
Daut Gumeni ishte i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila. Gumeni foli gjatë për kohën e komunizmit, duke e ndërthurur me kohën e sotme. Ndërsa fliste për Partinë Demokratike, Gumeni shprehet se kjo parti duhet të kishte vdekur më kohë.
PD, thotë Gumeni, nuk ka qenë kurrë demokratike, edhe atëherë kur u krijua.
“PD-ja nuk ka qenë kurrë demokratike, që kur u krijua. PD-ja është një organizëm politik i lindur në ato dyert e veshura me dyshekë që të mos dëgjohet zëri.
Për mua është një gjë që duhet të kishte vdekur me kohë, ka zgjatur shumë sepse e ka edhe emrin e vjedhur, edhe flamurin e vjedhur.
Morën flamurin blu te klubit të Ministrisë së Brendshme të Dinamos, për ta bërë si flamurin e PD-së. PD-ja duhet të kishte ikur me kohë.
Bile ai që i thonë themeluesi dhe udhëheqësi historik i PD-së, ai në histori mund të hyjë si misionari i Komitetit Qendror të Ramiz Alisë, po jo i demokracisë.
Berisha ishte besnik jo vetëm ndaj Ramiz Alisë, por edhe Enver Hoxhës. Ishte shumë besnik ndaj mënyrës se qeverisjes së Enver Hoxhës”, u shpreh Gumeni në DritareTv.
Sipas Gumenit, në Shqipëri nuk ka të djathtë, por vetëm dy të majta.
“E djathta në Shqipëri nuk ekziston. Ne kemi dy të majta, kjo është fatkeqësi.
Shqipëria është e majtë e gjitha. Por fatkeqësia jonë është që është një e majtë e sëmurë.
Ne kemi një të majtë staliniste që ka vajtur në varrezat e të djathtës, prandaj kanë gjetur një kryetar si Berisha që bërtet edhe në biseda të zakonshme, se kanë vajtur në tokë të xanun ata, kanë vajtur në varrezat e të tjerëve, do bërtasë që të marrin veshë që i djathtë ai.
Ndërsa këta që kanë ndenjur në gorricën e tyre, le të ketë gorrica jo vetëm miza dheu, po edhe gjarpërinj e hardhuca, ata nuk ankohen se e dinë, ata janë mësuar me ato insekte dhe ata malukatë”, u shpreh poeti i njohur.
21 vitet e mia në burgun e Burrelit dhe Spaçit
Daut Gumeni tregoi vitet më të vështira të jetës së tij, burgun. Burgu i ndërpreu poetit dashurinë e parë të jetës, por ishte letërsia ajo që e ndihmoi ta përballojë burgun. Në rrëfimin e tij, Gumeni tregoi 21 vitet që kaloi në burgun e Burrelit dhe të Spaçit.
“Ëndrrat nuk më janë ndarë sepse për mua gjysma e jetës është ëndërr. Por varët çfarë ëndrrash që ke. Si dashuria ime e parë, që e ndërpreva pasi hyra në burg. Më vjen mirë që e desha aq shumë sa nuk ia thashë dot, se e pashe që nuk kisha të ardhme as vetë.
Ishte letërsia, ajo që më ndihmoi ta përballoj burgun. Të parët që më ndihmuan ishin ata që më dhanë jetën. Nëna ime mbahej me nam në krahinë për të qarë me ligjërime. Kur qante ime më dridheshin malet.
Nga hekurat nuk u përlot një herë. Unë isha në burgun e Burrelit 20 vjet. Ata që kishin pushtetin atëherë thoshin që do të dërgoj në Burrel që mos shohësh as diell, as shi, as borë dhe të drejtë kishin.
Burreli qe tmerr se nuk ngopeshe as me ajër. Binte gripi sivjet dhe ikte pas 10 vjetësh. Qarkullonte nëpër dhoma, se s’kishte ku vente. Edhe gripi nuk dilte dot jashtë, jo më ne.
Pushtetarët e tranzicionit tonë të përmbaruar u vjen turp ta përdorin Burrelin dhe s’e marr vesh pse. Ata thonë Spaçi tmerr. Po ta përmendin një herë Burrelin. Unë kam qenë në galerinë e të përndjekurve dhe mbi te përndjekurve në Spaç, 3/50 ka qenë.
Atje ne i thoshim vagonit anije sepse vinte uji deri në gju. Dhe shkonin ata që ishin më të parehabilitueshmit. Kam qenë vetëm një vit ne Spaç, 20 vjet në Burrel”, tregoi ai.(Dritare TV)
Respekte per nje te vuajtur pa drejtesishte, qe mbeti njeri edhe pas atij kalvari vuajtjesh .
Po njeri i nderuar dhe i kompletuar me te gjitha cilsite e nje kuadri shembullore, e kam takuar ne 97 e Sali Berishes ne presidences punonte zotria atehere Kur ne kerkonim drejtesi per ngjarjen e rende ne krasten e Martaneshit qe vdiqen ne krye te dentures. Shef i i zones me 5 punetore nga dinamite qe u fut ne soben e druve Nuk lame deri Pa trokitur por asgje ne fund perfunduam ne presidence dhe aty asgje por me ka bere pershtypje dhe na ka mbresa humanizmi i zotit Gumeni me nje qetesi dhe zgjuarsi te holle dhe me keqardhjen per ngjarjen e rende te 1997 qe Sali Berisha armatosi popullin dhe njerzit vriteshin si lepujt qe vriteshin nga gjuetaret por me leje dhe Ligje, Daut Gumeni na percolli me pyetjen duke mu drejtuar mua : Zonje me vjen shum keq po kush e ka pushtetin, kjo ishte e hidhur shume per cfar degjuam por tek e fundit u bindem se pergjigjen e muarem dhe Nuk duhet te sorollateshim nel neper dyert e pushtetit me bindje te plote qe I pari dhe i fundit qe na e dha pergjigjen ishte zoti Gumeni pas gjithe kalvarit te vuajtjeve tona. Per demokracine me themele te kalbura pergjegjesi mban edhe zoti Gumeni dhe brezi i tije qe vuajten ne burgjet komuniste Nuk duhet te ishin ulur kurre me komuniste dhe kurren e kurre sme Sali Berishen qe i ka sherbyer Enverit me devotshmeri , dhe te ndjerit Gramoz Pashko qe ishte djale blloku me roje ushtare tek dera nga privilegjet qe kishin. Sidoqofte njerez te ndershem si Gumeni duhet te dalin ne balle te Pd me shikimin vetem perpara sepse po shikuam pas as brezat e ardh Shem Nuk do te njohin demokraci te shendetshme ne shqiperi.
zonja Brita, ju shkruani "Per demokracine me themele te kalbura pergjegjesi mban edhe zoti Gumeni dhe brezi i tije qe vuajten ne burgjet komuniste" ndersa une shtoj, "Mbani pergjegjesi edhe ju zonje, qe per shume e shume vjet i keni dhene voten Saliut dhe klanit te tij prej alabakesh!
Kurre ne jeten time uk i kam dhen volte kriminelit Sali Berisha kurrrrrrrrrrrr.
Burre i mencur, i urte, i paperkulur.Sali Berisha jua bleu vitet e burgut te persekutuarve, mbas 2-3 vjetesh dukej sikur kishte vuajtur Saliu ne burg, jo Gumeni. Nuk i falet Gumenit dhe shokeve te tij te shkonin mbas nje narcisisiti si Sali Berisha per 25 vjet. Boll deri ne 1994, me vone seicili qe i shkoi mbrapa , shkoi per perfitime madhore, dhe ne fakt shume prej tyre privatizuan nderrmarje me ca bono qe ju dha Saliu, ca zaptuan toka, magazina.... Prandaj ja falin edhe sot te persekutuarit bemat Saliut. Sepse Saliu i bleu.
Daut Gumeni mire kondra Berishes po pse me qeverine!!!!!! dhe pro Rames!!! Valle ku fle ljepuri!!!!!
Pajtohemë me ju zotëri Gumeni por çfarë ti besh që nuk i lejonë Kremlini dhe Beligradi sepse ata bashkë me shpirtshiturit e formuan PD dhe e shkatërruan Shqipërinë. NON GRATA, siç edhe ndodhi e kthyen Shqipërinë në Feudalizëm. Krimet që kanë ndodh 1990 - 2023 janë të tmerrshme dhe ato i arsyetojnë vetëm S. Berisha dhe I.Meta me bandën RUBLOVI - DINARI / ruse-serbe/. Mirëmbetsh me shëndet.
Daut mos ha mut , ke qene spiun biruckash , prandaj mos u duk , por ske turp .
hyri ne burg per incest qe te mos e vrisnin dhe sot shan te mejten ndersa ka qene keshilltar i super te bmajtit R.Mejdani
Një personalitet i rrallë. , ku para Tijë përkulen me shumë respektë, presidentë , klerikë , kryeministra , njerës të famshëm në të gjitha fushat, nga e gjithë bota e qyteteruar, emancipuar, nga USA, UK, specifikishtë , mbështetësit e paepur të Shwiptarëve në rrugën e integrimit EuroAtlantk teresishtë të Shqipërisë..!!
eh!more daut e asqera,keto gjera qe thoni tani mbas ngordhjes shpellarit komunist sali,duhet ti thoshit atehere kur ky kriminel bente vrasje e zhdukje,shkatrrim e vjedhje e perbetime per shokun ramiz,por atehere ju gjasme te persekutuar,shijonit kockat qe u hidhte ky kriminel komunist.Edhe sot ne partine e derrave nuk ka burra qe ti thone shporru kriminel,por edhe ata qe jane gjasme kundra e quajne lexhende
Nuk e njifke fare Dautin mor zotni ! Ky nuk ka bërë pjesë në asnjë organizatë politike apo shoqërore , është një njeri model në të gjitha anët. Lexoje se kush është pastaj fol .
nuk ka nevoj ta njoh dautin,sepse njoh alizotin dhe seren e tyre qe jane gjasme antikomunista dhe jane te dashuruar me komunistin me fanatik sali qe u fut ne bllok me servilizma e djallezira dhe sot eshte lugesia e ketij kombi,por por edhe daut ashtu si asqeret e tjere nuk e ka ngritur zerin dhe te bente njerez per vete,kunder ketij vemje komuniste,por por qe ta dish ti matjan edhe dauti ka qene komunist para se te futej ne burg,sepse keta na propgandonin te mirat e sist soc dhe ja futnit njeri tjetrit
Një herë e kam takuar këtë Burrë dhe gjithmonë kam pritur që Edi Rama t'a afronte në një post qoftë dhe President.Urtësia dhe mënçuria e atij Njeriu do t'i vlente qeverisjes,sepse një njeri që nuk shanë,nuk urren,nuk përgojon,nuk mburret është për të drejtuar një vënd.
Respekt te pamate per burrin e Laberise, Daut Gumeni, te cilin as e njoh e as me njeh! Ky rrefim i Tij, eshte nje grimce (per ata që nuk e njohin), nga jeta dhe vepra e ketij personaliteti. Që ta kuptosh thellesine dhe gjeresine e botes se tij, duhet me patjeter te kesh lexuar, midis të shumtes prodhimtari te tij letrare, edhe librin/romanin e tij "Shenime nga Shkolla e Partise"-i shtepise botuese 'Dudaj", 2012. Në kete liber voluminoz prej afro 600 faqesh, gjen nje deshmi tronditese te terrorit dhe krimit shteteror hoxhian. Perveç te tjerave aty, autori na sjell te gjalle, ashtu te llahtarshem, Ferrin qe ngriti regjimi komunist i Enver Hoxhes ndaj te denuarve politike. Dhe ky Ferr, ndryshe nga ferri dantesk, ndeshkimin e kishte si në Rrethin e Nëntë. Mbas vitit 1990-1991, të theqafjes se diktatures komuniste, Dauti si shume te tjere te ngjajshmit e tij, u gjend, i lire dhe si rralle kush teper modest, demonstroi dhe mbeti nje demokrat i madh. Nëse dikush deshiron ta quaj dhe vleresoje veten si demokrat (term tmerresisht i shfleftesuar në ditet tona, ku çdo alabak e quan veten te tille), duhet te kete si pasqyere pikerisht personalitetin e Tij. Vetë jete e tij e ndershme, e perkore dhe e panjolle deri në ditet tona e verteton kete. Se qe i tille ai dhe shume si ai, edhe pse në ato fillime, kur ata me shume sinqeritet u futen ose iu afruan PD, per te kontribuar ne sendertimin e demokracise, monstra Sali, komunisti-antikomunist-demokrat, me hipokrizine e tij proverbiale i perdori ata si fasade dhe jo larg, por pas 3-4 vjetesh i flaku tutje me epitete si 'karrigethyer', 'koolaboracioniste', 'balliste' etj etj, të marre hua nga fjalori i peshtire i kohes ku ky komunist/stalinist i pandreqshem, kishte sherbyer me devotshmeri. Dhe keta sigurisht qe nuk u pezmatuan, panë se çfare ishte gatuar nga Katovica ramiziste dhe sigurisht te pafuqishem per ta ndryshuar rrjedhen, u larguan me dinjitet dhe nuk paranuan më të beheshin shtojce e ndonje formacioni tjeter politik, që gjithsesi ishin pjese e asaj platforme, rezultatet e së ciles i "shijuam" per plot 32 vjet, i shohim e i prekim shume më qarte pikerisht sot, realitet të cilen në menyre konçize na e ka dhene zoti Gumeni, më siper.
O Bureto, mal i madh, po nuk u bere kurioz se cili ishte motivi qe Dauti u arrestua dge u denua? Nese do ta mesosh te verteten do te nderrosh mendim.????
Po, po mor (kara)Bush! Sigurisht qe e di. Ka shkelur nenin 47 te Kodit Penal te Enverit, qe per tentative arratisje nga burgu i tij rrethuar me tela me gjemba, denoheshe deri 25 vjet. Sigurisht ne kete mes, do kete patur edhe ndonje spiun qe e ka denoncuar, siç rendom ne ate kohe spiunesh kandodhur. Tani na e thuaj te verteten qe di ti, e kshtu ta mesojme edhe ne.
Po, po mor (kara)Bush! Sigurisht qe e di. Ka shkelur nenin 47 te Kodit Penal te Enverit, qe per tentative arratisje nga burgu i tij rrethuar me tela me gjemba, denoheshe deri 25 vjet. Sigurisht ne kete mes, do kete patur edhe ndonje spiun qe e ka denoncuar, siç rendom ne ate kohe spiunesh kandodhur. Tani na e thuaj te verteten qe di ti, e kshtu ta mesojme edhe ne.
I shkreti mal Bureto, vertrte ai u kap ne tentative arratisjeje, por cfar kishte bere ne fshatin e tij qe u be shkak per arratisjen
Ke shume te drejte z.Gumeni por ! Tani eshte teper vone te analizosh se kush eshte Sali Berisha . Nje primitiv qe ka hedhur helmin tek shqiptaret ,sa ai, sot eshte kthyer ne simbol i degradimit te mbetjeve te komunizmit .E lidh me komunizmin jo se Saliu perfaqson vlerat qe kishte sistemi .Sali hyne ne kategorine e segmenteve te agjenturave te huaja, qe vepronin kunder Shqiperise . Shkallet qe ngjiti s'kane asnje lidhje me devotsherine e brezit komuniste qe u sakrifikuan per vendin . Hoxhes ky tip ju rekomandua per te luajtur roline ndermjetes midis kunderzbulimit shqiptare dhe atij Jugosllav .Saliu ishte nje agjent shumedimensjonal i pergatitur posacerishte te depertonte ne sferat mete larta te sistemit komunist . Saliu nuk ishte vetem. Agjentura Jugosllave, ne kohene Hoxhes ,ishte e shperndare kudo.Ata ishin rezerve kur krijoheshin kushte per te vepruar. Detyra kryesore ishte te perhapnin sa me shume pakenaqsira , te sabotonin, te bashkpunonin me agjentura te huaja e te kompromentonin figura potencjalishte ne politken e Hoxhes .Ata u bene teper aktive, fill mbasi u be e qarte ,kur Hoxha vuante nga nje semundje qe doti merrte jeten .Alarmi u dha dhe strukturat e agjenturave te huaja filluan te leviznin me pikesynim qe Shqiperija te mbetej nen diktatin e tyre . Nje prej tyre ,teper aktiv ,ka qene dhe Berisha.Ne opinjonin shqiptare Berisha nuk njihej fare. Rreth Hoxhes kishte figura te tjera, me te rendesishme , qe pergatisnin platformen e re dhe rrugen qe dote merrte Shqiperija .Pa dyshim Ramiz Aliaj ishte piketuar te zinte fronin pas vdekjes se Hoxhes. Ramizi ishte koka e spiunazhit te huaj i kompromentuar qysh ne hapat e para te LAFNC.Sic kemi mesuar dhe nga historija, Hoxha luftoje me shume grupe armiqsore, qe ne fakt ishin segmete te agjenturave te huaja . Aq shume agjente kemi pasur, ne gjirin tone, sa edhe pas 30 viteve pushtet komunist kjo fare nuk u zhduk . Qe ta mbyll ketu kete koment, dua te dal ne konkluzjonin. Shqiptaret asnjehere, ne historine e tyre shekullore ,nuk jane drejtuar nga burra patriot me ndenje kombetare .Pikerishte sot ne kete vuajme. Nuk po gjejme edhe ne demokraci, rrugen ,qe i duhet nje populli per te ndertuar nje shoqeri demokratike me standarte te botes moderrne .Edhe pse kemi krijuar nje shtet ligjor ,ai nuk funksjonon ne praktike .Shteti nuk eshte ne sherbim te qytetarve por ne doren e nje grushti politkanesh ,pushtetasresh ,oligarkesh qe e mbajne peng te ardhmen e popullit . Z.Gumeni duhet te kuptoje gabimet qe u bene pas rrezimit te sistemit .Kjo shteres e popullsie qe u persekutua dhe u diskriminua nga komunizmi si dhe shume intelektuale s'kishin arsyje ti ngjiteshin Pd me Berishen ne krye .Propaganda Berishjane dhe ajo e Diaspores i ziguruan ketij krimineli e tradhetari pushtet absolut duke shkaterruar cdo vlere te trashegimenise shekullore . Djersa dhe mundi i popullit u kthyen ne parajse per grupin qe ozurpoje pluralizmin politke dhe shtetin shqiptare . Tashme eshte vone te nxjerresh konkluzjone kush eshte Saliu e bishtat e komunizmit . Vetem nje permbysje e tipit diktature, i cmontone keto, qe egzistojne sot, ne politken dhe drejtimin e shtetit shqiptare .
Shkurt e shume i sakte.Parti qe mbron inrteresat e te djathteve ne Shqiperi nuk ka.Vjedhja e pronave te trasheguara e tregon realitetin cullak.
Deshtimi I Pd ne drejtimin e vendit sa here qe ka ardhur ne pushtet eshte sepse drejtoi demokracine me medodat e sistemit komunist
Kofini pas te vjelave! Gjithmone shqiptaret behen trima dhe marrin guzimin te flasin ashper ashper ashper kunder "diktatorit" dhe te luftojne per nje shoqeri te civilizuar vertet demokratike... **** te njeten gje beri edhe Berisha, dhe shume njerez shume njerez shume njerez "demokrat" "anti komunista" qe dikur kishin qene ose komunista ose sherbetor te administrates komuniste! Por asnjeri nuk u tregua trim, fraksionist,dezident, ose kundershar i "ashper" ..si duket ky lloj brumi nuk eshte ne eficence dhe i dobisheme ne kohen e duhur per ti larguar felliqsirat ! shoqeria me Berishen u kthye ne origjin.me luften e klasave, ku nje grup gangsterash kriminel dhe hajdute, luftonin me karten e anti komunistave. dhe me karten e demokratit ! Ne 1997 Berisha me shoqerine e vet mbeshtetsit e tij "demokrat" (kriminel hajdut spiuna ) ishte ne kulmin e fet te pushteti personal mbi te gjitha pushtet e tjera Tani duket si i ngordhur por ne shpirt ai eshte nje diktator, qe po te kishte energji -pushtet do te vazhdonte perseri te bente ate qe beri ne 1997 ! Si Enverit. Edhe Berishes i erdhi koha te ik ne te semes !
si salih brrisha apo ilyer mutaj etj pjestare te Bandes Opozitare , (flas per ata Komunista qe veshen Maska Demokrati me mashtru idiotet ) u krijuan si Parti (Fake) Demokratike atj , nga Bota e Huaj , sipas nji Axhente e Plani shkaterrues jovetem te Demokracise e Shtetit Ligjore ,por duhet then Asgjesues i te gjitha Vlerave Kombetare , ne te gjitha fushat ,qe nga ajo e Industrise e deri ke Figurat Kombetare e Historia e Shqiperise . Pra , boll me me ate Naivitet te pari te gjerave vetem ate cfar na afrohet si Fasade , qe na ka Penalizuar gjate gjithe Historise ,por te parit me qarte ne Realitetit "Demokratike " Shqiptare . Kjo FakeDemokraci e cila ishte nji Deshtim total i Kastes me te ndyre Politike qe ka pasur ndonjiher historikishte ky vend , duhet te A n a l i z o h e j _ ne detaje dhe vihej Pika mbi iiiiiiiiiii . Nqs nuk ka analiza jovetem ne raste Deshtimi por edhe Suksesi ,nuk ka hecje perpara . Shqiptaret kan hecur pergjate gjithe Historise Ku - tu -ru ! Nqs nuk fillojne te kuptojn e mesojn se duhet te ndjekin shembujt e vendeve Europiane ,do mbetemi po ata te pazhvilluar ,pa ata paShtet e Ligje , poAta me te humburit ,me te pafuqishmit ,po Ata Viktimat qe na njeh Hostoria por dhe ne vete . A ka Burra , e Intelektual Patriote (s'po them si Avni Rustemi ) ky vend ,qe guxojne te hipi te shoqeri ne shinat e Njerzimit ?
Shumë faje ka Salihu edhe plot gabime por si dukët Edi Rama ia ka kaluar me Vuçiq e Begoviç,nëse qenkan pro serb janë të dy meqenëse Salihu e ndihmoi me naftë Millosheviçin,ndersa Edi po e ndihmon Vuçiqin në arenën nderkombtare me akte anti Kosovë.Pra një mut janë i ndar për gjysë.Nuk është për tu shqetsuar për udhëheqësit pro serb të Shqipërisë por për popullin.pro serb të Shqipërisë me theks të veçantë anti kosovar se kështu i ka përgatit agjentura serbe që ka mbuluar çdo pore të shtetit shqiptar.Turp!
Ik o Raif kari se na cave gerneten me karrliqet qe shkruan
TIRANA E RE Si dukët je mesjeta e jo Tirana e re.Mund të kesh dhe dukjen si fjalorin për faqe të zez,po të till janë ata që kanë heq dorë nga përcaktimi kombtar.
Respekte z.Gumeni Tamam burre Laberie
Duat Gumeni, nje antikomunist qe e ka share komunizmin ne sallen e gjyqit. U ngrit nje grua ne salle dhe tha: te digjet ne turren e druve te njoma. Kur e pyeten ne fund, ai u pergjigj; po me digjni qe ti beni qejfin dhe asaj gruas.
Dakort jam me ty por a te kish hije kur shkove me xhurape e sandale si lepires per ti dhene doren atij maskarai kur mori me dhune seline e PD?????????dhe ti je pale me te se ke fshehur pastertine e figurave te ndyra te atij parlamenti. ish sigurimsa e spiuna
gumeni meqe saliu eshte komunist po keta qe jane ne pushtet tash 10 vjet a mos jane nipat mesat bijt e atyre qe saliu i shpetoj e nuk pushkatoj asnje e i futi ne burg per kafe apo te kan hedhur kocken se jane zgjedhje tani tani flet keq per saliun ik futi nje tas groshe e nderroj pampersin e mos fol me se paske hy ne burg per burrni.
Respekte per z.Daut Gumeni.Pet kujtese per te tjeret .Pyeten ne ato vite te fillimit 1990 e 1992 nje te moshuar se me ke parti ishte dhe ai u pergjigj.Une jam me nje nga tre partite o me Ballin kombetare o me partin komuniste o me partite e partis se punes.E mbeshtes z.Gumeni per analizat e tija te cilat jane aktuale .
......fuck berISHe
Bureto ben mire edhe te degjosh, jo vetem te flasesh. Gumeni ka shume mekate. Edi Rama nuk e gradon dot sepse ai duhet te kaloje pastertine e figures. Ate nuk e kalon dot. Gumeni ishte nje nga tre personat qe drejtonin autoritetin e dosjeve te Sigurimit. Mirepo i doli dosja e tij. U detyrua te ikte. Kerkoji te tregoje pse. Jo cdo njeri qe hiqet si i paster e antikomunist, eshte i tille. Kerkoi te arratiset? Po, sepse do e vriste dajua qe e rriti.
Daut Gumeni e tregoj sakt nji te vertetë te madhe kush ishte dhe kush është Sali komunisti
Zoti Gumeni ben pjese te ato persona qe kam patur BIG respect ne vitet 1990-1991 por me keto lloj artikuj e ka ‘dhiere’ fare. Do jepja shume argumente kundra Gumenit por do mjaftonte vetem njera: Mbijetesa e Saliut Enverit 1968-1990 per periudhen 1992-2023 eshte merite e Elezbiberit qe eshte realisht Saliu Amerikes.nese nuk e di ke zero intelekt..nese e di dhe nuk e thua na ben te dyshojme cfare roli keni qe Saliun e Biberit pas 1992-et po ja ngjesh Enverit vdekur