Pse Murrizi ka të drejtë për peshën e LSI në elektoratin opozitar?

25 Shtator 2025, 19:33Politika TEMA
Pse Murrizi ka të drejtë për peshën e LSI në

Nga Ylli Pata

Myslim Murrizi, nuk rresht së bëri betejë me lidershipin e PD-së, duke sjellë argumente të gabimeve të tyre në fushatë por jo vetëm.

Sot Murrizi ka trajtuar çështjen e Partisë së Lirisë, apo ndryshe partisë së Ilir Metës, përkatësisht ish-LSI. Murrizi thekson se kjo forcë politike nuk sjell asnjë votë për opozitën.

Ky përfundim i Murrizit është një çështje e rëndësishme e debatit politik që duhet të bëhet brenda opozitës për peshën e aktorëve në lojë. Sidomos tani kur kemi një hartë krejt të ndryshme të shpërndarjes së perceptimit popullor.

Ka qenë një kohë kur LSI ka sjellë vota për Partinë Demokratike. Në dy mënyra: qoftë indirekt qoftë direkt. Në zgjedhjet e 2005-sës, pa faktorin LSI Partia Demokratike nuk do të fitonte zgjedhjet parlamentare. LSI me kandidatët e saj sollën rënien e PS-së në së paku qendrat më të mëdha në vend: Tiranë, sidomos Durrës, pore dhe Fier, Shkodër, Elbasan etj. Në zgjedhjet e vitit 2011, faktori LSI solli një rritje eksponenciale të Lulzim Bashës si kandidat i përbashkët i të gjithë forcave anti-Edi Rama. Por pikërisht aty nis e gjithë loja, një lojë shumë interesante që njihet edhe si “loja e ngjalave”.

Edi Rama, pas humbjes së bashkisë së Tiranës në 2011 shkruan “Kurbanin” ku shtron rrugën për një koalicion me Ilir Metën. Koalicion, i cili siç po tregojnë zhvillimet, ka qenë një manovër më e komplikuar seç duket.

Të gjithë njerëzit pranë Ilir Metës ishin dakord për rikthimin e tij me PS-në, ndërkohë që kreu i LSI-së, kishte një marrëdhënie speciale me Sali Berishën. Marrëdhënie speciale, e cila ka shërbyer si një karrem luksoz i Edi Ramës për batakun që ngriti për dy “gushëkuqët” që e pandehnin veten më mjeshtra se kreu i PS-së.

LSI-ja pas “paktit të ngjalave” u llastua aq shumë sa nisi të zgjerohej përtej jorganit politik, duke marrë territory politik nga e djathte. Përkatësisht Ilir Meta në zgjedhjet e 2013-s mori zonat e influencës politike të PD-së, që zotëroheshin nga personazhet jo të dashur nga lidershipi i Sali Berishës. 

Përkatësisht, Meta në Tiranë mori thuajse pjesën e luanit të zonave të Bamir Topit, në Durrës u zgjerua në Rrashbull dhe Shijak, në Fier gjithashtu në territore që kishin qenë domene të djathte etj. Kështu në zgjedhjet e 2013, LSI mori një numër deputetësh që mund të kondiciononte pushtetin e Edi Ramës. i cili nuk kishte as shumicën parlamentare si Parti Socialiste.

Ekuilibri i mandatit të parë të Edi Ramës, synoi që ta mbajë Ilir Metën dhe LSI-së në gjendje që ai të mos ketë mundësi që të prodhojë një përmbysje politike, gjë që në realitet Meta tentoi në verën e vitit 2016. Por që nuk bëri dot numrin e deputetëve. Një vit më pas, ndodhi një zhvillim bombastik takimi Rama-Basha, pikërisht 2 javë pasi kryeministri bëri Ilir Metën President të Republikës.

Pakti mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që ishte dukshëm një deal i shtyrë nga ndërkombëtarët, destabilizoi Ilir Metën, i cili u ngjit në zyrën e Sali Berishës në katin 18 të 20 katëshit. Si rezultat, me një telefonatë mori një fetë të madhe të elektoratit radikal të Partisë Demokratike. Elektorat, që bashkë me miellin që Presidenti i atëhershëm kishte në magje i dhanë një grup parlamentar prej 18 deputetësh.

Një numër impresionues, të cilin do ta kishin zili jo vetëm çdo parti e re, por edhe të mëdhatë. Por, praktikisht 18 deputetët e Metës nuk i vlejtën fare. Rama mori mazhorancën e duhur për të qeverisur, duke sjellë kështu atë frustrim të gjatë që çoi në dalldisjen e djegieve të mandateve, a thua se kemi të bëjmë me një çmendje turmash kur diegin flamuj në sheshe fanatikësh.

Ato 18 deputetë të LSI nuk patën peshën politike të duhur sepse nuk ishin miell i magjes së tij, por një hua e doktorit. Hua që mund të kthehej kur ta kërkojë i zoti, edhe pse rrugës mund të mbesë ndonjë gjë.

Në krye të presidencës, Ilir Meta bëri shumë përpjekje për ta joshur atë elektorat që i kishte dhënë rezultatin e 18 deputetëve, duke e quajtur “populli i 2 marsit” me shpresë se do t’i joshë më shumë se Berisha, i cili i ka pasur si “bijtë e tij” politik që nga koha e revoltës së parë ndaj Tritan Shehut në Kamëz në 1994 e deri tek “Legalizimi” që u kthye si një nga treshja e parimeve të revolucionit francez.

Në zgjedhjet e vitit 2021, i gjithë ky elektorat u kthye në shtëpi, duke i uruar mikut të ri “suksese në jetë”, çka solli edhe tronditjen e madhe të LSI-së, e cila nuk ndërroi vetëm emër, aty hyri shejtani brenda në shtëpi. Ku jo vetëm se merrte vesh i pari të dytin, pore dhe të tretin, të katërtin e kështu me radhë, sa nisën të iknin një pas një.

Por përveç kësaj pjese politike, është e rëndësishme të theksohet një fakt i rëndësishëm politik. PD dhe LSI kanë qenë në koalicion të hapur e të fshehtë që në vitin 2005. Por në realitet, dy entitetet politike sidomos në bazë nuk kanë pasur kurrë një kimi politike. LSI është e natyrshme, edhe pse me sherre të bashkëjetojë me PS, pasi vijnë nga i njëjti mjedis.

Kurse një bashkëjetesë e bazës së demokratëv me LSI ka qenë gjithmonë abrasive, ka munguar konfidenca dhe gjithmonë në zgjedhje nuk kanë arritur të kenë një koherencë. Thjesht kanë tentuar të përfitojnë nga njëri-tjetri.

Marrëdhënia Berisha-Meta nuk zbriti aasnjëherë poshtë në bazë, pasi ka qenë një relacion i fshehtë, më shumë privat sesa publik.

9 Komente

  1. G
    Gjerrizi

    LSI ishte nje fraksion i PS ..dmth socialiste u mashtruan nga Ujku Skraparit , por si gjithmone genjeshtra funksionone per nje kohe te shkurter .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashnori Ols Dados

      Ky murrizi ja mori dot leket Lalit per Ols Dadon se nuk e morem vesh? I mori e nuk i coi, apo Lali i tha ik pirdbu se me mire bej burgun se te paguaj Ols gruaqirin?

      Përgjigjjuni
      1. k
        kleo

        Zoti Murizi ky bashkim i PD me Like floririn vjen sepse Sali non grata është bashkpunëtor në vjedhje,është e qartë LSI në zgjedhje nuk mer asnjë votë.

        Përgjigjjuni
        1. r
          realitet

          O Mutrriz perpara se te besh analizen e LSI (qe me pak fare menaxhim do te ishte ende kingmaker i politikes shqiptare) vashdo gra aty ne mutsihanen e PD ku edhe ste qasin…jo per gje. Sa per Ram rop..ir dhe Ps patron…azhiste ta kete hallall ky popull interesaxhi.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Myslym Dado

            O murriz na trego, u merzit shume Ols Dado kur nuk ja more dot ato 3 milione euro Lali Erit per te mos arrestuar? Se ne pergjime dikte qarte roli yt, besos se tajvanit dhe burrit te kurves notere Ols Dado? Populli do pergjigje!

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhulio

              Po dhe ç’far na the, e kush se dinte këtë lojë. Jo vetëm kaq, qe dhe ti e di myslim, berisha e ka në xhep metën, ai di mirë se ku ka vrare meta, dhe ato që jep, janë para të thata, mos te duket çudi fare, vetëm një elifmatrak do ta kuptojë si lëvizje politike, por brënda është artistike ekonomike. Nuk do të thotë qe meta eshte brenda, dhe ju mbaruan parate, asgjë nuk ju ju ka konfiskuar, qerate dhe xhirot e lokaleve shkojnë tek llogaria tijë. Kjo analizë politike qe bën ti, eshte deshira e berishes dhe metes, që thonë, e hongri ky tronglli, dhe si ky, ta hanl dhe tjeret. Prandaj meta di vazhdojë të blejë ke meta,.

              Përgjigjjuni
              1. A
                ABC

                LSI nuk i solli asnje vote opozites , ok , po ajo kurva e republikanes , mediu qe ka 20 vjet deputet sa vota i dha opozites , kur per te nuk voton as familja e tij ?

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lili

                  Po rri u fshatar se edbhee ti ne nje kazan me te tjeret je,nje cope injorant qe thua vetem 5 fjale.Ju doni pushtet per t'u punesuar qe te vidhni sic bere ti ne Lushnje kur ishe shef i policise tatimore ,se me ato para u bere gjoja bisnesmen.Po femijet tane qe s'kane punuar asnje dite ne shtet e punojne per bukuri te kompanite private pse s'ankohen qe kane mbetur rrugeve.Shkoni provoni tevini trurin ne pune po patet se sot rrugeve ngelen ata qe s'dijne te bejne asgje.Mbylle gojen se ne kete vend ka shume te mencur qe ju tallin.Edhe ti shoku i Mulit je.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    Uroj që ky shkrim të lexohet mirë nga qorrat e PD, por edhe nga shumë shqiptarë të painformuar për kulisat e politikës në përgjithësi dhe sidomos të atyre kulisa midis dy fatkeqësive të tranzicionit shqiptar, pra "dashurisë" së Berishës me spiunin Metaj, dy ambiciozë të etur pa fré, për pushtet dhe pará, që falë Reformës në Drejtësi, të cilën të dy e luftuan dhe anatemuan aq shumë, por që për fat solli fundin e tyre të palavdishëm, njërin në burg dhe tjetrin kandidat për aty. Mesa duket skena politike do riformatohet dhe ndoshta ky do jetë i fillimi i fundit të tranzicionit të lodhshëm postdiktaturë komuniste, i cili me gjasa do përfundojë plotësisht me pranimin e plotë të Shqipërisë në BE.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje