
Nga Ylli Pata
Fabula e qeverisë teknike, edhe pse u ka mbirë në bark, në radhë të parë mbështetësve të opozitës, por edhe publikut, është kthyer në një parodi politike.
E cila ka ardhur si precedent politik në Shqipëri, sa herë ka pasur kriza të rënda që kanë tronditur vendin politikisht.
Qeveria e fundit teknike ishte kabineti veror e qershor-shtator 2017, ku i vetmi ministër që është sot në politikë është Gazment Bardhi.
I cili ishte ministër i Drejtësisë së Edi Ramës pas natës së 17 majit, kur ndodhi marrëveshja e famshme me Lulzim Bashën.
Por “oreksi” i PD-së për qeverinë teknike ka vazhduar pas çdo zgjedhje parlamentare apo vendore, nërkohë që pas 11 majit, pikun e pati në 6 muajt e fundit, kur u vu në jetë plani i ashtuquajtur Ramaduro.
E fikur përkohësisht si pasojë e ftesës së Donald Trump për Edi Ramënn ë Bordin e Paqes dhe vizitës në Izrael, fabula pritet të riaktivizohet pas vendimit të Kushtetueses dhe Këshillit të Mandateve për rastin Balluku.
Ku sipas të gjitha gjasave do të riazhornohet plani i sherrit në Kuvend, foltoreve të së së hënës dhe protestave kombëtare. Që siç tha një deputet i PD-së, do të kenë vendime fatale dhe të forta.
Por, meqë “Duam qeveri teknike” është jo vetëm një dëshirë e kërkesë, por një manifest politik i PD-së, përse kjo e fundit nuk e ngre vetë një “qeveri teknike” të sajën në hije?
Qeveri, e cila bën sens dhe nuk do të ketë rrezikun e konkurrencës me “qeverinë Pilinçi”, pasi çdo opozitë serioze në Europë, e ka një kabinet në hije që përballet sy më sy me ministrat e qeverisë.
Një qeveri teknike e opozitës, do të tregonte përpara publikut se cila është ideja apo vizioni politik i PD-së për konfigurimin e një kabineti që të shikohet si alternativë ndaj qeverisë.
Një kabinet, i cili nga forma dhe personazhet që përmban, do të fliste shumë më tepër sesa zhurme e përplasjet në Kuvend apo panele.
Ndërkaq, “ministrat e qeverisë teknike” të flisnin sipas “dikastereve” që mbulojnë duke shpallur idetë e tyre të drejtimit apo menaxhimit, sipas çështjeve. Duke bërë betejë e duel real në Kuvend me anëtarët e qeverisë, e kështu i bëjnë një dobie dhe mbështetësve të opozitës, por edhe bëjnë një debat më të formësuar në publik.
Pastaj, edhe nëse krijohen kushtet për shumë të dashurën qeveri teknike në realitet, publiku e ka të qartë pak a shumë se cila është ideja e opozitës për ministrat e saj. Jo si në 2017-n, kur ministrat dolën si papritur nga xhepi i Lulit, pasi ja kishte paketuar doktori. Një nga të cilët e njohim pasi sot opozita e ka numrin dy dhe njeriun kryesor në Parlament.
TemA
Nuk e ben dot Saliu se duhet te kete 40 minitri pa tjeter. Nga 50 deputete, 40 ministra, dhe 10 te tjeret ne pozita te nivelit te ministrave. Ndryshe deputetet e Saliut arratisen neper drejtorite e Qeverise. Dikush mund te thote qe asnje nga 50 deputetet e Saliut nuk ben per minister sepse jane te gjithe molotovista nga trute.
Mos béni humore Bufi kenetes e di qe eshte humbes ai do te qendroje lider brenda PD, e bene luften per te terhequr mbas vehtes elektorat per pseudo zgjedhjet brenda PD . Molotovi hedhur ne drejtim te institucionit shteteror eshte bonus per Ramen dhe malus per Bufin...... Gjitheçka qe Bufi bene shkone ne favor te Rames , dihet qe dhuna te largone elektoratin dhe shkone ne krahun tjeter , sipas sondazhit PS ishte ritur ne 1.5 pike , do te thote qe nese behen zgjedhjet sot PS mer me shume députét......se ne zgjedhjet e kaluara.
OPO Mall Sala po e keqja se kur të ik ky Do lër Shum Pas si Vetja Mall nji Është
Dhe Do të quheshin ministra të kabinetit të Don KISHOTIT kryeministër.
Po pse ai Pinoçeli apo Pilçina....ahh. Piliçi nuk është qeveri opozitare hije???
E kemi qeverinë hije të Hiçit më falni Piliçit
Po me kae ta ngreje,Noken,mediu,albanan ,djalin e faros,salijanin ,Me ke ta ngreje keta jane nje grust me karavidhe .Te kllonuar Berishiste
Meqe e ke merak ( qeverine teknike ) nga burime te sigurta brenda PD Kryeminister Komunisti Non Grata , 2 / Paloka , minister i jashtem Bumçi ,minister rendi Balliu , minister ekonomis Preshi i Lushnjes , minister shendetsie Jenisheri , minister bujqesie Strazimiri , minister kultures e sportit Duka ,minister baruti Mehdiu , minister me mardheniet me parlamentin Bardhi , kryetar parlamenti Shkelzen Berisha ,minister drejtesie Argita Berisha , kjo eshte qeveria teknike , ministrit e tjera kur t’mi japin do i botoj , kush verejtje per keta ministra te shkruajne
Rama Sales Me shikim e fjale mos me mundo Thuaj me do apo s’me do? Sala Te dua por mos trego O kopili i vogelo
Dihet kush mund te jene antaret e qeverise hije. Sherbetoret qe mbajne gjalle kufomen nongrada. Kryeminister Sali Ram Sheqere Berisha. Minister i Brendshem inteligjenti Mul Noka. Minister i Energjise e infrastruktures thuthuqi Edi Paloka. Minister i Mbrojtjes cuni Fahri pordhes Klevisi. Minister Arsimi budallai elbasonit Luciano Boci. Minister i Ekonomise motra Vjollces, Albana Vokshi. Minister i Drejtesise balerini Gazmenda Bardhi
Po te ngreje qeveri ne Hije ,sec quhet i largohen gjysma e gjysmes e elektoratit. Nga 50 pjesemarres ne foltore i mbesin 25, ose nga 2000 pjesemarres ne protest i ngelin 1000 ,ose me emira 500. Ja cilet do te jene ne qeveri 1. Kryeminister i pa diskutushmi Sali Berisha, 2.Minister i brendshem Flamur Noka 3. Minister mbrojtje Blushi PL 4. Minister i jashtem Tomorr Alizoti 5.Minister drejtesie Gazmend Bardhi 6. Minister ekonomie Jorinda Tabaku 7. Minister Financash Klevis Balliu 8.Minister bujqesie Ai nga Devolli 9.Minister arsimi Luciano Boci 10. Minister kulture Zhupa 11 Ministrer mejdisi Genc Strazimiri..... 12.Minister shendetesie Bardh Spahija. Ja kjo do te jete te pakten 99 % qeveria e ardheshme e pd-se. Ndaj hiqeni merakun.
Qeveria teknike në hije e non gratës: - kryeminister sali Berisha Zv:kryeministre Xhozi Topalli Min jashtëm Tritan Sheh I brendshëm Flamur Noka I mbrojtjes Fatmir Mediu I dtejtësisë Gaz Dardhi I financës Gjin Gjono I ekonomisë klevis Fari Balliu I bujqësisë Xhelal Mziu I shëndetësisë Albana Vokshi.
MINISTER I BRENDESHEM TOMORR ALIZOTI QE TI HAJE KUNDERSHTAREVE TE GJALLE