VËZHGIMI I TEMA-s: Monitorimi i medias për muajin dhjetor, PD-ja mbizotëron kohën në televizionet kombëtare! Berisha vijon ankohet, por ja sa përqind është në TV më shumë se Rama

27 Janar 2026, 14:30Politika TEMA

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk lë rast pa u ankuar për mediat e kapura nga qeveria, ndërkohë që realiteti është krejtësisht ndryshe.

Sipas një vëzhgimi të kryer nga gazeta TemA në të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive rezulton se edhe në muajin dhjetor të vitit 2025 kemi një pabarazi të theksuar në ndarjen e kohës televizive mes partive politike dhe më pas edhe mes aktorëve kryesorë politikë, duke nxjerrë në pah një dominim të qartë të Partisë Demokratike dhe të kryetarit të saj, Sali Berisha, në ekranet kombëtare.

Sipas të dhënave zyrtare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) ka përfituar 84.20% të kohës totale televizive të dedikuar subjekteve politike në televizionet kombëtare gjatë muajit dhjetor. Një shifër që e vendos PD-në në një pozicion absolutisht dominues, duke lënë shumë pas forcat e tjera politike. Në vend të dytë renditet Partia Socialiste (PS) me vetëm 11.14% të kohës televizive, një diferencë shumë e madhe krahasuar me opozitën.

VËZHGIMI I TEMA-s: Monitorimi i medias për muajin dhjetor, PD-ja

Ndërkohë, partitë e tjera kanë një prani thuajse simbolike:

Lëvizja Shqipëria Bëhet (SHB) me 2.24%,

Partia “Mundësia” me 0.42%,

LZHK me 0.76%,

Partia e Lirisë (PL) me 0.75%.

Këto shifra tregojnë qartë se hapësira mediatike televizive është përqendruar pothuajse tërësisht mes dy forcave kryesore, me një avantazh të theksuar për PD-në.

Ndërkohë sa i përket liderëve, të dhënat zyrtare tregojnë se Sali Berisha rezulton aktori politik më i pranishëm në media, me 34.87% të kohës totale, ndërsa Edi Rama e ndjek me 27.83%.

VËZHGIMI I TEMA-s: Monitorimi i medias për muajin dhjetor, PD-ja

Kjo do të thotë se Berisha ka qenë rreth 7.04 pikë përqindje më shumë prezent në media se Rama gjatë muajit dhjetor, një diferencë e konsiderueshme në termat e ekspozimit televiziv.

Pas tyre, renditen në distancë të madhe figura të tjera politike:

Gazmend Bardhi – 5.20%

Taulant Balla – 3.10%

Ervin Salianji – 2.11%

Elisa Spiropali – 1.69%

Bajram Begaj – 1.54%

Besfort Lamallari – 1.47%

Jorida Tabaku – 1.35%

Erion Braçe – 1.22%

Pavarësisht ankesave të Berishës dhe të justifikimeve të kryezëdhënësit të tij, Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë të brendshme se pse me gjithë këtë prezencë kaq të madhe në media, rezultatet e kësaj force politike sa vijnë dhe përkeqësohen./nl/TemA

16 Komente

  1. P
    Prandaj zrama do rrije ne pushtet edhe 10 vite, mi

    Mero, thuaje troc se ky pushtim absolut i kohes televizive nga Saliu dhe banda e tij famekeqe eshte per arsye te parave te pista pa fund ne doren e Saliut per te blerebtere televizionet dhe analistet qe vetem vrer vjellin per Shqiperine. Pas tyre eshte dora e sherbimeve sekrete nga Rusia dhe Serbia, e deri diku nga Greqia. Kete e konfirmon Usa si kercenim kryesor per Ballkanin Perendimor. Shihni sa e shan Ameriken Andi Bushati qe ne vend te gjakut ka helm. Andi Bushati eshte me i paguari nga parate e pista te Zenit. Pastaj vjen Qim Peka e banda e tij me Shkullakun, Hoxhat, Sonilen e famshme te Fevzos, et etj. Por populli i di dhe njeh keta zombi te infektuar nga kolera, dhe nuk i ndjet e as i beson.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Mediat ne Shqiperi jane ne gjendje me te keqe se PD . Jane ne hall me shume se opozita per te vendosur Saliun ne krye te shtetit perseri, aty fillojne rrumpalla. Eksperienca ne Amerike ku Media, yjet e Holliwoodit jane te gjithe Demokrate , nuk kane ndikim ne zgjedhje. Mediat dhe Holliwoodi u cane pernate duke nxire figuren e Trump, ne fund ai fitoi thelle. Populli nuk udhehiqet ne ato cfare thuhet te Fevziu, Grida Duma, Robert Papa, Erla Mehilli, Ylli Rakipi, Cim Peka, Bushati, Abilekaj, biles eshte tek nje bjonde e TVSH nuk ja di emrin, qe 100% te emisionit jane kunder Edi Rames. Ne emisionin e nates kaluar Fevziu kishte thirrur nje Hasime, miljoner me rroge te keshilltarit te Saliut, me nje shkolle elitare private ne Tirane, ai do bashkonte opoziten, nderkohe vizita e Edi Rames ne Izrael ishte ne fund te emisionit vetem 5 sekonda. E njejti fjalim i Trump ne Parlamentin Izraelit u dha direkt nga te gjitha televizionet Amerikane. Media eshte ne gjendje te mjere.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sociologu

      Kjo tregon se jetojmë në " diktaturë ". Saliu ka të drejtë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca

        Kjo tregon efektin e qarte te parave te pista e financimeve nga sherbimet e huaja sekrtet, me armiqesoret ndaj vendit tone. Dhe jo vetem ne media po edhe ne shume fusha te tjera. Prandaj nuk pushon qeneria ketu.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gembels

          Normal…. Më se normaleeeee. Jemi i vetmi shtet ne bote ku ministrat dhe perfaqesursit e partise ne pushtet nuk japin llogari mbi qeverrisjen e vendit me urdher te naltmadhnise, e merua thote qe nuk kane kohe televizive… lotttttttt

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yttt zobi i Berishes

            Ti je Zeni o pizeveng, por populli nuk ju do.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gembels

              Je gjeni… ti dhe cakua jeni te vetmit qe kini aftesite te kuptoni se kush fshihet pas nje komenti. Be kerkese per ne nasa se qenke shume lart

              Përgjigjjuni
            2. n
              ne

              Fennels, ku ke pare ti nje vend qe ministrat te bredhin ekraneve per te dhene llogari?

              Përgjigjjuni
              1. p
                prec Ulaj

                Ministrat japin llogari ne Komisione Parlamentare, nuk sorollaten nga emisioni ne emision. Ne televizionet me serioze te Botes, jane Senatoret, Kongressman , specialiste ushtarak apo civil ne pension, qe intervistohen, jo Ministra e nepunes.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gembels

                  Jo vetem qe japin llogari, por historia der me sot ka treguat se QINDRA ministra e kryeministra kane dhene dorheqjen e jane rrezuar nga pishteti me vetem nje interviste televizive. Kur lexoj ksisoj mendimesh me vjen te them: mire ua beje qe i lene me 100 mije lek pension, me ilace te skaduara e fare pa ilace, pa tapi e pa asgje.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dembels

                    Gembels, mbaje veten, mos e lesho keshtu se nuk ka me pension 100 mije leke apo ilace te skaduara ne Shqiperi.

                    Përgjigjjuni
              2. P
                Pellumb

                Njeriu me I urryer Shane popullin si Brenda dhe jasht. Tradhetar non grada brez pas brezi....

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nikollaq Peleshi

                  Po sigurisht se ne te ripjelljes jemi si struci e fusim koken ne rere. Ne fakt, kemi urdher nga lart te na shohin sa me pak ne media

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Berti

                    Pas Syri tv, media me e ndyre eshte bere keto kohet e fundit Top Qenef. Nje tv qe te vjen keq per devijimin qe i ka bere konfigurimit dhe endrrave te Tanit .Me moderatore berishiane si Grida Duma qe e ka kthyer Top story si mbledhje te PD se nongrades. Biles dhe show argetues i ka politizuar. Personazh kryesor ne bigbrother vip parazitin berishian Ilir Vrenozi dhe opioniste Monika Kryemadhin,ne gjygj per korrupsion e fshehje pasurie e cila vazhdon e percjell politike dhe ne keto programe argetuese . Dhe sot ne bigbrother paturpesiaht deklaroi qe ja bera mire k/ ministrit qe i gjuajta me cizme ne parlament !!!!! A ka turp me te madh per TOP CHANEL ? A e meriton tani plotesisht emrin qe i kane vene berishianet dikur si Top Qenef ?.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironsi

                      Berti ke te drejte. Top qenefi eshte bere televizioni me pro nongrades ne disa raste edhe se Syri tv.

                      Përgjigjjuni
                      1. n
                        ne

                        Fajin e ka "Narkoshteti" sipas Salikriminelit...

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje