Deputeti demokrat Dashnor Sula analizoi në Report TV atë çfarë ndodhi dje pas lirimit me kusht të ish-kolegut Ervin Salianji, që u dënua për dosjen “Babalja” me 1 vit burg.
Ai shprehet se ish-deputeti i ka trembur drejtuesit e PD, pasi u rrezikon postet, dhe se do e mbështesë nëse do krijojë qasje dhe frymë të re në parti.
“U gëzuan kur u burgos, ndërsa i kërkuan edhe që të mos dorëzohej por të ngujohej në seli që ata të përplaseshin me Policinë, ndërsa tani po qajnë që u lirua sepse është një rrezik për ta”, tha Sula.
Mbështet edhe aksionin e Ramës për hapësirat publike dhe shkarkimin e drejtorëve dhe thotë se kryeministri po zbaton strategji duke treguar se është mjeshtër dhe prodhuar situata edhe në momente të caktuara kur nuk ka, si afrimi i pjesës të së djashtës së shëndoshë me qeverisjen vendore dhe qëndrore.
“Kjo është gjendja tragjike ku ka përfunduar opozita dhe PD. Ndihem i zhgënjyer, më kujtohet një vit më parë kur u dha vendimi i gjykatës, ku të gjithë ishin prezent dhe i thoshin Ervin Salianjit që të mos dorëzohej dhe ne të përplaseshim me Policinë. E kupton ti se në çfarë mendimi kishin ata. I vetmi person që jam ngritur dhe i kam thënë mos dëgjo këta, se kuotat i ke lart, se duan të të bëjnë pis figurën tënde politike, dhe kjo u pa dje, e braktisën të gjithë, mungonin të gjithë figurat e larta, përjashto zotin Sali Berisha. Nënkryetari, sekretari, drejtuesit, deputetët duhet të ishin aty. Ai paralajmëroi se do ishte në 17:00 atje, në seli. Ça tregon kjo? Se ata duan të mbajnë sinoret e tyre, t’i tregonin Salianjit se jemi ne këtu, siç bënë edhe me listat”, u shpreh deputeti për Report Tv.
Në lidhje me qasjen e PD-së ndaj situatës politike dhe rastit të Salianjit, Sula nënvizon se kjo është e vetmja opozitë në botë e lumtur nga humbja.
“Kjo punë dihet, ata ia kanë futur gjumit që në datën 12 maj. Opozitë që ka humbur, deputetë që janë të lumtur që ka humbur PD-ja, do marrin rrogën e vet. A po bëjnë organizime, protesta, takime me njerëzit në zona, po i bëjnë? Zero! Jnaë në rregulla ata, marrin rrogën 4 vjet. E vetmja opozitë në botë e lumtur nga humbja”, shprehet ai.
Por a i rrezikon Salianji drejtuesit e PD-së për të krijuar një lëvizje apo fraksion, sikurse për të krijuar një qasje tjetër në drejtimin e selisë?
“Ata ndihen të rrezikuar, përjashto zotin Berisha, që do jetë në krye të PD. Salianji ka pozita të forta, ka ego të fortë politike, të jeni të sigurt se nuk do ndihen rëhat, është kafshë politike, nuk është si këta të tjerët, ai punon në terren, jo si këta që bëjnë pushime. Ata duan habitatin e vet, rëhatinë, por ai do të aktivizohet gjithë verës. Do krijojë dinamika të reja në PD. Mesazhi i tyre dje ky ishte, u gëzuan që hyri në burg dhe u hidhëruan që doli nga burgu. Saliani është shpresa e fundit e demokratëve nga ajo pjesë rutinore, rudimentale. Ju e dëgjuat Tritan Shehun, tha këtu do jem unë deri në fund. Unë them se vezët që kanë aty do u dalin lluka, nuk do nxjerrin dot më zogj, do i kenë kot. Qasja e Salianjit mendoj se do jetë e fortë. Ka shumë zëra kritikë brenda PD-së. Në të kundërt le ta mbajë Rama, të vazhdojë dhe këta të mbajnë partinë”, theksoi ligjvënësi.
Por a do të afrohet deputeti me një lëvizje të mundshme të Salianjit në PD, nëse kjo do të ndodhë. Ai shprehet i hapur dhe në mbështetje të ish-kolegut të tij demokrat dhe beson se do të krijojë një qasje dhe frymë të re politike në parti.
“Unë kam qenë një zë ndryshe gjithmonë, e kam treguar që nga 2013, madje e kam pësuar edhe me problematika e largim nga parlamenti. Por mendoj se duhet të krijohet frymë e fortë dhe mbështetje, ndryshe edhe Salianji nuk ka çfarë bën nëse nuk kërkon frymë, nëse nuk do ketë nismë, program dhe qasje, edhe në raport me mazhorancën. Unë do e shikoj me kujdes, do jem në mbështetje të zotit Salianji dhe atyre që sjellin koncepte të reja në PD”, tha ai.
Sula ndau edhe një mendim për aksionin për lirimin e hapësirave publike nga ndëtimet pa leje apo zaptimet e trotuareve, si dhe urdhrin e Ramës për shkarkimin e drejtorëve të bashkive. Ai e cilësoi kryeministrin si mjeshtër të taktikave që prodhon politikë e lajm edhe aty ku nuk ka dhe nismën e cilësoi të nevojshme.
“Bizneset janë të qytetarëve, por kryetarët e bashkisë dhe punonjësit e tyre, gjatë viteve, muajve e ditëve të mëparshme i kanë lënë pas dorë, i kanë lejuar vetë shkeljet. Ndaj edhe Rama po vepron, se nëse nuk zbatohet ligji dhe detyra, të largohen nga detyra, po krijon shkundjen. Rama sigurisht është mjeshtër me programet e tij, prodhon politikë me lëvizjet e tij, pavarësisht se çfarë thuhet për të. Në momente të caktuara Rama prodhon gjëra, një hap para të tjerëve. Ndryshe në analogji ndodh në PD, ku kanë hallin e interesave të tyre”, vijoi ai.
Dhe këtu analizoi situatën në kampin tjetër, në PD, ku sipas tij nuk kanë as energji dhe as mbështetje.
“Gjatë këtyre dy muajve duhet të ishim në terren në të gjitha mënyrat meqë pretendojnë farsë. Kuptojnë se nuk kanë as energji, por as nuk i besojnë më demokratët, ose janë zhgënjyer dhe larguar, sepse nuk i bën dot fitues. Sigurisht ka edhe probleme me manipulimin e zgjedhjeve, por në radhë të parë duhet të jesh vetë i pastër, në të kundërt nëse të dyja palët janë pis, do vazhdojë kjo situatë, qytetari zgjedh palën tjetër”, tha Sula.
Në fund ai e mbylli me një koment për lëvizjen e mundshme të Ramës për të afruar pjesën më të mirë të PD-së në qeverisje, si rasti i Genc Deromemajt në Vlorë, në kuadër edhe të reformës që po bën në Bashki.
“Qasja e Ramës është e zgjuar duke afruar edhe pjesë të së djathtës me qeverinë, si rasti i Vlorës, pra do marri pjesën më të mirë të së djathtës. Por edhe fakti se një pjesë e votave që ai mori ishin të djathta, krijon idenë e të djathtës së shëndoshë dhe demokratike nëpërmjet këtyre lëvizjeve si Genc Dermomemaj”, u shpreh deputeti për ‘Studio Live’.
O ça gallate hahaha salianji i rrezikon të gjithë përveç sali kërmës hahahaha. Ke të drejtë o dash se ky katnari është llum i çertifikuar me burg jo me llafe. E ka fix pd këtë burgaxhi hahahahaha por ama saliun nuk e rrezikon se ai është mjeshtër i shpifjes. O sa kam qesh
O Dash Sula po Saliani nje cope loqe o derbardhe nuk te vjen turp kur mbron nje palaco si Salianusi . Ne shume dalje publike ke thene ndonje fjale te mire po kur vecon Salmutin nga shume gjera , apo kur mi jep ze nje delenxhiu si Saliani nje shipfes i pa cipe , njeri pa shtylle kurrizore ta heq edhe ata pak kallaj qe ke fituar keto kohe .
Ky esht rrota e Karit...
Mendoni kete peqinas me surrat si bythe, por akoma dhe me tru te kalbura, sikur te ish deputet i rizgjedhur, ne partine e saliut, se me cfare gjuhe do te kish folur, krejt ne te kundert, me kete, tani me te cilin leh mbas gardhit. Dhe se cfare paloco ordiner, kur nje funderrine njerzore si salianje e klonsideron si personalitet.
Amon po cna e nxirni ne foto ket gjel te rjepur mer amon. Apo se shan te vetet? Po ky per vehte eshte i tretur dhe i zhytur ne lluce!
E ke menderosur Z. Sula duke përkrahur një mashtrues ordiner si Salinjani! Rrënja është "Sali",- Sali-njani apo Saljani!!!
O DASHI ti paska futur xixat Mama Grida,po nuk ka bere heroizem ky SALIANJI yes ka shpife ka mashtruar dhe ti e Quan hero cfare ka mbrojtur ne kete raster pervecse BABALEN ka tre dite tv analiste deputet te financuar Mama GRIDA bolle e fryte se nuk ka ndonje nivel apo kulture emrin e tije nuk di te shkruaj shikoi shkrimin dhe tregon kulturen qe ka eshte vetem militants per te share e ofenduar por pa vizion.
Tek PeDe - ja te gjithe jane te tredhur nga Vampiri i Yiçidolit d.m.th. ZAGARE
Pse thua nuk doli asnje ta riste Salianjin ? Ne e pame ne nje foto qe iu hodh ne qafe dhe e shtrengonte pas vetes ajo plakushja nga Fterra e Sarandes , duke e lajkatuar . . . Oooooh , sa na kishte marre malli !
Pse thua nuk doli asnje ta riste Salianjin ? Ne e pame ne nje foto qe iu hodh ne qafe dhe e shtrengonte pas vetes ajo plakushja nga Fterra e Sarandes , duke e lajkatuar . . . Oooooh , sa na kishte marre malli !
E po t'i njohesh merita te paqena Salianjit, nje mashtruesi, shpifesi e spekulatori te paskrupullt, qe pasi beri burgun me te drejte per sajesen e ulet Babale, kjo do te thote qe as ti vete nuk ke me ahume mend se Salianji e Babalja. E vetmja gje me mend qe mund te beje Salianji pas kesaj historie te shpifur eshte te zhduket fare nga skena politike . Se opozita nuk do te kete asnje te mire prej tij . Perkundrazi.
Po çfar kuotash i ka të larta salianji përveç mashtrimit o katunar Peqini. Ti je dash pa brire prandaj të bëri dalje shpellari.