Në çdo demokraci, rotacioni është oksigjen për sistemin. Ai do duhej të sillte përballje idesh dhe rinovim të elitave qeverisëse, mirëpo në Shqipëri ky proces duket se është bllokuar edhe për shkak të një opozite që është e paaftë për të lexuar drejt realitetin politik në të cilën ndodhet ajo dhe vendi.
Në këtë gjendjeje, përveçse qeverisjen, duket se Ramës i ka rënë për pjesë të bëjë edhe atë që do duhet ta bënte opozita: rotacionin.
Emërimi i një dite më parë i një ish-deputete të Lëvizjes Socialiste për Integrim si zëvendësministre në qeveri, është në vazhdën e një vizioni që ka nisur prej kohe e që ka të bëjë me atë se qeverisja nuk duhet të ketë ngjyrime për sa kohë që siguron vazhdimësinë politike.
Rama e kishte paralajmëruar një gjë të tillë, kur, fill pas fitores së 11 Majit, u shpreh se “Shqipëria nuk e ka luksin e burimeve njerëzore për të parë në ngjyrimet partiake”, ndërkohë që Vlora i parapriu një zgjidhjeje të tillë.
Kryeministri Rama e ka ngritur karrierën e tij pikërisht mbi këtë ndryshim. Partia Socialiste e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me partinë që ai trashëgoi nga Fatos Nano, ashtu sikurse qeverisja e tij e vitit 2025 nuk ka asgjë të njëjtë me atë të vitit 2013, kur ai fitoi mandatin e parë qeverisës. Për të mos folur pastaj për grupin parlamentar dhe me gjerë.
Ndërsa opozita ka ngrirë në kohë dhe retorikë, Rama ka bërë pikërisht atë që nuk ka ditur të bëjë ajo, due ndryshuar njerëzit, ka eksperimentuar me emra, ka rrotulluar breza në administratë dhe në politikë. Është e kuptueshme se politikisht një gjë e tillë shefit të mazhorancës i ka dhënë rezultate pozitive, për sa kohë që vijon të qeverisë i pashqetësuar, mirëpo pyetja që shtrohet është: a po bën Rama në mënyrën e tij atë që do duhej ta bënte opozita?
Në fund të ditës, demokracia nuk mund të mbështetet vetëm në vizionin dhe ambiciet e një individi të vetëm, sepse gjithonë një opozitë që paraqet një alternativë të besueshme është e shëndetshme për politikën dhe vendin, mirëpo, për sa kohë që nuk gjendet një e tillë, i bie barra qeverisë që të bëjë edhe rolin e opozitës./nl/TemA
Te jesh opozitar nuk eshte disfate por privilègje te jepet hapesire mediatike mundesi te bashkpunosh me mazhorancen , por nga qe nuk dine rolin e opozites grupimi rrugaçeve te Bufit i duket humbje kur ne fakte kur je opozitar eshte fitore.
Ju zoti amator i ketij shkrimi kerkon rrotacion te qeverie me patjeter dhe na qenka kushtetuese. Si thoni ju te vij ne pushtet Sali Berisha,ky kriminele e ky non grate i Amerikes e te na e beje shqiperin shkrumb e hi si ne fillim kure erdhi ne krye te vendit? Te na vjedhin me firmat piramidale, te beje perseri grusht shteti,te varrosi te tjere si ne Gerdec,te vrasin njerez te pafajshem ne bulevard duke protestuar,apo te na i vjedh votet ne zgjedhje? Jo more zoteni jo. E pam ne kush ishte PD-ke,kush ishte Saliu qe te vrista naten dhe te qante diten. Te gjitha keto beme ogurzeza,populli shqipetar i ka ne kujtesen e tij,nuk i harron kurre dhe kurre nuk ja jep voten atyre. Mos e befte zoti te vijn edhe njehere ata ne poshtet se mjere populli.
mirë mor mirë që PS ka bëërë "rotacion"-"Në këtë gjendjeje, përveçse qeverisjen, duket se Ramës i ka rënë për pjesë të bëjë edhe atë që do duhet ta bënte opozita: rotacionin."-por problemi është se koka nuk është rotacionuar!!dhe enveri bëri "rotacion",,pothuajse përveç vetes i rrotulloi të gjithë,dhe në varr!!nuk quhet rrotacion kur flet vetëm një zë e ai zë nuk lë asnjë tjetër të flasë!!keni dëgjuar një herë të vetme të jetë thënë diçka nga dikush tjetër që nuk është ramë,a berishë,para tij??jo!të gjithë kanë dhe ngrënë vetëm duart përpjetë as thonë PO me kokë!kjo është tallkaje,asgjë më tepër!!
Cfare rrotacioni e demokracie thua? JUGORET nje parti kane: ppsh ps rilindje! Kur te emeroje veriore te MIRE do te kuptohet se do rrotacionin, demokracine e tjetrin, DMTH VERIORIN!!!! LSI me PS dhe e PS ka qene dhe mbrtet! Per ca kohe beri kolonen e 5 tek PD dhe kaq! Tani qe USA dhjeu ne koke LSI si force te trete dhe se do te kemi vetem dy parti, per sherbime te shquara ne shpartallijimin e opozites Rama favorizon e privilegjon ilir e LSI! Shperblim per LSI si KOLLONE E 5 NE PD! Keto jane levizjet e "strategut" EDVINQ!!!!
Qen I marre.. Sa vlera Ka vota jote o zagar zorresh Zog Gomarit ne 2 breza.. Ban ndamje krahinore o zezo
Po cfare faji ka Rama qe ju mender verioret e identiflkoni veten me Saliun
C' jane keto brockulla, jo verior po jugor .. si nuk ju vjen turp, keni ngelur ne kohen e Lala Krosit..Duhet ti meshohet aftesive profesionalizmit dhe ,zbatimit te ligjit per keto qe perfshihet ne administrate Vec vendit te ministrit we eshte politik gjithe te tjeret duhet te zgjidhen me konkurim pa dallim partiak.Nepunesi civil duhet te jete pasuri e shoqerise dhe jo i partive.
E po Shqipëria është aq e maaadhe sa që nga veriu në jug të duhen tre ditë rugë!!?Poashtu edhe anasjelltas nga jugu në veri dhe mbi të gjitha duhet kaluar nëpër shqipëri të mesme! Edhe gazetarët bëjnë punën e armikut duke na ndarë një grusht shqipëri në veri e jug në krahina e fise!Na e bastarduan edhe gjuhen duke u larguar, braktisur gjuhën e unifikuar letrare dhe na e zbuluan edhe një gjuhë të re shqipe ate KOSOVARISHTEN!Rujna o Zot që nesër mos të na e shpikin edhe gjuhen ILIRIDISHTEN. O ju "akademikë"të A.SH.lëvizni pak ato bythë nga ulset e buta arsyetoni rrogat,qylashë!
Duhet te mari mulin si gomar qe eshte... Rama po ja fute te veteve,nje pjese i fut ne burg e disa qe lidhen ne fushata i le pa kocka
Te jesh opozite dmth ke akses ne cdo informacion! Dhe informacioni eshte pushtet e te con drejt PUSHTETIT! Kaq...
Le të marrë kë të dojë në qeveri dhe le të sjellë të rinj në kuvend, ata nuk mund të konsiderohen si rotacoin. Te PD-ja po e po, po edhe te PS-ja ka vetëm dy zëra, që nuk lejojnë të pipëtijë asnjë zë tjetër: Sali Mavria dhe Edvin Tepsia. Kështu, pra, mos i tregoni publikut përralla me mbret, tregoni përralla bashkëkohore me komandantë partish.
Opozitare nuk ka Jane vetem hajduter_ kriminel per ne burg ,po Spak ka frike
O Mero Gelbaza ata qe tradhetojne parimet dhe idete per nje post z/ministri apo drejtor jane jashteqitje qe per nje ofiq dhe jete te rehateshme per bythen e tyre se per popullin nuk u plas, keta kane qene perfaqesues te popullit mjere kush e ka drejtuar dhe e drejton kete vend. Mblidh o Ramut mblidh jashteqqitjet e partive te tjera se korrupsionin dhe hajdutet po shton, shume po te durojne qytetaret, por kur te shpertheje si ne Bhutan nuk do te dish nga te ikesh prej sarajeve te Surrelit dhe Ministrat e tu hajdute si Belinda me CO.
Në fund të ditës, demokracia nuk mund të mbështetet vetëm në vizionin dhe ambiciet e një individi të vetëm, sepse gjithonë një opozitë që paraqet një alternativë të besueshme është e shëndetshme për politikën dhe vendin, mirëpo, për sa kohë që nuk gjendet një e tillë, i bie barra qeverisë që të bëjë edhe rolin e opozitës./nl/TemA Hahahahahahahahahaha Dhe kete e ben Silva Caka! Hahahahahaahahh
Rama thjesht do te krijoje idene se morali ka vdekur. Ai perpiqet te beje pis kedo. Te njesohen te gjithe. Me kete interes prish tregun politik e te punes.
Anticensura me numra në mes i ka thënë të gjitha???????????? Artikull i Ramës për Ramën demokrat dhe pushtetin dhe opozitën i bën vetë. Nuk zbaton indeksimin e pensioneve apo rritjen e pensioneve para 1994 bën opzitën e bërtet : « evazioni fiskal e ka fajin prokuroria që si heton e gjykata që si dënon ????????dhe kështu Rama kryeministër bën dhe krye opzitarin për të për çdo problem Vetëm për ppp dhe tenderat abusivë nuk bën opozitarin por avokatin mbrojtës . Pra Rama ka tre role kryeministër kryeoppzitarin dhe avokatin brojtës të qeverisë
Prej nga parimi i rrotacionit të partive o gazetar?Partia, nëse populli e voton dhe fiton ska pse mos ta vazhdojë mandatin. Një parti mund nëse fiton e qeverisë mirë mund të qëndrojë më shumë mandate.Gazetar,kërko në Wikipedia për partinë Liberal demokratike të Japonisë dhe shiqo prej kurë është në pushtet dhe sa mandate I ka të fituara deri tash.
Anti censura me numra në mes i ka thanë të gjitha ????????????Rama bën opozitën diellin dhe shiun
Nuk eshte e habiteshme qe elemente nga opozita te ulen ne preherin e pozites. Kjo eshte nje element i korrupsionit galopant. Nuk eshte veshtire te blihen elemente te tille. Ka te tille qe blihen per nje post , per nje apartament por edhe per nje pako prezervativash. Njerzit duhet te vleresojne pasojat dhe parashikojne te ardhmen katastrovike. Ne prespektive, do jene te unifikuar legalisht te korruptuarit, hajdutet, tregetaret e droges dhe pervetesusit e pasurive te shqiptareve nga te dy krahet e politikes. Ne se do vazhdohet keshtu, Shqiperia do shnderrohet ne nje monarki hajdutesh ku gradualisht shqiptaret do te jene larguar masivisht nga vendi dhe do te jene zevendesuar me afrikane e indiane.... Sot jemi pa media, me drejtesi te kontrolluar, pa ligje zgjedhore qe mundesijne rrotacionin ( jo qe te vije ne pushtet Berisha apo femije e tij). Funksionare te BE jane ne mbeshtetje te korrupsionit, autokracise dhe trafikanteve. Sic duket kane interesa.