Debat në Konferencën e Kryetarëve, PD: Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Jemi brenda rregullores

29 Janar 2026, 13:28Politika TEMA
Debat në Konferencën e Kryetarëve, PD: Njollë e zezë

Socialistët dhe demokratët janë përplasur sërish këtë të enjte në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare, për shkak të mosthirrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku do të vendoset mbi heqjen, ose jo, të imunitetit të Belinda Ballukut, sipas kërkesës së SPAK

“Kjo që po ndodh është një njollë e zezë për Kuvendin. Mbrojtja politike e një të korruptuari është çështje që ju bën me turp edhe juve. Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin”, mësohet të ketë thënë deputetja e PD, Jorida Tabaku.

“Shtyrja e mbledhjes në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhjen”, mësohet të jetë përgjigjur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. 

3 Komente

  1. X
    XXX

    Epo se ka hall palloshi se nga republike parlamentare mos behemi republike prokuroresh, prandaj. Po qe de facto jemi republike kryeministrore nuk ka problem. Se km urdheron parlamentin se kur te mblidhet nuk ka problem, nuk na shqeteson nderhyrja mes pushteteve ne kete rast.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kena Maru

      O PerLesh hahahaha je shum i meqem o Hajvan Ryyyppppp

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXX

        Si thote Peleshi: "Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen." Po propozimi qe bejne antaret e tjere per t'u mbledhur pse nuk vlen, a jane te barabarte antaret, apo ca jane me te barabarte se te tjeret.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje