Lëvizja Bashkë gati të bashkëpunojë me opozitën, por pa Sali Berishën në krye të PD

26 Shtator 2025, 10:08Politika TEMA
Lëvizja Bashkë gati të bashkëpunojë me opozitën,

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka përjashtuar mundësinë që forca e tij politike të mbështesë një kandidat të opozitës për Bashkinë e Tiranës, edhe nëse ai vjen nga shoqëria civile, për sa kohë që në krye të Partisë Demokratike ndodhet Sali Berisha.

I ftuar në emisionin Quo Vadis të Pranvera Borakajt në “Vizion Plus”, Muçi theksoi se “çdo kandidat i opozitës në këto kushte është vetëm një vegël e Sali Berishës”.

“Në qasjen tonë, bekimi më i madh i Ramës është që në krye të PD është Sali Berisha. Kushdo qoftë kandidat i PD-së, nuk do të mbështetet nga Lëvizja Bashkë”, deklaroi Muçi.
Ai shtoi se nëse do të ndodhte një bashkëpunim i mundshëm me opozitën, kushti i vetëm i panegociueshëm do të ishte largimi i Berishës nga drejtimi i demokratëve.

Muçi rikujtoi se Lëvizja Bashkë garoi në zgjedhjet e vitit 2023 në Tiranë, duke marrë rreth 14 mijë vota, dhe theksoi se objektivi i saj është të shumëfishojë mbështetjen elektorale, duke mbajtur një qëndrim të qartë kritik si ndaj Ramës, ashtu edhe ndaj Berishës.

Deputeti u shpreh se pret surpriza në zgjedhjet e ardhshme, sidomos në Tiranë, duke përmendur shembuj nga vende të tjera ku, sipas tij, pavarësisht dominimit të një autokrati në nivel kombëtar, bashkitë janë fituar nga forca të tjera politike.

3 Komente

  1. çikuri

    Kjo është burrëri jo plerat që bashkpunojnë me një kriminel NON GRATA.... Këta shpellarë e hanë përditë turpin me bukë non gratën e quajnë dekoratë se aq kuptojnë.....një gjë është e vërtetë në se non grata do të ishte Edi Rama shpellarët do ta hidhnin në erë selinë e PS......

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      A e kuptoni qe edhe qorri eshte I pd ? Kaq mjafton per te kuptuar qellimin e tyre .

      Përgjigjjuni
      1. a
        astriti

        ju jeni force simpatike ,por akoma nje foshnje e vogel .doni pak kohe te rriteni .dashte zoti nuk ndryshoni .per momentin nuk merzitemi tju degjojme ,me pas nese vazhdoni keshtu ndoshta dhe mund tju ndjekim ,e nese mbeteni te tille tju votojme .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje