“Lushnja në errësirë, ju flisni për BE” – Korreshi: Plaka ime ngrohej me bidon, doni Evropën me çizme me baltë

28 Janar 2026, 14:50Politika TEMA
“Lushnja në errësirë, ju flisni për BE” –

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në Komisionin e Ligjeve që u mblodh sot.

Në një diskutim që kishte me Toni Gogun, në lidhje me integrimin europian dhe procesin e përshtatjes me legjislacionin e BE, Korreshi i ka kujtuar socialistëve se vendi ynë ende nuk ka një furnizim të plotë me energji elektrike.

Sipas Korreshit, në Lushnje kishte familje që ishin të paktën 4 orë pa drita, një prej të cilave ishte dhe nëna e deputetit demokrat.

Na thoni një sukses kaq të madh që ne të opozitës në Shqipëri nuk na ka ardhur. E dyta thoni financimin 3.6 mln euro. Do të përfundojnë se ato 10 milionë eurot çokollatat e AKSHI, këto financimet e BE, si ato fondet e IPARD, apo darkat e drekat e Ilir Beqajt që u bllokuan. Ka garanci Uropa se do të venë në destinacion. Kjo pika e tretë është që nuk tha për të rrujt lekët, firmosëm edhe Ipardin ne, por ngecën rrugës. Dhe e fundit fare Ulsi që të të mos vonoj ty se je edhe pa gjumë, është ekonomia e gjelbër. Ke dëgjuar ndonjë fshatar për të marrë ndonjë panel diellor ta vendosë në shtëpi, nuk po flasim për këto fotovoltaikët e mëdha, aman më gjeni një katunar një hallexhi që çon projektet dhe paska marrë këto ekonomi të gjelbër dhe foto voltaikët. Nuk ngeli oligark, dreq e bir toka të vjedhura në Fier se ka ndryshuar dhe zëri kadastral atje. Janë kthyer 1.100 hektarë. Të hapet rruga për shokun oligark për fotovoltaikët.

Toni Gogu: E mirëkuptoj parodizimin dhe ironizimin që ju i bëni situatës dhe them e mirëkuptoj sepse duke qenë se kemi bashkëudhëtar së bashku në politikë por në anë të ndryshme të korridorit, ju e nisët seriozisht me ish kryetarin e partisë tuaj ku e trajtonit me shumëseriozitet integrimin evropian. Por atë që ju anatemuat dhe e shikonit si pengesë politike në integrimuin europian, sot e keni kryetar dhe situata është bërë tragjikomike për ju, dhe nuk ka ilaç tjetër dhe duhet me e marr me gallatë. Të bëhesh pjesë e programit më të madh zhvillimor në Evropë me 27 vendet e BE, mendoj se është sukses. Ka një ditë të parë ku ti shkon dhe janë 38 përfitues shqiptarë me 3.7 milionë euro që mund të duken shumë pak për kapacitetet që ka ai program por ka një fillim t një historie që e kemi nisur herët dhe po intensifikohet.

Saimir Korreshi: Nuk e di toni se Lushnja ishte 4 orë pa drita mbrëmë. Më mori plaka se kishte ftohtë. Dëgjo o toni. Kishte mbushur një bidon me ujë të ngrohtë se kishte të ftohtë. E do të hysh në Evropë? P o ti ke kanal pa pastruar në të gjithë Myzeqenë, do të hysh në Evropë. Po me ça do hysh, me çizme me baltë? Ne që na thu euroskeptik, duket sikur jemi me shkollë nate, se na bërë euroskeptiku ka mbaru para 25 vitesh në Romë. Dhe dje na folët ore ne po e zbulojmë sot Italinë apo qysh? Ku ia gjeti modelin e flokëve, që i qethi Taulanti ai kryetari që the ti. Atë që tha Toni, kishte pirë dy ditë me atë kryetarin tonë se ka fillu punë në Amerikë. Ai iku, i lau pjatat. Po ideja është se ky i juaji kur do t’i lajë pjatat. Ky i juaji kaloi nga Uropa në Izrael. Mos kaloni nga Evropa në Izrael. Përpara se ta bësh këtë ligjin, nuk ka lidhje kjo. Nuk po na çoni ju në Uropë. Kanë ngelur edhe këta të shkretët, edhe xhajat në pension se nuk po venë dot në Evropë.

12 Komente

  1. K
    Ky ha fasule,nena pa ngrohje,doni eulopen

    Po mire more koke tul me syze,korenti nuk e dinte qe nena dhjeputetit te saliut nuk duhej te rrinte pa ngrohje....

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Ky kllounin e pedes as ke shkurrja qe ka para deres nuk shkon dot.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Kokorroshi, debil dhe I pa edukatë!! Nuk I referohesh nënës tënde si plaka jote. Po nuk ke faj ti se në fakt vendin e ke pas për të qenë në vend të demit për të lëruar arën e jo të ishe në parlament. I pacipë!

        Përgjigjjuni
      2. 1
        1

        Bej cudi me te gjithe deputetet e PD .Te gjithe ne kor e nxijne Shqiperine dhe nuk duan qe te hyj ne BE.Deshire me antipopull nuk ka, dhe cuditem si ai grusht njerezish u shkon ne mitingje.Po rini o te paudhe lereni Shqiperine te hyje ne BE ,qe ky popull i sfilitur te shkoj ne europe dhe te qendroje sa ti doj kokra e qefit e te mos numeroje ditet nga frika se mbushen 90 dite qendrim dhe penalizohet.Mos e nxini Shqiperine se kur te vini ju ne pushtet(si duken bathet larg jane pashket)do gjeni nje shqiperi te nxire qe nuk do mund ta zbardhni dot.Mendoni per ata qe ju votojne se ju vete keni pasaporta diplomatike e nuk keni nevoje

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tomori

          Shajeni sa te doni koreshin por, po tregon realitetin. Mos shikoni me syzet e toni qypit me makine me xhama te zinj se nuk shikon dot. O mor rame ke ke zgjedhur te besh min.!!? Nje qyp te mbushur jo me mjalte , por me tjeter gje. Dhe presim te shkojme ne Evrope......sic thote saimiri... pa drita dhe me cizmet me balte ....dhe pa uje per ti lare...Prandaj Shqiperia u pergjysmua, Ska nevoje te na mer Europa ,shqipot po e ndertojne ate edhe kullat e Tiranes me shtepi bari se ne Shqiperii ka bar vetem per keto hajdutet qeveritare..dhe per ti mare te gjithe parate e vjedhura ne boten tjeter ,

          Përgjigjjuni
          1. a
            avukatiu

            Kur lushnja eshte pa drita, ti per cfare je deputet? per cfare je zgjedhur ke nje detyre nje fuqi, perdore boll ngele me shalqi ne dore cope mishi

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari i vertete

              Lushnja pa drita,shume keq, mund te jete dhe Tirana pa drita. Por ti mer koke tul nuk e di qe kur ka filluar katraura me energjine elektrike ? Po ta tregoj me faza historike ishte qershor 1996 kur Abdyl Xhaja ministri i Energjetikes shkoi ne Kavaje dhe Shkoder dhe i kerkoi votat per PD ne kembim te energjise free (dmth pa pagese). U cudit Banka Boterore se si mund ti hapej rruge nje cmendurie te tille dhe nderpreu menjehere fondet per zhvillimin e sistemit energjetik. Sala yt e ka pasur KESHin si lopen e tij qe e ka mjelur sa here ka dashur.Pastaj ja kaloi Ilir Metes me hajdutet e tij Dritan Prifti,Arben Kruja,Andis Harasani etj dhe ja mori prap pas 2005. Pra ti idiot pyet me pare KRIMINELIN Sali pse plaka jote nuk ka drita.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Malua

                Edhe kaq drita sa kemi ti cojme ndonje lule ne varr Enverit,se po te ishte per Salinj e ckane ardhur mbrapa do ndriconim me zjarr si ne kohet e mocme neper shpella.Keshtu as Korreshua nuk ka goje as ky kok k… tjeter sepse qe te dyja palet jane fajtore per situaten,thjesht keta marrin ndonje rroge shtyjne e oren per argetim “gjendet kola ne pune” i thone muhabetit.Nqse Europa ka arritur ne piken te merret me keta lloj qe kemi ne ne politik,nuk eshte se na duhet per gje as ne.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andrea

                  Ca bane ti are ,ac ban je deputet ne Lushe .Moma jote are ,widening ne mese shave more e mane per nonje gja tjater ajo ere .Ajo ere ka passport diplomatic ere.deputet are baje nanje gja tjater ti are.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lola

                    Si mund ti thuash nanes PLAKE, cfare respekti...cte thuash me shume...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sillo

                      Gjithë debilat rreth Sali kriminelit

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ai

                        Te dhemb shqipria te hyje ne be po te jesh tiatehere e te ryje ore gomare nuk behrt fjala per ty po per miljona shwiptare more derra qe srini dot ne opozite dovdisni smund te idhni por gadal do vish ne pushtet pastaj vidh

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje