
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit Parlamentar të EPP, ku pasi ka denoncuar qeverinë dhe "Ramaduron", ka dhënë mendimin e tij edhe për ndalimin e të ashtuquajturave "terapi konvertuese", praktika që synojnë të ndryshojnë orientimin seksual ose identitetin gjinor, kryesisht të personave LGBT dhe për një raporttë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me këtë çështje. Mirëpo duket se Berisha nuk e ka kuptuar fare se për çfarë flet raporti dhe ka denoncuar George Sorosin bashkë me Edi Ramën se duan t'ju ndryshojnë gjininë fëmijëve në Shqipëri.
"Përveç kësaj mora fjalën në debatin që u zhvillua për raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, terapinë ç’njerëzore, një agresion i vërtetë që bëhet ndaj fëmijëve për të ndryshuar gjinitë.
Ftova të pranishmit që të vijnë në Shqipëri, të shohin pasojat e rënda të transformimit të Shqipërisë në republikën e Xhorxh Soros apo në kopshtin e lulëzuar të këtij të fundit, ku fëmijëve në kopsht dhe në shkolla fillore, u jepen tekste, figurina dhe objekte mësimore për t’i manipuluar në drejtim të ndryshimit të gjinisë.
Theksova se, kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë e botë", deklaron Berisha.
Raporti nuk flet për “ndryshim gjinie”, nuk promovon asnjë ideologji dhe nuk synon fëmijët që të ndryshojnë identitetin e tyre. Përkundrazi, ai dënon praktikat e dhunshme dhe shtrënguese që përdoren për t’i detyruar persona, kryesisht LGBT, të mohojnë ose “korrigjojnë” orientimin seksual apo identitetin gjinor që ata tashmë kanë. Në praktikë, këto mund të jenë seanca psikologjike ose “këshillime” që përpiqen ta bindin individin se homoseksualiteti është “i gabuar”, rituale fetare me priftërinj dhe pastorë, si edhe presion moral dhe emocional për t’i mohuar ose fshehur ndjenjat e veta. Këto praktika janë të ndaluara në disa vende të Evropës dhe botës, pasi është dëshmuar se janë mjaft të dëmshme.
Raporti, për të cilin ka folur edhe Berisha, synon pikërisht ndalimin e këtyre praktikave ndaj personave LGBT dhe jo atë që duket se ka kuptuar Sali Berisha, pra ndryshimin e gjinisë së fëmijëve me urdhër të Edi Ramës (i cili sigurisht udhëzohet drejtpërdrejt nga George Soros).
Raporti është hartuar nga deputetja britanike Kate Osborne, në emër të Komitetit për Barazi dhe Mosdiskriminim dhe shpjegon se praktikat e konvertimit janë veprime që synojnë të ndryshojnë, shtypin ose “kurojnë” orientimin seksual apo identitetin gjinor të një personi, zakonisht LGBT, duke u bazuar në një bindje të rreme se këto janë të gabuara ose të sëmura. Raporti thekson se këto praktika nuk kanë bazë shkencore dhe shkaktojnë dëme serioze psikologjike dhe fizike, përfshirë depresionin, traumat, mendimet vetëvrasëse dhe izolimin shoqëror, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë.
Qëllimi i dokumentit është të tregojë se praktikat e konvertimit përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut dhe, në raste të rënda, mund të konsiderohen trajtim çnjerëzor ose torturë. Raporti u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Europës të miratojnë ligje që i ndalojnë këto praktika, të sigurojnë mbrojtje për viktimat dhe të parandalojnë shmangien e ligjit përmes referimeve apo praktikave ndërkufitare.
Shqipëria është një nga vendet ku psikologëve u ndalohet të kryejnë terapi konvertimi./TPZ/
La nam.frikacaku me i madh qe ka Shqiperia OO familja lidheni ne shtepi njeriun tuaj sepse po beheni gazi botes
Do dëfrehen pak edhe të jashmit.Ke ne është bërë bajat.
Kjo tregon se sali Berisha nuk mere vesh dhe edhte gomar.
Fajin e ka Zeni. Ore Zeni po vizitoje babanë.
Sali B. me këtë fitoi edhe betejën e tetë: tani s'i thua dot gomar, sepse gomarët nuk bëhen kurrë kaq qesharakë. Sa i përket zaptimit të karriges së Vokshit, po, mund t'i thuhet që është gomar, por edhe këtu ka një por, sepse është gomar me ujdi, pasi duket që qysh në nisje e kanë planifikuar bashkë me Vokshin: ti do të marësh pagesat, i ka thënë ai, unë rolin e gomarit.
Berisha eshte turpi yne intelektual si popull. Na vleresojne per popull me mbi merastaren per nga zgjuarsia dhe intelekti, oor Saliu dhe banda i tij plot shpellare na turperojne neper Bote.
Po Bufi duhet te ishte prej kohesh ne nje spital psiqiatrik per kurrim , diagnoza e tije si Sociopath , ilaçet per nje kohe te gjate , eshte mese normale qe te shkaterojne. Faji qendrone te familja femijet qe e kane abandonuar dhe kazanet tv tallin trapin, i thone doktor Berrisha , Po ka doktor qe flet dhe veprone vsi ky i semure mendesh . Ky di vetem 10 fjale ( u vodhen zgjedhjet, masaker elektorale , bandat, narkoshteti, narkorregjimi, Sorosi , Vucici, rregjimi , f u blene zgjedhjet , u shiten zgjedhjet, Rama Duro dhe Rama po durron çfare do beje.
Ku nuk duhej të ishte prej kohësh në spital psikiatrik, ky duhej prej kohësh PUSHKATUAR PËR TRADHËTI KOMBËTARE!
I shkreti sali eshte jerm nga avujt e ilaceve psikotrope qe perdor per demencen e thelle senile qe e ka degraduar menderisht.
Ky është turpi intelektual cinik, dinak, mashtrues, gënjeshtar dhe inatcor në vendin tonë, por mos ja vini re sepse është ngatërruar dhe ka kujtuar se po u paralliste injorantve që e ndjekin pas nëpër foltore.
Fiks
Nuk ka faj i ziu. Nuk ka kuptuar se perse flitet aty se dhe anglishten e flet cope cope dhe sapo ka degjuar lgbtq i eshte leshuar Sorrosit dhe Ramaduros si qen i terbuar, sic ben ketu cdo te hene ne darke.
Me kete raport e tregoi veten qe eshte i rjedhur por hileqar , Kur te behen verifikimet atehere edhe EPP do ta quaj non grata .
Vetem ai qenkerka pa mikrofon Paska zene nje vend kot dhe Albana i ben nje foto me celular per te treguar qe dhe ai eshte aty Megjithese emri i tij nuk eshte ne ftese Duket plaku Mere qe ka lajthitur
Si është e mundur?! Në Brazil me një shoqatë në mbrojtje të bonove,në Strasburg po për homot.Çudi me Salën!
Maloku Tropojës është kthyer si ata qentë rrugaç që bredhin rrugëve të qyteteve të Shqipërisë sepse i kanë braktisur të zotët.Por qentë rrugaçë kanë një gjë të mirë se dikush kujdeset për ta dhe janë të vaksinuar.Besoj i keni parë të gjithë që kanë një pullë në njërin vesh.Po qeni me emrin sali është i pavaksinuar dhe si pasojë është tërbuar dhe këtë e demonstron kudo që shkel.E vetmja zgjidhje për qentë e tërbuar si saliu është ngordhja.Pra sali Karaxhiçit i ka ardhur ngordhja,sepse Lirija,sypeshkaqeni Gërdecit dhe Gita me dhëmbët si vampirë nuk janë kujdesur t’i bëjnë vaksinën kundër tërbimit.
Ne historine tone Shqiptare,Sali komunisti do mbetet njolle e zeze,e gjothe kombit
Me duket se kane nderuar seksin me Vokshin,Saliu eshte kthyer ne femer,dhe ka marre emrin e Vokshit Per kete arrsye nuk e kane kuptuar te ngarkuarit me kontrollin e dokumentave... Dhe kur vjen ketu na hiqet kunder nderimit te seksit... Nje ngaterestar i korrigjueahem...
S ka ngateruar asgje.Ka denoncuar hartuesit e reporting si nxites te modifikimit ne substance te qenies njerezore qe eshte kunder cdo etike morale.Lind by default mashkull a femer nuk eshte e drejte te zgjedhesh.Ata qe marin fonde nga Sorosi kuptohet qe e shohin si Sorosi....Saliu eshte vrases por dhe ju po vrisni femije.
Familja duhet ta ndalë, por jam i bindur se ndaljen po ja pamundësojnë ndjekësit politik vandalët tij që janë ende shumë