Dash Sula: As Noka dhe as Bardhi s’e bëjnë dot ‘vezën’ e Berishës! Ja emri perfekt

10 Korrik 2024, 19:38Politika TEMA
Dash Sula: As Noka dhe as Bardhi s’e bëjnë dot

Deputeti demokrat, Dashnor Sula gjatë një interviste në emisionin Breaking në Top News tha se askush s’mund të drejtojë partinë si ish-kryeministri Sali Berisha.

Sula u shpreh se “unë s’e besoj kurrë që as Flamur Noka, as Gazment Bardhi dhe asnjëri nga ne nuk e bën vezën e Sali Berishës, të jemi realistë”.

“Mekanizmi është ekzekutivi, sepse njerëzit më të prekshëm nuk kanë kryetarin e partisë, kanë ekzekutivin. Kanë kryeministrin, kanë ministrat, nëse ti sjell një figurë kryeministri apo qeverie hije, të cilët janë hije të pa përfolur në korrupsion apo për gjëra të tjera, ti u thua qytetarëve zotëri po kam mbështetjen, nuk do të vij të qeveris sot, do të vijë të qeverisë Fjori, kjo është kryeministrja e këtij vendi, nuk qeveris partia, nuk qeveris Berisha, por qeveria, këta ministra.

Jam i bindur 100% që do të ketë reagim qytetar për këtë qasje, por nëse do ta mbajnë këtë gjë jo në këtë format që Berisha të rrijë aty ku është mbyllur që unë e kam thënë që është një vendim politik dhe për këtë jam i bindur, sepse po të ishte hetuar për tendera, për koncesione do të kishte qasje tjetër. Gjithsesi ky është fakt dhe ne do të duhet që ta kalojmë këtë gjë, si tejkalohet kjo, në forma të caktuara.

Unë s’e besoj kurrë që as Flamur Noka, as Gazment Bardhi dhe asnjëri nga ne nuk e bën vezën e Sali Berishës, të jemi realistë, por ama do të duhej që të kishim një emër të ekzekutivit, të kryeministrit dhe të një ekipit qeveritar të ishte një njësi ndryshe që sot 34 vite, nuk ka ndodhur kështu asnjëherë, por janë zgjedhur sipas orekseve, të cilët kanë dalë me probleme të forta”, tha Sula.

Emri perfekt sipas Sulës është Jorida Tabaku, pasi sipas tij i plotëson të gjithë kriteret.

“Ka, mund të ishte një nga diaspora, Berisha kur erdhi në 2005 andej i mori , jo se s’ka këtu brenda njoh 2 3 persona që i respektojnë, ke një model si Jorida Tabaku, grua, politikane, punon lufton, bën opozitë e pa korruptuar, si puna e Joridës ka edhe të tjerë, s’po bëj sponsorizim për Joridën, edhe në raport me ndërkombëtarët flet diskuton, ka takime, ka edhe një performancë”, tha Sula.

10 Komente

  1. P
    Pirdh Dash se lirohesh...

    Dashnir dallkauku i Saliut. Si keto karaktere nuk duhet te kete as kryeplak fshati e jo me deputete ne shekullin 21.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Opozita nuk i konsideron te afte ata qe nuk kane vile ne Lalez. Jorida eshte nje prej tyre, me vile ne Lalez, hajdute perfekte e Bashkise Tiranes ne kohen e Lul Bashes.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zefi

        Po mor GJEL DETI prandaj është NON GRATA Sali krimineli sepse është shum i zoti.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rogozhinsi

          U be dhe qafe gjeli i Peqinit te rekomandoje se kush duhet te behet kryeminister nga PD-ja . Nga nje ane thote qe askush nuk e zevendeson Sal non graten , ne anen tjeter thote qe kete pune e ben vetem balona Tabake . Po mire more deputet me kobure , po korupsionin e Jorides nuk e njef ti , po vilen ne Hamallaj me se e ka bere ? Ik or Dashnor i shemtuar bej ndonje paçe ne lokalin tat dhe mos u mer me keto pune , se nuk te ben njeri me deputet koken tate .

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vala

            O uturaku i non grates, akoma s’ke marre vesh se kerma Sali akuzohet per krime ndaj shqiptareve???

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gomari i Peqinit

              Po tede hajvanet jane mbledhur ne pd ja edhe ky gjeli i Peqinit akoma syte tek Salmuti , o ju placin syte e ju cafshin daullet e vesheve qe as shihni e as nuk degjoni Salhaleja eshte i shpallur nongrada nga Amerika e Anglia o gomere e c'fare te doje te beje nuk e heq dot kete damke e me kete do te ngordhi do shkoje me varr o shurdh - qorra

              Përgjigjjuni
              1. u
                u sho9fshin zagaret qe ushqejne Vamnpirin

                Lexhena i ka lidhur te gjithe me zinxhire zagaret e tij dhe i lejon me urdher te lehin sa here i duhet.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Aron

                Jorida eshte super e korruptuar.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhela

                  Pash të madhin e dynjas, kujt i ka shkue nërmen me i vue emrin dash, nji qi as me likur e as me pesh, spo i ngjan dashit. O berish, ça i ke ba kti venit, ty ska me tret dheu, a bahet i ky dashi jot e mace për publikun, njeri si me ba ligje e me ba iky llogaritje të ekonomis vendit a ça di ky me ba. I kët berish, duhet ta kishe van me rrethu me tela, burgun e peqinit, pash kryt e lirijes berish, kush ta shtini nmenje si me ba i kët deputet. Ku ku për na, edhe nkjose ka pagu lekt për deputet, tlutna ktheja e tshkoji në peqin i kët mace i maskum si dash.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lili

                    Shum mire era menduar jne zo jne evertetll

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje