Edi Rama thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

26 Shtator 2025, 11:39Politika TEMA
Edi Rama thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në ‘Vila 30’ kryetarët e komisioneve parlamentare së bashku me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj ka bërë me dije se në mbledhje ka marrë pjesë dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, si dhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta ndërsa fokus i kësaj mbledhje ka qenë bashkërendimi i punëve parlamentare, dhe koordinimi i grupit të PS-së në Kuvend.

Partia Socialiste do të drejtojë 7 nga 11 komisionet e përhershme, ndërsa 4 të tjerat i janë dhënë opozitës.

2 Komente

  1. B
    Beqir Balluku

    Shpjegojua mire se po punuan shume dhe menduan me koke te tyre i pret fati lali erit.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vend muti

      Bojaxhiu mbledh rapsodet pa ngjyre, ku shquhet niko pi leshi dhe pambuku.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje