Dakordësia për kodin/ Çupi: Berisha do mbijetesën e PD për trashëgiminë e tij dhe jo për zgjedhje

27 Korrik 2024, 09:37Politika TEMA
Dakordësia për kodin/ Çupi: Berisha do mbijetesën e PD

Formula e re e paktit të Partisë Socialiste me Partinë Demokratike për të fituar mandatet në 2025, sërish do të lërë numrin më të lartë të atyre që do të hyjnë në parlament në dorë të kryetarëve.

Analisti, Frrok Çupi ka thënë në “Special Report” se ky kod është i riparuar nga kërkesat e kohës.

Sipas analistit, Sali Berisha do që të mbijetojë dhe nuk ka si qëllim Partinë Demokratike, por mbijetesën e saj e do për trashëgimin e tij.

“Kodi i riparuar me kërkesat e kohës. Mori një jehonë shumë të mëdha, më shumë seç e meritonte për të thënë të vërtetën. Po kjo për arsye të të vegjëlëve, si të thuash i gjithë procesi u zhvillua në tre valë, në tre interesa.

E para, PD, e cila për çudi të shumë vëzhguesve qe si një objekt i mirë që i shkoi pas mazhorancës. Kjo ka ndodhur se për arsyen se interesi parësor i shefit të opozitës nuk janë zgjedhjet. Interesi parësor janë disa punë të tjera, të bëjë zhurmë në kohën e gjyqeve etj.

Mbijetesën e PD nuk e do për zgjedhje, por për veten e tij dhe e dyta për trashëgimin. Ai mendon në kohën e tij, të ketë një parti, një ushtri, një dominancë në grupimin e tij.

Pjesa tjetër janë partitë e vogla dhe ish deputetët që po bëjnë një zhurmë të madhe, për shkak se po shikojnë fatin e tyre që nuk mund të zgjidhen më. E vërteta është që këta nuk po shikojnë interesat e vendit, por interesat e tyre për zgjedhjen e partisë. Kështu ata tani janë më zhurmëmëdhenj.

Ndërsa, mazhoranca e ka syrin te Europa, te plotësimi i kërkesave të zgjedhjeve për BE. Dhe BE siç po e shikojmë po mbetet shumë i kënaqur”, tha Çupi.

3 Komente

  1. F
    Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

    Edhe mos-Dakortesia per kodin kete pacavure do kishte pa asnje presje me pak nga Frrocko sherbetor e shilte e gjithe pushteteve ne mbi 30 vite.

    Përgjigjjuni
    1. f
      froku dobidoku

      Edhe mosha,nuk ja ktheu pendesen,ketij loku, servilit te peshtire te pushteteve.Kur duhej ti ish kthyer ramiut,qe leshoi perseri nje mut te madh mbi kete vend,dhe ja mbatthi ne Paris per te bete show wikendin e radhes me hanemen e vet.

      Përgjigjjuni
      1. Çimi

        Ore shimë të çuditshëm këta idhtarët e Ramës dhe PS, hanalista të pavarur. Nga një anë ka 12 vjet në pushtet kjo qeveri qe vjedh e plaçkit këta një melodi kanë “fajin opozita”. Tani me ndryshimet e Kodit zgjedhor përsëri fajin e ka opozota pasi po ja jep fitoren PS. O legena analistë ndajeni mëndjen jeni opozitarë apo zëdhënës të qeverisë dhe lehni për një kockë

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje