtet. Nuk po te permen se cfare ka bere Enver Hoxha, se dihen. Po keta merhumet kane 30 vjet qe e plackiten vendin. Keta kriminele, te korruptuar, hajdute nuk kane te krahasuar me Enverin. Keto vetem e shkateruan kete vend.

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                              Lini një Përgjigje