Akuzat për protestën, Balla i kujton opozitës 8 Janarin: Krahu i Berishës me çekiçë, ai i Bashës me gaz lotsjellës

27 Janar 2026, 14:00Politika TEMA
Akuzat për protestën, Balla i kujton opozitës 8 Janarin: Krahu i

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës për dhunë ndaj protestuesve në tubimin e 24 janarit, duke i kujtuar ngjarjet e 8 janarit.

Ai solli në vëmendje njoftimin e Policisë së Shtetit pas asaj ngjarjeje, ku u raportua se 34 persona u arrestuan për dhunë.

Duke mbrojtur veprimet e Policisë, ai theksoi se meriton respekt për detyrën e kryer në mbrojtje të institucioneve.

Gjatë muajve janar mirë është të mos përdorni fjalën protestë dhe dhunë se çdo shqiptari i vjen në memorie 8 janari i 2022, ku disa prej jush në këtë sallë luftonin kundër disa prej jush në këtë sallë. Kujtoj më pas njoftimin e Policisë që u arrestuan 34 qytetarë për dhunë, 18 të krahut të Sali Berishës, 16 të Lulzim Bashës. Krahu i Sali Berishës akuzohej se kishin përdorur varre, shkallë, leva, çekiçë, trapanë. Nga krahu i Lulzim Bashës është përdorur gaz lotsjellës, thuhej në atë njoftim. Policia e Shtetit meriton respekt për detyrën që ka bërë  për të mbrojtur institucionet”, theksoi Balla.

1 Komente

  1. M
    Me vare huri luftojne shpellaret e sali vrasesit

    Me cekic e vare kane luftuar historikisht shpellaret e eger te bandes vrastare te sali kriminelit. Duhen mbase edhe 1,000 vite qe fara e tyre te zbutet nese nuk zhduket.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje