Dashnor Sula: Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, shumica e deputetëve luftojnë për karrige

2 Maj 2024, 09:09Politika TEMA
Dashnor Sula: Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, shumica e

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat Edi Ramës. Kështu deklaroi në “Studio Live” në Report Tv deputeti i opozitës Dashnor Sula, ndërsa nënvizoi se në kushtet aktuale opozita nuk fiton.


“Berisha, Basha, Meta janë figura të konsumuara. Problemi i opozitës është i madh. E kam thënë Berisha, Basha dhe Meta janë figura të konsumuara. Nëse vazhdojmë kështu Rama është fitues”, shtoi ai.


Shqetësuese për Sulën është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige.

“Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, shtoi Sula.


Deputeti i opozitës nënvizoi se as Berisha dhe as Basha nuk kanë votat për të ardhur në pushtet.

“Basha nuk ka as 10% të votave. Sali Berisha 30%. Zoti Basha na ka bërë dëm të madh. Zoti Basha nuk ka lëvizur që kur ke qenë ti në krah të djathtë të tij. Ti ke lëvizur ai nuk ka lëvizur. Në maj të vitit 2021 Sali Berisha u shpall non grata. Edhe djegia e mandateve është gabim trashanik i Bashës. Pse i dogji mandatet? Nuk binte qeveria e Edi Ramës”, shtoi deputeti.

Sula tha gjithashtu se për shkak të situatës në të cilën ndodhen fraksionet e opozitës, i ka bojkotuar edhe mbledhjet e grupit.

“Unë nuk shkoj në mbledhje grupi prej një muaji e kam bojkotuar se vendimet që merren nuk janë të drejta”, u shpreh më tej deputeti.

3 Komente

  1. Q
    Qytetarja

    Kete radhe ke folur drejt Me se e sakte

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Dakort o qytetare, por duhet te iki vete i pari nga deputetlleku, qe ti ngjisi fjala.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shpend

      Me duket se duke dale jashte hales , ka filluar te thithe ajer te paster dhe po ftillohet ky gjeli i Peqinit . Po kupton me qarte situaten ku ndodhet Foltorja me Flamur rrumpallen , Gazmend super mashtruesin e Kavajes , altoparlantin e ç'akorduar Vokshi e kompani .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje