Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se shpreson që aleanca euroatlantike dhe partneriteti midis SHBA dhe BE të jenë jetëgjatë, ndërsa Shqipëria të përfitojë nga këto marrëdhënie dhe të avancojë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Muçi shtoi se si subjekt politik kanë rezervat e tyre ndaj disa veprimeve të kryeministrit Edi Rama, përfshirë përpjekjet për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe vizita në Izrael.
Ai theksoi se Shqipëria duhet të ruajë maturinë dhe kujdesin në arenën ndërkombëtare.
“Shpresoj shumë që aleanca euroatlantike dhe partneriteti midis SHBA-së dhe BE-së të jenë shumë jetëgjatë, dhe që Shqipëria të përfitojë nga këto marrëdhënie dhe të integrohet në BE me radhë.
Të gjitha rezervat që kemi si subjekt politik janë ndaj disa veprimeve të kryeministrit, si nxitimi i tij për aderimin në Bordin e Paqes apo vizita në Izrael, të cilat mund t’i shkojnë për shtat momentalisht propozimeve të presidentit të Turqisë.
Por, për shkak të rezervave që kanë disa vende kryesore të BE-së, madje edhe vota ime e abstenimit, kjo supozon që ne të kuptojmë pozicionin e vendit tonë dhe vendin ku duam të integrohemi. Duhet të jemi të matur në arenën ndërkombëtare.”, tha ai.
ik o karagjoz deri sot je nje zero si politikan
Karagjoz dhe psikopatë është i gjati!!! Ky është e ardhmja e Shqipërisë.
Redi Muçi je nje molle e kalbur , kur nuk mer vesh nga politika me mire mos fol se sa te tregosh qe je injorant .
Nivel zero
Ku e keni gjetur kete Redi Muci, e ngritet nga krevati sepse kur e pashe ne YouTube se bashku me nje grup ku ishte brilanti Olli, ky dukej sikur jetonte ne ndonje planet tjete dhe mundohej ti shiste brockullat per zgjuarsi, (me falni por ishte idiot klasik) jo me lart qendronte dhe hosti i programit qe me rendesi i jepte pamjes dhe tonit te zerit se sa mbarevajtjes se bisedave….!!! Nivel fshataresk, respekt per z. Olli me fal se nuk ka di emrin….