Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka deklaruar se në PD nuk ka meritokraci ndërsa theksoi se e shkuara e kandidatit që do ofrohet për Bashkinë e Tiranës është shumë e rëndësishme.
Sipas Sulës, duhet të jetë një figurë me integritet. Dashnor Sula theksoi se emrat e vetëofruar nga PD si kandidatë janë komikë.
"Për fat të keq situata në opozitë është sa tragjike aq edhe komike. Duhet që të kishin projektuar se kush do të ishte kandidatura. Shikoni se kush janë të vetëshpallurit ata që s’kanë as votat e familjarëve të tyre, kurse ata që janë të votuar nga qytetarët si Tabaku dhe Alimehmeti dhe figura të tjera jo.
Dhe këta që pretendojnë që të vetëofrohen ndodh për një arsye se e dinë që nuk fitojnë por thonë të vetëofrohemi ishalla kapim ndonjë gjë.
Po unë them se duhet parë e shkuara e kandidatit. Strukturat në PD janë ku thërret qameti, në 11 maj kjo ishte arsye që nuk morën vota, një parti që nuk ka një struktura nuk ka se di të marr, sepse janë ata që duhet që të punojnë, ndryshe nuk ke si të marrësh vota.
Berisha dhe drejtuesit e PD duhet që të reflektojnë dhe të mendojnë se si një parti hyn në zgjedhje për të mbijetuar dhe jo për të fituar.
Si mund të thotë Berisha kemi të bëjmë me narkoshtet, atëherë ky rrëzohet me protesta dhe me votë dhe nëse ti shkon merr pjesë në zgjedhje përballë tij kjo nuk shkon.
Nuk duhet që të shkon në zgjedhje vetëm me njerëz militantë por duhet që të zgjerohet rrethi. Në atë parti nuk ka më meritorkaci"-tha Sula për Report TV.
Nuk po kuptoj se perse te vete afruarit per kandidat per Bashkine e Tiranes e shtrojne kete oferte si Harakir i tyre politik?
Kur kane patur Dasho
Do ishte qershia mbi tortë të konkurojë Balliu Junior. Do kënaqeshim shumë...
Je shume gabim o Dash i Peqinit , si mund te thuash komike kur psh cuni i Fadhi Badhiut jo vetem qe fitoj votat ne permjerrare po i madhi dhe i pa gabushmi kryekari pd e ka cilesuar qendrestar . Gjithashtu Fadhiu dhe e bija ishin aksionere ma Zenin e Saliut ne fabriken e vdekjes ne Gerdec .
A e dini se kesaj radhe gjeli pa pupla i peqinit ka te drejte.@!
Mul Noka kandidati më serioz