Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e ish-deputetit Salianji

28 Janar 2026, 18:25Politika TEMA
Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të mërkurë të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili kishte kërkuar shfuqizimin e vendimeve gjyqësore për dënimin e tij me burg.

Sjellim ndërmend se ish-deputeti Ervin Salianji ishte dënuar për kallëzim të rremë në lidhje me një denoncim publik që kishte bërë ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm socialist, Fatmir Xhafaj.


Bëhet fjalë për rastin që u njoh publikisht si “Babalja”, ku pretendohej se vëllai i Xhafajt ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Nga hetimet rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e simuluar. Salianji u shpall fajtor për akuzën “kallëzim të rremë” dhe u dënua me një vit burg dhe u vetëdorëzua në polici të nesërmen e dhënies së këtij vendimi.

4 Komente

  1. B
    Bake

    Turp Kur meret Gjykata Kushtetuse me Babalen, nje shpifes ordiner

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama ik sala ik ,pushteti I kapur

      Ta nxjer gjykata kushtetuse dhe kte te pa fajshem si ballukun ca ka ti japin dhe ca miljona mbrapa

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tomori

        Do shkoje te beje denimin qe I takon keti kalamanit flokembjellur. Ka edhe 9 vite se 1 e ka bere ky pinxhuk. Po I gjen parate , a e analizon ndokush????

        Përgjigjjuni
        1. d
          doriani tirane

          o ervin duma cfar demokrati je ti mre, kur nuk te votojne as ne fshatin tend.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje