FOTO/ Kryeministri Rama shpërndan postimin zyrtar të “Bordit të Paqes”

28 Janar 2026, 08:40Politika TEMA
FOTO/ Kryeministri Rama shpërndan postimin zyrtar të “Bordit

Llogaria zyrtare në X e “Bordit të Paqes” të themeluar nga Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar ftesat për secilin vend, mes tyre edhe Shqipëria. Postimi është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.

Në njoftimin e publikuar, “Bordi i Paqes” shprehet se “mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, ndërsa grafika shoqëruese përmban simbole shtetërore dhe flamurin shqiptar.

Pak ditë më parë në Davos u mbajt edhe samiti që hodhi themelet e këtij Bordi, ku vendet që kishin pranuar ftesën e Donald Trump nënshkruan marrëveshjen.

Shqipëria e përfaqësuar nga kryeministri Rama nuk mori pjesë. Kreu i qeverisë tha në Parlament se nuk ishte i pranishëm, pasi zgjodhi që të priste në Shqipëri vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump.

Megjithatë aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë të re u miratua edhe në Parlamentin e Shqipërisë me votat e mazhorancës dhe opozitës.

5 Komente

  1. N
    Nastradini

    Po kjo nuk e ndryshon faktin qe ti dhe gruaja jote Linda jeni hajdute.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Rame dhe njehere mor. A ke mor leje nga sullton Rregjepi mor ahahahahaha hajt selam

      Përgjigjjuni
    2. K
      Klimax

      Ka më shumë vlerë një letër higjienike se sa këto karta (një miliardë dollarë!!!!!!) pa vlerë të shpërndara vendeve të Botës së Tretë nga i vetëshpalluri fitues i çmimit Nobel për Paqen dhe Perandor i Botës!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Bej ndonje gje per vendin tend...drita, uje...rruge e tunele dinjitoze pa vjedhje....boll me keni siguruar 7 breza...filloni e mendoni pa interes personal....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Angjelin

          O shale gjate, e kuptoj se per arsy te ndryshme ne nuk mund te dalim kundra Amerikes por ama prezenca e jote ne bord me Lukachenkon dhe Putinin duhet te turproje andaj po te kishe 2 pare mend ne koke duhet te mos i beje shum rreklame ketij nenshtrimi (nenshkrimi). Ik ore idjot/hajdut dhe merru me mire me pastrimin e territorit nga mbeturinat se rrezikon te ardhmen e turizmit. Dhe mos harro ti nderrosh pampersat non-grades sepse te duhet si gogol per te qendruar ne pushtet te perjetshem.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje