Analisti Agim Baçi ka kritikuar ashpër gjendjen e opozitës, duke thënë se Partia Demokratike nuk mund të fitojë zgjedhje pa ndryshuar perceptimin e publikut, por kjo gjë është e pamundur për sa kohë mungon përgjegjësia.
“Si mund t’i fitosh zgjedhjet pa ndryshuar perceptimin, po si do e ndryshosh perceptimin, kur asnjëri nuk mban përgjegjësi dhe kur të gjithë thonë që ne të japim llogari, por Berisha jo?! Kjo është tallje.” u shpreh Baçi në një intervistë për TemA.
Ai tha se nuk ka më kohë për spektakël dhe se deputetët që fajësojnë popullin për humbjet thjesht tallen me demokratët. “Ndaj unë kur kam dëgjuar në mënyrë qesharake deputetë që fajësojnë popullin se nuk kanë kuptuar opozitën apo deputetë që thonë që ne të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësi, po Berisha jo se e ka bërë punën, thjesht mendoj që ata po tallen me demokratët,” shtoi ai.
Baçi theksoi se opozita duhet të pranojë hapur përgjegjësinë e saj: “Më shqetëson e pavërteta e tyre me publikun dhe mungesa e sinqeritetit për të pranuar që në 11 maj ky rezultat, pavarësisht pretendimeve për devijim të votës nga qeveria, opozita mban përgjegjësinë e vet që është në këtë pikë."
Në përfundim, ai paralajmëroi se qytetarët ndihen të braktisur nga të dyja palët. “Në një anë kemi kryeministrin që tallet në çdo sekondë me qytetarët, tani edhe luksin për t’u tallur opozita prapë me qytetarët? Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen shumë keq që në të dy palët nuk ka njerëz që t’u flasin sinqerisht,” përfundoi Baçi.
Ndiq intervistën e plotë:
Agim Baçi: PD më e madhe se Berisha, por ka mbetur peng i frikës prej tij
Me te vertete kam pasur shume respekt per kete Agim Bacin po kur e degjoj qe harxhin shume kohe per banden terroriste te Sali halese , ja ka hequr vjen kryq e terthor dmth e vleresoj si Buthatin e Shkollakun apo Bled Kaken . Te shpresosh te kjo bande terroriste se gjoja eshte opodhite apo se ka emrin demokratike do te thote se no te mungon nje tra po te ka rene e tere catia . Aty kurre nuk ka pasur demokraci apo institucione o loqja Baci , po ka vetem nje person we quhet Sali , ti mos bej te paditurin se kete e ka marre vesh tere bota pa lere me Shqiptaret ja kane vene shqelmin me kohe kesaj bande , qe ti jam i sigurte qe e di mire , e sheh dhe e prek c'do dite e ne c'do pale zgjedhje . Desha te shkruaj akoma po jam i sigurte qe ti e kupton por mendon sikur jetojme ne nje vend te vertete demokratik qe krimineli Sali kurre nuk e la te ece perpara .
Zotni Baci! Opozita i ka braktisur ne menyre te ndergjegjeshme qytetaret sidomos ata opozitare. Me ndergjgje i la pushtet Edi Rames dhe me ndergjegje bashkepunon me te hapur ose nen rrogoz. Ne shkembim te kesaj Berisha dhe rrethi i ngushte i tij marrin dhe perfitimet. Marrin tendera, leje ndertimi per kulla e shumekatesha ne Tirane e rrethe. Me ndergjegje Berisha dhe grupi larove rreth tij do ti falin edhe bashkite si Tirana, Vlora etj. Natyrisht , ne marr eshje me Ramen mund te "fitoje" ndonje bashki si cerrik apo kolonja etj. Po keshtu Rama do tu japi poste edhe ca mbeshtetesve te Berishes, si kapilare qe te mu d te thithi indirekt fonde. Prandaj keshtu trajtojeni situaten, jo sikur nuk e kuptoni se cpo ndoth. Rama qeveris, Berisha livadhis dhe merr ca be ifite prej Rames.