76 kryebashkiakë të Rrjeti B40 kërkojnë fundin e paraburgimit për Erion Veliaj dhe Ekrem İmamoğlu: Trend i rrezikshëm për demokracinë

28 Janar 2026, 09:20Politika TEMA

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një letër të përbashkët, krerët e 76 bashkive e quajnë mbajtjen në paraburgim pa afat të Imamoglusë dhe Veliajt një “trend të rrezikshëm” që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe më gjerë.

Ata kërkojnë t’i jepet fund masës së paraburgimit ndaj tyre: “Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit Erion Veliaj, dhe t’u lejohet të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht detyrat që u janë besuar nga qytetarët që përfaqësojnë”.

Sipas nënshkruesve të letrës, largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur pa një vendim përfundimtar “nuk është drejtësi” dhe minon vullnetin e votuesve. Ata i referohen edhe Raportit të tetorit 2025 të Komisionit të Venecias dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndalimi duhet të jetë masë e fundit dhe jo mjet për pengimin e mandatit. B40 bën thirrje për drejtësi transparente, proporcionale dhe respektim të mandateve demokratike.

Letra e plotë e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40:

Letër e përbashkët: Qëndrim solidarizues për Demokracitë Lokale dhe dhënien fund të masës së paraburgimit për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Ne, të nënshkruarit kryetarë të bashkive të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, nisma më e rëndësishme e rajonit të Ballkanit, e themeluar nën udhëheqjen e z. Ekrem İmamoğlu, Kryetar i Bashkisë së Stambollit, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me shfaqjen e një trendi të rrezikshëm që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe në botë.

Pavarësisht përkatësive tona të ndryshme politike, ne jemi të bashkuar në ngritjen e alarmit për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, President themelues i Rrjetit B40, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti i tretë i Rrjetit B40, si edhe të kryetarëve të tjerë. Largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike, pa një vendim përfundimtar, nuk është drejtësi. Ai minon vullnetin e votuesve dhe paraqet kërcënime të drejtpërdrejta për demokracitë vendore.

Raporti i tetorit 2025 i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës paralajmëron shprehimisht se përdorimi i paraburgimit ndaj kryetarëve aktualë të bashkive përbën rrezik serioz për qeverisjen demokratike. Kur zbatohet pa afat, një paraburgim i tillë i privon në praktikë qytetarët nga përfaqësimi, duke i mënjanuar përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre pa një procedurë të rregullt ligjore.

Sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndalimi duhet të mbetet një masë e fundit, jo një mjet për ta penguar ushtrimin e mandatit për arsye politike. Kur një kryetar bashkie i zgjedhur mbahet i ndaluar pa kusht ose pa gjyq, qytetarët mbeten pa përfaqësim, çka gërryen besimin e publikut dhe legjitimitetin institucional.

Është e qartë se ndalimi dhe procedurat gjyqësore që lidhen me Kryetarin Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarin Erion Veliaj nuk përputhen me parimet dhe standardet e sanksionuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të artikuluara në Raportin e tetorit 2025 të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës.

Ne theksojmë çfarë nuk po kërkojmë. Ne nuk kërkojmë imunitet, as nuk komentojmë mbi thelbësinë e akuzave apo mbi fajësinë ose pafajësinë. Apeli ynë është i kufizuar, parimor dhe plotësisht në përputhje me standardet evropiane.

Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit Erion Veliaj, si edhe kryetarëve të tjerë të ndaluar, dhe t’u lejohet të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht detyrat që u janë besuar nga qytetarët që përfaqësojnë.

Drejtësia duhet të jetë transparente, proporcionale dhe respektuese ndaj zgjedhjes demokratike. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse t’i zbatojnë këto parime dhe të mbrojnë demokracinë vendore.

Ne, kryetarët e bashkive të nënshkruar më poshtë të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse të sigurojnë rivendosjen e mandateve demokratike dhe zbatimin e qëndrueshëm të normave evropiane në të gjitha rastet që kanë të bëjnë me zyrtarë vendorë të zgjedhur.

76 kryebashkiakë të Rrjeti B40 kërkojnë fundin e

42 Komente

  1. K
    Kalceto

    Kjo eshte plotesisht qesharake. Si mund te vendosi nje rrjet kryebashkiakesh per korrupsionin e paimagjinueshem qe ka kryer Erion Veliaj. Po mblidhemi dhe ne me shoket e kalcetos se jemi sa te duash, dhe po vendosim te shkoje Balluku ne ….ne te semes

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elis

      Kupto çfarë ata thonë. Pastaj fol pér shokët qé luajnë kalçeto.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Private Investigation !

        Gjithashtu kryebashkiaket i kerkojne Lalit , qe si shperblim per mbeshtetjen e tyre ndaj tij , t'ju jape nga nje pale "breke firmato" se keshtu zhduken dhe provat materiale , por edhe grate e tyre gezohen se mbeten me breke sintetike prodhim vendas.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Foni

          Elis, kryetarët e bashkive të Ballkanit verior dhe jugor, lindor e perëndimor, por sidomos ata të Ballkanit qëndror, duhet të mblidhen e të vendosin një datë se kur do t'i japin fund vjedhjes së fondeve publike. Ky është shqetësimi i gjithë popujve të Ballkanit dhe jo ajo për të cilën mblidhen këta hajdutë e t'i diktojnë drejtësisë se çfarë duhet të bëjë ajo me të korruptuarit e sojit të tyre.

          Përgjigjjuni
        2. s
          shoku Kalçeto

          kembet kujdes. trurin e ke plloçe.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gen X

            Ne Kore te Jugut gruaja idh presidentit denohet me 2 vite burg per 60 mije $ qe ja ka dhene dhurate nje inst.fetar atje.Ndersa keta qenat e Rilindjes kame grabit miliarda € nga buxheti dhe pretendojne pafajesi?!Jane kapur me dhine e vjedhur ne kurriz apo me presh ne duar dhe pretendojne?Shtet me kalbesire dhe rezil ne bote

            Përgjigjjuni
            1. O
              Opozitar

              Ku jane miliardat e Rilindjes o Gen X i Saliut? Se per Saliun dhe familjen e tij e dime qe i ka bere parate beton ne mes te Tiranes duke filluar me kullen me te larte ne Tirane te djalit te babit, kullat tek diga e liqenit dhe zonat residenciale te dhendrit te Saliut. Ju beni ate qe dini te beni me mire te hani mutella para deres se bashkise dhe kryeministrise.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni

                Po po dhe ja dha lejen Rama...po ku e di ti qe i ka Zeni....na thuaj...

                Përgjigjjuni
            2. h
              hila

              kalceto, nuk kupton se cfare thone kryebashkiaket se aq tru ka per rregullat ne demokraciai eshte nga lagjia e lodraxhijve e nuk pyet e sja ndjen per rregulla e ligje. njeh vetem Maliq! u shoft fara e tyne se me ta nuk ka demokraci e perparim, po vetem diktatur e mish mash. Jan njerez te afte per servilizma e mashtrime, shiko si jane emru ne vendetta e pune, pa shkolle e aftesi profesionale, por me miqe e nderhyrje.

              Përgjigjjuni
            3. N
              Nardi

              76 hajdutet e Ballkanit kerkojne lirimin e hadutit te Tiranes qe te krijojne imunitet per vete.Pse kush jeni ju o plehra qe te vidhni parane e popullit dhe mos jepni llogari.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Një banor I Tiranës

                Hajvani kalçeto e Nardi idioti . Askush nuk po thotë që Veliaj të mos dënohet sipas ligjeve . Kërkohet që procedura e hetimit dhe gjykimit , derisa të vërtetohet fajësia , të bëhet në gjëndje të lirë derisa të merret vendimi përfundimtar dhe kryetari i bashkisë të kryejë detyrën që i kanë ngarkuar zgjedhësit e Tiranës . Siç përshëmbull po gjykohet krimineli i Viçidollit në gjëndje të lirë dhe Fatmir Mediu , që hodhi në erë një fshat të tërë me 40 viktima . Cilat janë vjedhjet e "pa himagjinueshme " , që paska bërë Veliaj o kalceto , gardërobën e së shoqes ? Ikë ore thyej qafën , zagar muti . Për kapriçiot e 2-3 qelbësirave të SPAK-ut , po bën një vit që po qelbet Tirana nga mungesa e kryetarit të bashkisë të zgjedhur nga populli .

                Përgjigjjuni
                1. X
                  XXX

                  Mire e ke ti po duke kryer detyren dyshohet se ka vjedhur. Si ta bejen te lene te vjdhe deri ne fund te mandatit pastaj ta kapin. Pastaj banoret e Tiranes vertete e zgjodhen por jo per te vjedhur. Nese ti nuk ke sy te shohesh vjedhjet por te ka ngelur mendja te brekes e Arjoles ky eshte problem tjeter. Por sa per info edhe ato ishin blere me leke te vjedhura. Mos u mezit per lalin se do ta zgjedhin kryetar burgu ne Durres.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emil

                    Po mor XXX nuk po thote njeri qe te mos e denojne. Por kur te kete vendim te formes se prere. Jo te mbahen ne burg por te denohet ne gjendje te lire po kerkojne. Le ta denojne per ate qe ka bere dhe nuk ka shance qe te vjedhi me tej. Po u denove nuk ke te drejte per asnje post politik. Dhe po vodhi me tej do rendoje denimin e tij. Deri tani asnje nuk kane denuar per mitmarje vetem per shperdorim detyre (nga politikanent). Cfaje kene taksapaguesit qe ai rri ne paraburgim pese vjet dhe pastaj hedhe ne gjyqe shtetin e te merre dhe disa pare mbrapsht. Denoje me faktet qe ke dhe iken ai ose kushdo tjeter per te njejten gje nga politika. Problemi eshte qe po behet politike nga SPAK dhe jo drejtesi.

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Opozitar

                      XXX i Saliut na thuaj ti qe e di qe Veliaj ka vjedh? Per brekt e Arjoles na i tha SPAK dhe tipa si ty o XXX e Belo Ballukut qe rrinit si qen tek dera e bashkise dhe nuk late ekran televeziv pa i valvit. Kemi 1 vit qe presim te dalin vjedhjet.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        XXX

                        Opozitari patronazhist nuk e them une qe ka vjdhur por ta thote SPAKu dhe e ka cuar per ta provuar ne gjykate. Ai miku yt ka nje vit qe hedh vickla dhe nuk shkon per gjykim apo nuk e ke pare. E do dosjen me usb dhe laptop nuk e do me letra te printuara. Dhe eshte drejtoria e burgjeve qe thote se rregullorja nuk lejon qe te futen ne burg pajisje elektronike. Apo edhe keta jane te saliut. Po kur ha vetem sufflaqet e partise nuk te punojne neuronet. Jeni bere me fiksime, cdokush qe del kundra partise tuaj eshte me saliun. Saliun e mban jashte kryetari yt se vetem ai ja ka pare hajrin. Saliun edhe femijet e tij e duan mbrenda se u mori fytyren. Pa pate gje per Belon pyet Belinden tende se ajo ja financonte protestat kunder idhulit tend.

                        Përgjigjjuni
                      2. d
                        deda

                        jo zotëri, ti provonin veprat dhe ta dënonin.po kështu nuk bën , hajde rri brenda sa të gjejmë provat. Se pastaj po si gjetën duhet ta bëjë spaku burgun?

                        Përgjigjjuni
                      3. e
                        edi

                        Ti banori tiranas mendon se duke banuar ne Tirane je bere shume i zgjuar sa te vleresosh te tjeret ?

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sefer Daja

                          O banor i Tiranës!!! Po pse ore, pak i vjedhur je ti nga Erjon Veliaj??? Nëse je vërtet banor Tirone, a nuk e shef përdit vjedhjen që të bëhet?? A erdhi Veliaj me premtimin 0 ndërtime??? A ka ngel cep i Tironës pa u betonizu? Ishte çmimi mesatar 600-700€ m/2 para Lal Hajdutit, sot është 2000-2200!!! Jan 3-4 fishuar taksat nga Lali fiku, e askush nuk ndihet! Për çfar të gjykohet i lir ky hajdut'mashtrus??? Ai do të ndikojë tek të tjerët e do të prishë provat, se është mësuar të mashtrojë!( kujto dasmën me lekët e mamit, shtatzanin e Griseldës, e më e dhimbshmja: përpjekjen për të fshehur vrasjen e Ardit Gjoklajt nē landfild!) Më vjen keq që hiqen paralele në rastin e mashtruesit Veliaj, me kryebashkiakun e Stambollit!!! Imamoglu ka triumfuar ndaj një udhëheqësi të rreptë si Erdogan, duke qen në opozitë me gati 52% të votave të qytetarëve ku kan votuar mbi 80%! Ndërsa Lal fiku, ka "triumfuar" nën hyqmin e qeveris së vet, duke pas gjithçka në dorë! E të mendosh se pjesmarrja më e lart në votime për të nuk ka qen më shumë se 37%e qytetarëve!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Opozitar

                            O Sefer kryetari i bashkise nuk jep leje ndertimi per kulla sepse nuk i lejohet me ligj, i jep KKRT me firmen e Rames dhe para tij i jepte Saliu. Kryetari i bashkise nuk ka fuqi ligjore dhe asnje mundesi praktike te kontrrolloj cmimet e banesave. Ti do jesh nga keta idiotet e Belo Ballukut qe protestonin tek dera e bashkise dhe sot kur ju tregon mesazhet e Bellos qe merrte para per proteste nga miqte e Belindes rrijn si muti ne shi.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sefer Daja

                              O opozitar!!! Ku kam përmendur fjalën "kullë" në komentin tim??? E sa për dijeni: KKRT jep leje për pallatet mbi 12 kate( me sa kam dijeni, e për zonat elitare!! Dhe për ato mbi 12 kate, para se të kalojn në KKRT, duhet të ken marr lejen në Bashki! Çmimet e banesave kryetari bashkisë nuk i kontrollon, po ky kryetari hajdut e mashtrues i rriti!( taksa 8% dhe pagesa për Lalin i kan shtrenjtu çmimet 20% më shumë!!!) Kto Belot e Balluket që ti përmend, për mua jan bashkëpuntorët vjedhës të kryehajdutit e kryemashtruesit të Tiranës! Nuk kam protestu ndonjëher( e mbase gabojm që nuk protetsojm ) kur shohim që Tirona jon e dashur, bëhet përditë më pak e banueshme për ne! Kur qyteti ynë është shndërruar në një tortë të majme fitimesh për elitën( nën hyqmin e Ramës e Veliajt), ku të vjen keq të jesh fëmi sot në Tiranë( dikur kishte parqe, lulishte e fusha sporti çdo lagje e Tironës), ku babzia për pasuri të shpejtë e ka kthyer qytetin në qytet-betoni, ku infrastuktura degradon çdo ditë , ku fëmijët tan do detyrohen ta braktisin se duhen 30 vite pun me ble një apartament 100 m2, ku bizneset e vogla shtypen çdo ditë nga oligarkët, ku parja e pisët po vdes iniciativën qytetare, ku mafiozët, kriminelët e politikanët ngrejnë kulla shumkatshe e qytetari thjesht nuk vendos dot një tendë dielli e futet në burg së fundi dhe për parkim dysh!!! Po ti do jesh ndonjë nga ata idjotët që shef veç bardh e zi!

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                Opozitar

                                Ca thua Sefer te paska zene truri myk.. Tirana u dhje si qytet nga barbaret e Saliut por ti si ke qejf keto te verteta ose ke jetu ne shpelle. Veliaj rilindi liqenin e Tiranes qe e kishin kthyher ne nje super hale barbaret dhe dolen me arme ne dore te ndalonin punimet. Edhe ateher histeriket do ndalonin betonin. Sa per parate e pista kerkoja Saliut dhe familjes se vet qe po ndertojn kullen pas operas duke prish lulishten qe ti e do shume, pallatet mbi digen e liqenit qe Erjoni i hodhi ne gjyq por humbi, kompleksi partizani dhendrit te Saliut qe shkaterroi fushat sportive, ndertimet dhe lejet per pallate pa kriter ne ish komunat qe rrethonin Tiranen nga barbaret e Saliut qe ishin ne pushtet. Shembull eshte kodra e diellit e Ilir Metes.. Cfare torte e madhe fitimesh per Veliajn dhe Ramen ? Ku jane keto fitime, se per Saliun ti numerova aq sa dihen publike. Ku jane kullat dhe pallatet e Erjonit dhe familjes se vet? Thuaj nje lulishte qe ka shkateru, leri pordhet e Saliut. Taksat e bashkise i paguan ndertusi i kullave si ne cdo vende te Evropes por as bashkia dhe as qeveria qe ta dish o Sefer nuk ben dot asgje te kontrrolloj cmimet e tregut. Edhe lexo ligjin e lejeve te ndertimit e ke ne internet dhe ne faqen e bashkise.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sefer Daja

                                  O opozitar leshi! Po si u dhje Tirona, kur 11 vite e udhëhoqi Rama e 10 vite Veliaj??? Normal, jan bërë ndryshime, POOOR kryetari i bashkisë( kushdo të ket qen), ka bërë thjesht detyrën për të cilën e ZGJODHËM!!! ÇA ka bo Sala e Meta ( për mua personalisht), duhet të shkojnë para drejtësisë( më e mira ti merren pasuritë), po kjo nuk do të thotë që të abuzohet nga pasardhësit e tyre! Lulishte me prish lal hajduti nuk ngelën( se i kish prish më par Rama e Basha si kryebashkikë), kështu që ai ja vuri syrin atyre hapsirave shtetërore që po i kthen në kulla!( ish garda, ish NISHRAKU( Delijorgji), 5 Maji,komuna Parisit e plot hapsira shtetërore ku sot miqt e Veliajt "po zhvillojn pronat" e po pasurojn veten e shefat qeverisës! Pordhët lej ti se kush ka sy e mend e shef që qyteti po bëhet "moll e ndaluar" për banorët e tij! Ti thua që qeveria e bashkia nuk bën asgjë me kontrollu çmimet! A je në vete??? Po pse nuk i ka mundësitë dhe mekanizmat??? I ka, por i pëlqen paraja që marrin si taksë ( abuzuese)e si rryshfet! E kostot i paguajmë un e ti e fëmijët tanë që e shofin strehimin në qytet të PAMUNDUR!!! Kohët kan ndryshuar, qyteti normal ndryshon, kostot vërtet rriten, po Tirona jon e dashur fatkeqsisht ka humur IDENTITETIN E SAJ! Nuk ka nevojë TIRONA për kaq shumë kulla!( lexo sa apartanente janë bosh, ku të pasurit e kriminelët pastrojnê paratë),e mbipopullimi krijon probleme infrastrukture( shiko unazën e vogël, ku po bëhet e pamundur me lëviz me biçiklet jo më me makinë!) Shiko mbi popullimin e kopshteve shkollave dhe çerdheve, shiko parkimin e makinave, ku duhet me pagu gati 1/2 e një dite pune! Kam shum e shum me thon, se jam vërtet i indinjuar me vjedhjet, abuzimet e përçudnimin që i bohet TIRONËS tonë, po ti nuk e kupton! ( ose mendon se bashkia ka të drejt të abuzoj me taksat, ka të drejt që taksat tona e qytetin ton ta vej në shërbim të të pasurve, e ne qytetarët, po i sham dhe ja vejm në dukje abuzimet e vjedhjet, jemi në shërbim të Salës Metës e opozitës së momentit!) Shiko pak më gjer miku im! TIRONA do të jet këtu, dhe pas Veliajt, po a do jet më për fëmijët, nipërit e mbesat tona???

                                  Përgjigjjuni
                      4. M
                        Maro

                        Pushtetaret ne Shqiperi u duket vetja mbi zotin....abuzojne me pushtetin rendshem....duhet te kuptojnd qe ligji eshte dhe per ata....kaq di une.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhezo Smokthina

                          Maro, ju duket vetja mbi zotin për një fakt fare të thjeshtë, sepse nuk besojnë në Zot. A nuk i ke parë në raste festash fetare që shkojnë në kishë dhe xhami dhe kur ju japin dorën predikuesve fetarë duket sikur thonë: 'ju flisni për zotin gjithë kohës, ja ku erdhëm, Zoti jemi ne!' Gjithë çka ndodhin në këtë vënd kanë vetëm një shkak, ata që e drejtojnë nuk kanë Zot, janë egërsira të pashpirt, nuk dinë ç'është dashuria dhe shërbimi ndaj qytetarëve. Të mos flasim për hipokrizinë si mënyrë e vetme sjellje që shfaqin, veset që i mbulojnë nga koka tek këmbët, shkurt, janë nën njerëz, përfaqsues të llumit njerëzor.

                          Përgjigjjuni
                        2. Eni

                          Ols Dado nuk put per Evropen as Ameriken..Rroft Partia !

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TIRANA

                            Solidaritet kryebashkiakesh sipas postulatit "korbi-korbit nuk ja nxjerr syte" ngaqe te gjithe kush me shume e kush me pak, e meritojne vehten plotesisht ne vend te Erit te Tiranes e Ekremit te Stambollit!

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Populli

                              Erjoni te dale se i duhet Tiranes por edhe PS. Keta mortjet e Belo Ballukut kete pune kane te shpifin. Deri tani vetem brekt e gruas se Erjonit ka gjet SPAK ne "shkelje" dhe ende nuk ka nje prove te vetme se ca ka vjedh e ku i ka parate e vjedhura. Erjoni te dal urgjent se u qelb Tirana por po qelbet dhe PS. Njerezit e punes gjithmone sulmohen ne Shqiperi.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Velia eshte Mehmet SHEHU i Rilindjes

                                Sa kohe te jete Rama aty ne Kryeministri, Lali Eri veze do ngrohe atje ne qeli / Qe ta themi troc e jo anes e anes, Lali Eri eshte sot Mehmet SHEHU i rradhes / jane nga e njejta parti tashme me emer nderruar, por me po ato huqe qe nuk i ka harruar /

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  muçua I tanes

                                  mire e keni ju por, nuk mbahet 3 vjet ne burg me leket e popullit, i beni gjyqin tregoni faktet , i lini gojdhanat, perallat. leket e mykura...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    mos e besoni po deshet

                                    Te frymezuar nga ky PETICION Kryebashkiakesh, nje te tille ku kerkohet ndalimi i menjehershem i hetimit, po pregatisin dhe zevendes-Kryeministrat e Ballkanit per Bela Ballukun...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      XXX

                                      Mos bej shaka se e marrin seriozisht sufllaqexhinjte

                                      Përgjigjjuni
                                    2. S
                                      Sa lehu

                                      Ky "mos e besoni..." qenka thartu nga trute ose analfabet total...nuk thote or jo, qe te ndalen hetimet, por te vazhdojne sipas procedurave ligjore te demokracive reale...Si duket, ka mbet thate nga molotovet qe ka hedh me urdher te Saleh qenit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        shqiptari

                                        Me mire vone se kurre! U zgjua Ballkani, per tu ndergjegjesuar se Turqia dhe vilajeti i saj arnaut, arnautistan, vazhdojne te veperojne ligjet e sulltanit dhe vasaleve te tij.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nje shqiptar

                                          Ne shenje falenderimi tju cojme breket e shtrenjta.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Z

                                            Erionin e mbajn ne burg kriminelet e Saliut ne Spak dhe GJKKO,Dadot dhe Banot,sa kohe te jet Saliu jasht Erioni do jet brenda.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nga nje rilindas.

                                              Se kuptoj si mund ta duash Veliajn me ate surrat. Denojeni sa me pare.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                VV

                                                Pse goditjet e shumta te Spakut kunder qeverise nuk kan patur asnje efekt elektoral,perkundrazi e kan shtuar elektoratin socialist? Mendoj se shumica e akuzave kan qene shume te sforcuara,bile dhe te sajuara si ne rastin e Erion Velis.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Nardi

                                                  I njeti person eshte ketu qe ben te gjitha komentet qe mbron lali hajdutin vetem nderron emrin.Ve bast qe eshte Ajola.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Sefer Daja

                                                    Jo o Nard jo! Nuk osht Ajola! Osht vet Erjon Mashtruesi! A të kujtohet se në makinën -burg pērdori celularin e policit të togës së shoqërimit( në 2 raste!), për të dhën urdhërat e rradhës??? Imagjino ça bon aty në burg! Lëre pastaj( Zot na ruaj), të lihet në gjykim të lirë ky mashtrues!!!!

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. G
                                                    Gega

                                                    Çudi me këta berishistat të njëjta huqe si ai. Nga mosdija apo inati ngatrojnë dhinë me delen. Pale po atë hile që bëjnë vetë thonë se e bëjnë edhe të tjerët. Po kini mbetur një grusht morr jezitër po e shohim se sa jini. Duroni e 30 vjet që të fitoni, deri atere shihni ato të dashit mos i këputen. Zoti ju rrujt e kurajo se pa ju sqeshim dot. Hajde tung

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Nga nje i paditur

                                                      Para PD me komandant qim pekën, lelon, lelën kokën nokën mokën dhe çunin e fari pordhës nga fitorja në fitore.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tomori

                                                        Mbron hajduti kusarin. Kjo eshte demokradhia.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje