“Qeveria respekton protestën”, Toni Gogu: 21 Janari ende pa drejtësi, plagë që s’është mbyllur

29 Janar 2026, 11:30Politika TEMA
“Qeveria respekton protestën”, Toni Gogu:  21 Janari ende pa

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu duke folur në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes  deklaroi se qëndrimi i qeverisë është i qartë dhe i pandryshuar, respekton protestën si një të drejtë kushtetuese.

“Një sqarim për sa i përket insinuatës që ju ngritët ose ankesës që ngritët me të drejtë në fillim të kësaj seance për sa i përket protestës dhe protestuesve. Dua t'ju them që qeveria shqiptare respekton pafundësisht protestën është e drejtë kushtetuese.”

Ministri rikujtoi ngjarjet e 21 janarit dhe përkujtimin çdo vit të  4 dëshmorëve të atdheut.

“Nga ana tjetër ju e keni parë që si forcë politike në çdo janar të nderojmë protestues të paqtë që janë vrarë me duar në xhepa në mes të bulevardit dhe, duke pritur që drejtësia shqiptare të vendosë atë të drejtë të mohuar për shumë vite dhe që është një plagë që rrjedh ende gjak atje. Në nivel personal, ju e dini që unë i përkas një tradite fetare që protestën e ka gjenezën e vet”, tha ministri i Shtetit, në përgjigje të deklaratave të opozitës.

 


Në vijim të diskutimeve në Komision, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin iu përgjigj edhe aludimeve për keqmenaxhim dhe korrupsion, duke theksuar se Shqipëria ka kaluar në një fazë tjetër falë reformës në drejtësi dhe vullnetit politik.

“Nuk është që nuk ka pasur abuzime, i dashur koleg, në 2013, por sot për shkak të këtij vullneti politik dhe për shkak të asaj reforme në drejtësi, ne mund të parandalojmë përmes administrimit, gjë që po ndodh,” deklaroi ministri.

Sipas tij, projektet e financuara nga Bashkimi Europian dhe instrumentet IPA po shërbejnë jo vetëm për zhvillim, por edhe për forcimin e kapaciteteve administrative, duke ndihmuar në ndarjen e keqfunksionimit nga korrupsioni.

Ministri akuzoi opozitën se po e politizon debatin dhe se çdo problem përpiqet ta etiketojë si korrupsion.

“Ju duket e gjitha korrupsion, sepse në forcën tuaj politike e keni të ngjizur korrupsionin nuk po ndaheni dot nga ajo që e keni vetë, Ju e dini vetë se keni bërë disa komisione kuvende që përpiqeni ta gjeni, kush korruptoi, kallëzime keni dhe ato kallëzimet që i bëni njëri-tjetrin për korrupsion.” tha ministri.

Në përmbyllje, ministri bëri thirrje që diskutimi të mos politizohet dhe të mbetet në nivel teknik, veçanërisht sa i përket çështjeve të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian.

6 Komente

  1. S
    Sateri

    Qeveria nuk duhet te respektoje protestat naziste djegin institucionin kryesor te shtetit. Vec kesaj, qeveria ka pergjegjesine e saj per katandine klanore te drejtesise dhe mire ti behet qe njeri pas tjetrit po bini viktima te kesaj drejtesie. Vecese mos harroni se po e humbisni mbeshtetjen popullore qe aq shume shprese pat tek ju.

    Përgjigjjuni
    1. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      Mos u merzite se do zbardhet 21 janari,gerdeci e grushtet e shtetit te saliut,kur te qethen vicat dhe leshi tu jepet dumdumeve e gjingjoneve

      Përgjigjjuni
      1. t
        titi tirone

        o gogo gjithe ky burre qe je dhe vetem servil te kam pare kudo keshtu do ta shtysh ti ore ?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ton

          Vjedhja eshte njesoj si vrasja.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tomori

            Foli dhe ky qypi qe Rama e ka bere mender min.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kris

              Eshte merzitur Gogucja

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje