Mungesa e Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës, Demo: Ndikon shumë, bashkia kërkon lidership politik

28 Janar 2026, 12:30Politika TEMA
Mungesa e Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës, Demo:

Në konferencën për shtyp, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, u pyet si po ndikon mungesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt në drejtimin e qytetit. Demo tha se mungesa është e ndjeshme për shkak të natyrës së vetë institucionit dhe rolit të kryetarit, ndërsa shtoi se ka pasur përpjekje nga bashkia për tejkalimin e kësaj periudhe.

“Patjetër që shumë! Bashkia për vetë natyrën që ka dhe aq më tepër, për rolin që kryetari i bashkisë ka, patjetër që është aty për të drejtuar në qytet dhe merr besimin e qytetarëve.

Nëse do ta minimizonim këtë, nuk do të kishim nevojë për kryetar bashkie, por çdo komunitet, jo vetëm në Shqipëri, edhe në vende të cilat nuk kanë sistem demokratik, ka nivel vendor. Edhe nëse janë të emëruar, bëhen drejtues ose liderë të një komuniteti.

Roli i kryetarit të bashkisë duhet të ndihet. Bashkia është munduar të krijojë kushtet që këtë periudhë sfiduese ta kalojë në mënyrë të menaxhueshme në të mirën e qytetarëve që shërbimet mos të mungojnë, cilësia e shërbimeve mos të bjerë dhe investimet të vazhdojnë përpara. Bashkia nuk mund të jetë thjesht institucion demografik, kërkon edhe lidership politik e organizativ dhe në këtë kontekst, roli i kryetarit të bashkisë, ndihet”, tha Demo.

Veliaj është i akuzuar nga SPAK për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, akuza që kryebashkiaku i ka mohuar, ndërsa procesin e ka vlerësuar të pabazuar në prova.

1 Komente

  1. T
    Tomori

    Shyqyr qe u zhduk hajduti me I madh I gjithe kohrave ne bashkine e Tiranes. Spaku din gjithcka. Pritet sekuester maramendese dhe denim maksimal. Ra rehat Tirane nga mbjellja e pemeve dhe nga kronikat e perditeshme te ndertimit qe I reklamonte ky llapaqen si aritje, nderkohe kryqyteti nuk mer fryme. Atje ku eshte ka 24 ore uje per kete mashtrues te ndyre dhe te paskrupullt.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje